Nga Artur Ajazi
Protesta është e shëndetshme gjithmonë kur ajo zhvillohet, e para brenda kornizës së ligjit, ë dyta kur ajo zhvillohet e qetë, dhe e treta, nuk agravon në dhunë.
Të trija këto kritere, që nuk janë shqiptare por ndërkombëtare, në protestën e “studenteve” në Tiranë nuk janë zbatuar. Studentët gabuan, kur mes tyre pranuan grupet vandale, kur mes tyre ata pranuan djem e vajza me maska, huliganët dhe vandalët. Ata e prishën protestën e studentëve. Vetë studentët kaluan në rreshtin e fundit, duke u lënë hapësirë rrugeçërve, vandalëve, atyre që nisën hedhjen e molotovit në institucione dhe ndaj policëve.
Për afro 4 ditë (gjë e cila nuk ndodh në Europë) Policia e Shtetit qëndroi indiferente, qëndroi e stepur dhe e larguar nga dhuna, djegiet, shkatërrimet. Policia e Shtetit nuk donte viktima, dhe nuk ra në kurthin e Sali Berishës. Por Tirana po shkatërrohej. Mbi 34 banka, mbi 120 biznese dhe institucione të djegura dhe shkatërruara. Miliona euro dëme. Kjo situatë, thirri në “tapet” uniformat e shtetit. Nuk duhej vazhduar më asnjë minutë, të tolerohej vandali, rrugaçi, krimineli, të shkatërronte pasurinë publike dhe atë private.
Policia e Shtetit, ditën e pestë nisi zbatimin e ligjit, nisi zbatimin e strategjie të saj, për të frenuar dhunën, për të siguruar rendin, qetësinë, zbatimin e ligjit. Vandalët tejkaluan të drejtën e protestës. Studentët ishin të pafuqishëm të largonin nga turma e tyre, vandal. Koha thirri në shesh uniformat dhe ruajtësit e ligjit dhe rendit kushtetues. Dhunës me dhunë. U arrestuan dhe penalizuan dhjetëra vandalë. Dhe përballë kësaj situate, ku sulmohej polici, digjej ministria, gjykata, banka, biznesi, Sali Berisha thirri në skenën e turpit, “sindikatën e pedagogeve”. Skenari i tij kishte dështuar, dhe thirrja e ish-shikasit sot pedagog, ishte skenari rezervë, për të bojkotuar plotësisht mësimin në universitete, dhe mbështetur vandalizmin.
Veç një celule të ngushtë pedagogësh, që shquhen si të paaftë dhe të korruptuar, thirrjes së asaj palosindikate, nuk ju përgjigj asnjë universitet dhe pedagog. Kemi pare këto ditë skena dhune të paparë në Gjermani, Itali, Spanjë e Portugali. Atje policia nuk të toleron të djegësh dhe shkatërrosh, të vjedhësh dhe sulmosh uniformat e shtetit. Ndaj, mos abuzoni e mos akuzoni Policinë e Shtetit në Tirane, se paska “tejkaluar kompetencat”. Uniformat e shtetit, kanë detyrim ligjor dhe kushtetues, të ruajnë jetën e qytetareve, të krijojnë kushtet për funksionim normal të institucioneve dhe bizneseve, dhe ti kundërvihet antiligjit dhe vandalëve.
“Dajaksevap”, sepse ndryshe vandalët nuk ndalen. Ata janë gati të sjellin dhe provojnë skena dhune dhe terrori në sheshe, bulevarde, dhe zona të banuara, vetëm të realizojnë synimin e tyre, shpesh të sponsorizuar nga politika e vjetër, nga politika e damkosur, që ka si mision vetëm destabilizimin e vendit.
Burimi: Opinion
