Një shtetas i huaj ka humbur në zonën e fshatit Iliaz, në Bashkinë Himarë, ku është organizuar një operacion kërkim-shpëtimi për lokalizimin dhe gjetjen e tij.
Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi bën me dije se në operacion janë angazhuar ekipet e Shpëtimit Alpin të Shqipërisë, në bashkëpunim me Policinë.
Sipas informacionit paraprak, shtetasi i huaj raportohet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore, bazuar në komunikimet telefonike me të.
Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon për lokalizimin dhe gjetjen e tij.
