AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Sistemi nuk rrëzohet me teori konspirative

by Alb Times
21/10/2026
in Opinion
6
0
Flakët mund t’i ngjajnë Parisit, politika vjen nga tjetërkund

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Bjorn Runa

Këtë mëngjes, teksa disa pedagogë iu bashkuan bojkotit të studentëve, një banderolë e madhe u shfaq në fasadën e Universitetit Politeknik me parrullën: “Fundi i Katovicës.”

Do ishte e kotë t’i jepej vëmendje në vetvete një episodi të tillë, që s’është gjë tjetër veçse vazhdim i paqartësisë politike i grupeve që organizojnë protestën. Shqipëria nuk vuan nga mungesa e konspiracionistëve. Në fakt, i kemi me shumicë. Ajo që e bën më të çuditshëm episodin është shfaqja e tyre në fasadën kryesore të Universitetit dhe, edhe më tepër, mjedisi politik që e ka normalizuar këtë lloj gjuhe deri në pikën ku ajo ka nisur ta dominojë retorikën e protestës.

Është diçka që nuk nisi sot. Edhe gjatë ditëve paqësore të lëvizjes ‘Flamingo,’ retorika nacionaliste dhe teoritë konspirative kanë qenë gjithmonë lehtësisht të identifikueshme. Të gjithë i kujtojmë fjalimet kundër tradhtarëve të kombit apo kundër komunizmit, sikurse edhe shpjegimet grandioze të problemeve konkrete sociale dhe politike, me të cilat përballemi të gjithë. E di që përgjigjen e kanë gati, se episode të tilla janë ekscentrizma të padëmshme, por janë pikërisht ato që e çuan drejt bjerrjes edhe protestën paqësore.

Megjithatë, problemi është se kjo lloj gjuhe tashmë shfaqet jo më në skajet e bulevardit, ku nuk dëgjohet nga shumëkush, por në fasadën e Universitetit, ku supozohet se është afishuar nga studentët. Tani, shumica e atyre që studiojnë në universitet sot, nuk i përkasin brezit që e trilloi këtë teori. Madje, as nuk kishin lindur atëherë dhe nuk e di çfarë i lidh me të. Vetëm nëse jua kanë mësuar në universitet, por kjo është problem më vete nëse nëpër shkolla ju mësojnë teori konspiracioni në vend të gjërave që duhet të mësojnë. Shqetësuese është të shohësh rrjetin e aktivistëve të protestës ta shpërndajnë atë banderolë me krenari si “mesazh të studentëve.”

Është e sikletshme të kërkosh përmbysjen radikale të sistemit dhe nga ana tjetër ta përshkruash sistemin përmes teorive konspirative, apo me mite mesjetare dhe përbindësha imagjinarë komunistë.

Por kritika këtu nuk është për 20-vjeçarët e zemëruar, të cilët përsëritin atë që dëgjojnë online. Ata që duhen shqyrtuar me kujdes janë ata të cilët ngrenë narrativat politike të protestës dhe që paraqiten si zërat progresistë të saj dhe që për muaj me radhë kanë zgjedhur ta pranojnë këtë lloj gjuhe. Ky është koalicioni i hipokritëve. Të paktën nacionalistët dhe konspiracionistët e thonë hapur atë që besojnë. Hipokrizia më e keqe është ajo e njerëzve që privatisht e pranojnë se sa reaksionare është pjesa dërrmuese e retorikës së protestës, por që në publik zgjedhin ta injorojnë për të mos “dëmtuar protestën.”

Janë ata që përhapin lajme për policë izraelitë dhe luftanije amerikane që po zbarkojnë në Shqipëri, edhe pse vetë e dinë fare mirë që nuk janë të vërteta. Brutaliteti i policisë nuk e zhbën këtë. Përdorimi pa dallim i dhunës dhe ndjekja e njerëzve nëpër lagje është sjellje e papranueshme, që rrezikon t’i radikalizojë edhe më tepër njerëzit. Por, dhuna policore nuk e bën të saktë një politikë të gabuar. Përkundrazi, vetëm ua rrit përgjegjësinë atyre që flasin politikisht në emër te protestës. Të dinë çfarë po thonë, të dine ku po i çojnë njerëzit dhe të mos fusin fëmijë në përplasje me policinë për një politikë që as vetë nuk arrijnë ta artikulojnë.

Nëse edhe ata nuk janë në gjendje t’i vënë emër sistemit që duan të përmbysin dhe mendojnë se 36 vite privatizimi oligarkik dhe bjerrjes së politikave sociale, atëherë nuk e di pse sistemi duhet t’iu trembet, kur luftën e paskan me fantazma dhe jo me pushtetin.

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Sistemi arsimor i kthyer në celula të partive”, Lami: Listat e pedagogëve? Mungojnë rektorët dhe dekanët…

21/10/2026

“Pedagogët morën urdhër nga PD-ja”, Kasmi: Protesta është e organizuar politikisht

21/10/2026

Netanyahu: Ushtria izraelite dhe Mossadi të përmbysnin regjimin iranian

21/10/2026

Vala e protestave përfshin edhe Greqinë, mijëra studentë dhe mësues në rrugët e Athinës kundër kostos së lartë të jetesës

21/10/2026

Ka një shpresë nga beteja me Maskat

21/10/2026

Protestat në Shqipëri, reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

21/10/2026

Britania miraton projektin e gazit në Detin e Veriut, vendimi ndez debat për klimën dhe sigurinë energjetike

21/10/2026

Rrezikohen serverët në mbarë botën, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe FBI kërkojnë përditësime urgjente

21/10/2026

Revolucioni ilegal i Tetorit

21/10/2026

Suedia po shqyrton që të kufizojë vizat për atletët rusë dhe bjellorusë

21/10/2026

Privatësia e të dhënave, Meta do t’i paguajë 25 miliardë dollarë New Mexico-s

21/10/2026

Bastisje në zyrat e Parlamentit Evropian, EPPO heton keqpërdorimin e fondeve nga e djathta ekstreme

21/10/2026

Nën hetim ish-guvernatori i Bankës Qendrore në Hungari, i akuzuar për zhdukjen e mbi 500 milionë eurove

21/10/2026

Dajaksevap

21/10/2026

Brukseli thirrje Beogradit: Jepini fund dhënies së shtetësisë me procedurë të përshpejtuar për rusët

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Sistemi arsimor i kthyer në celula të partive”, Lami: Listat e pedagogëve? Mungojnë rektorët dhe dekanët…
  • “Pedagogët morën urdhër nga PD-ja”, Kasmi: Protesta është e organizuar politikisht

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.