Këto janë pamjet e pjesëmarrjes ditën e sotme në protestë të të rinjve para Kryeministrisë.
Pamjet janë marrë me dron nga lart dhe dallohet pjesëmarrja e ulët në ditën e sotme, ndryshe nga protestat e mëparshme. Gjithashtu ra në sy numri i pakët i personave të maskuar.
Ata e nisën ditën e tyre me marshimin paradite me pedagogët pas bojkotit të pjesshëm në Universitet dhe më aps vijuan te Ministria e Arsimit. Pasi qëndruan aty për pak orë, lëvizën drejt kryeministrisë, ku ende qëndrojnë.
Së fundmi ata sulmuan me molotov dhe gurë, por Policia i largoi me ujë.
Burimi: Kronikë
