AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Transporti në Itali i paralizuar nga greva, Meloni i jep zgjidhje kamionistëve, subvencione edhe për fermerët!

by Alb Times
22/10/2026
in Botë
6
0
Transporti në Itali i paralizuar nga greva, Meloni i jep zgjidhje kamionistëve, subvencione edhe për fermerët!

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas ditësh paralizim në transport, qeveria ofron zgjidhje.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, pas mbledhjes së qeverisë, prezantoi një ligj emergjent me masa mbështetëse për sektorët e transportit, bujqësisë dhe peshkimit.

“I kam kërkuar Ministrit të Brendshëm Matteo Piantedosi t’i përgjigjet kërkesës së shoqatave që përfaqësojnë operatorët e transportit, fermerët dhe shpërndarësit për të siguruar lëvizjen e lirë të mallrave dhe furnizimin e produkteve për bizneset dhe, në fund të fundit, për qytetarët, duke parandaluar gjithashtu spekulimet me çmimet që përndryshe do të ishin të pashmangshme”, tha kryeministrja italiane.

Meloni shtoi se qeveria italiane dëgjon gjithmonë ata që protestojnë paqësisht dhe punon për të dhënë përgjigje konkrete. Kryeministrja konfirmoi marrëveshjen me shoqatat e transportit që përfshin: “Po ndajmë 60 milionë euro për një grant të pakthyeshëm për koston e naftës bujqësore, e cila do të përkthehet në një zbritje deri në 45 cent për litër për mbi 120 milionë litra. Gjithashtu po ndajmë 10 milionë euro për peshkimin. Edhe këtu, e dimë sa komplekse është situata për peshkatarët tanë”.

Kryeministrja italiane paralajmëroi ata kamionistë që nuk lirojnë rrugët e bllokuara dhe kërcënojnë kolegët e tyre me çarje të gomave dhe metoda të tjera, se do të përballen me drejtësinë. Revolta dhe greva në sektorin e transportit nisi për shkak të shtrenjtimit të karburantit dhe asaj që e konsideruan reagim të dobët të qeverisë në Romë për mbështetjen e tyre në kohë krize.

Bllokadat e rrugëve në jug të vendit kanë shkaktuar kilometra të tëra radhë dhe kanë penguar transportin e produkteve ushqimore dhe farmaceutike. Protesta ka krijuar probleme edhe në disa aeroporte të jugut, ku është raportuar vështirësi në furnizimin me karburant për avionët dhe kompanive u është kërkuar të furnizohen në aeroporte të tjera. Në autostrada, çmimi mesatar i naftës ka arritur në 2 euro e 30 centë për litër, nga 2 euro e 29 centë një ditë më parë.

 

Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Presidentja Justina Pula i përgjigjet kërkesës së PDK-së, kthen në Kuvend për rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

22/10/2026

Gjykata vendos afat ndaj Trump: Të dëshmojë në padinë e tij kundër BBC-së deri më 11 dhjetor

22/10/2026

Trump: Irani po përpiqet të rrisë çmimin e naftës para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

22/10/2026

Shangai, zhvillohet Nata Ndërkombëtare e Arteve Audiovizuale 2026

22/10/2026

Trump kritikon LeBron James: Nuk tregoi respekt për SHBA-në gjatë himnit kombëtar

22/10/2026

Kryeministri Rama i kërkon nga Budva ministrave dorëheqjet e parevokueshme të gjithë drejtorëve të institucioneve!

22/10/2026

Trump: Irani po bën gjithçka që mundet për të rritur çmimet e naftës

22/10/2026

Dosja në SPAK/ Dyshime për skemë mashtrimi me karburantet Shqipëri-Kosovë, nafta që u bë ‘ujë’ në maune!

22/10/2026

Hegseth dha autorizimin që të testohet në kufirin SHBA-Meksikë, çfarë është sistemi ‘rrezja e nxehtësisë’?

22/10/2026

Morën pjesë në protestën e dhunshme, Gjykata liron nga burgu grupin me 27 të arrestuar, 18 prej tyre shpallen “arrestime të paligjshme”!

22/10/2026

Nga gjurmimi i pasurive te mesazhet e kriptuara, ja se si arriti SPAK te sekuestrimi i parave dhe makinave të grupit të Çopjave në Elbasan!

22/10/2026

Anomia 2026

22/10/2026

Ligji i ndryshuar për Dhomat e Specializuara, PDK i kërkon presidentes ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim!

22/10/2026

Bojkoti/ Shqipëria ratifikon Konventën për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, ministri Gogu: Shteti shqiptar merr përsipër 5 detyrime, ja cilat janë!

22/10/2026

Trafiku i armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, SPAK konfirmon hetimin për dosjen, por mban në sekret çështjen: Nuk mund ta zbulojmë sepse…!

22/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Presidentja Justina Pula i përgjigjet kërkesës së PDK-së, kthen në Kuvend për rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara
  • Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre para Kryeministrisë, Policia u bën apel: Largoni fëmijët nga rruga dhe ndaloni veprimet e dhunshme!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.