AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Akte të papranueshme”- Protestuesit i vunë zjarrin Gjykatës së Lartë dhe Apelit, Shoqata e Gjyqtarëve: Dënojmë me forcë sulmet e dhunshme!

by Alb Times
20/10/2026
in Kronikë
6
0
“Akte të papranueshme”- Protestuesit i vunë zjarrin Gjykatës së Lartë dhe Apelit, Shoqata e Gjyqtarëve: Dënojmë me forcë sulmet e dhunshme!

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka dalë me një deklaratë ku dënon aktet e dhunës gjatë protestave, por njëkohësisht ngre shqetësime për mënyrën se si Policia e Shtetit ka garantuar sigurinë e gjykatave dhe për deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarëve.

Shoqata kërkon mbrojtje më të mirë të institucioneve të drejtësisë dhe respektim të pavarësisë së gjyqësorit, duke theksuar se as protestat dhe as kritikat politike nuk duhet të kthehen në presion ndaj gjykatave.

Në deklaratë, shoqata dënon aktet e dhunshme ndaj godinave të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, duke kritikuar zjarrvënien në mjediset e Gjykatës së Lartë dhe dëmtimin e dosjeve gjyqësore, si vepra që kanë pasoja konkrete për qytetarët.

“Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dënon me forcë aktet e dhunshme të ndodhura gjatë protestave të fundit, të cilat kanë cenuar sigurinë dhe integritetin e institucioneve të drejtësisë. Sulmet ndaj godinave të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, përfshirë zjarrvënien në mjediset e Gjykatës së Lartë dhe dëmtimin e dosjeve gjyqësore, përbëjnë akte të papranueshme në një shoqëri demokratike. Këto veprime nuk rrezikojnë vetëm jetën dhe sigurinë e gjyqtarëve, nëpunësve gjyqësorë dhe personelit administrativ, por cenojnë drejtpërdrejt funksionimin normal të drejtësisë. Çdo pengesë në veprimtarinë e gjykatave përkthehet në pasoja konkrete për qytetarët, të cilëve u vonohet ose u vështirësohet marrja e drejtësisë. Liria kushtetuese e shprehjes dhe e tubimit është një vlerë themelore e demokracisë, por ushtrimi i saj nuk mund të shërbejë si justifikim për dhunën ndaj institucioneve dhe cenimin e sigurisë së njerëzve që ushtrojnë detyrën në to. Cenimi i gjykatave dobëson mbrojtjen e lirive dhe të drejtave kushtetuese” thuhet në deklaratë

Shoqata shprehet kritike edhe ndaj masave të marra nga Policia e Shtetit për mbrojtjen e institucioneve gjyqësore.

Po aq alarmues është shqetësimi për mungesën e masave të përshtatshme parandaluese dhe mbrojtëse nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë përgjegjësinë ligjore për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Mbrojtja e institucioneve gjyqësore nuk mund të trajtohet si një detyrë dytësore, aq më pak të mbetet në varësi të zhvillimeve të paparashikuara gjatë tubimeve publike. Siguria e gjykatave dhe e personave që ushtrojnë funksione në to kërkon vëmendje të posaçme, planifikim dhe reagim efektiv nga autoritetet përgjegjëse. Drejtësia është qëllim i Shtetit, po aq sa i individit. Veçanërisht shqetësues është ekspozimi ndaj akteve të dhunës i institucioneve që japin shërbimin e drejtësisë, ndërkohë që mbrojtja e tyre është kusht i domosdoshëm për funksionimin e shtetit të së drejtës. Garantimi i sigurisë së këtyre institucioneve nuk është çështje privilegjesh institucionale, por detyrim shtetëror ndaj qytetarëve dhe interesit publik.” thuhet më tej

Një pjesë  e reagimit i kushtohet kryeministrit Edi Rama. Shoqata e cilëson problematike gjuhën e përdorur prej tij ndaj gjyqtarëve që kanë shqyrtuar ose po shqyrtojnë kërkesat e prokurorisë për masat e sigurimit ndaj protestuesve.

“Në këtë klimë të tensionuar, Shoqata vlerëson po aq problematike gjuhën e papërshtatshme të përdorur publikisht nga Kryeministri ndaj gjyqtarëve që kanë shqyrtuar ose po shqyrtojnë kërkesat e prokurorisë për caktimin e masave të sigurimit ndaj protestuesve. Kritika ndaj vendimmarrjes gjyqësore është e ligjshme, por ajo nuk mund të shndërrohet në sulm personal, delegjitimim të gjyqtarëve apo trysni publike mbi ushtrimin e funksionit të tyre. Deklarime të tilla, veçanërisht kur vijnë nga drejtuesi i pushtetit ekzekutiv, rrezikojnë të krijojnë perceptimin e ndërhyrjes në vendimmarrjen e pavarur gjyqësore. Ato ndikojnë negativisht në besimin e publikut ndaj vendimeve gjyqësore. Përgjegjësia e kreut të ekzekutivit është të garantojë respektimin e lirive kushtetuese dhe sigurinë publike, jo të paragjykojë vendimet e gjykatave apo të përcaktojë publikisht se cilat masa sigurimi duhet të caktohen. Ligjshmëria dhe proporcionaliteti i këtyre masave vlerësohen vetëm nga gjykatat, mbi bazën e ligjit, provave dhe rrethanave konkrete të çdo çështjeje.”

Përpos të tjerave, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve u kërkon institucioneve dhe përfaqësuesve politikë vetëpërmbajtje, masa për sigurinë e gjykatave dhe ndalimin e çdo forme presioni ndaj gjyqtarëve.

“Situatat e tensionuara në sferën publike kërkojnë qëndrime konstruktive dhe veprime institucionale me vizion dhe shtetari që forcojnë sigurinë, ligjshmërinë dhe besimin e qytetarëve, jo retorikë që përçajnë apo përplasin fiktivisht dhe pa dobi pushtetet. Shoqata kërkon marrjen e menjëhershme të masave efektive për sigurinë e gjykatave dhe të personelit të tyre, si dhe ndalimin e çdo forme presioni ndaj gjyqtarëve për shkak të ushtrimit të detyrës, mbi të gjitha si detyrim në shërbim të qytetarëve. Njëkohësisht, ajo shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët që përmbushin funksionin e tyre me pavarësi, paanësi dhe integritet. Pa gjykata të sigurta dhe të pavarura, nuk mund të ketë drejtësi të prekshme për qytetarët dhe as shtet të së drejtës.”

Burimi: Kronikë

Tags: KronikëKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Protestuesit shpërndahen rrugëve, u vënë flakën koshave të mbeturinave, shkulën dhe pllakat e “Sheshit Skënderbej”! Policia i ndjek nga pas

20/10/2026

“Akte të papranueshme”- Protestuesit i vunë zjarrin Gjykatës së Lartë dhe Apelit, Shoqata e Gjyqtarëve: Dënojmë me forcë sulmet e dhunshme!

20/10/2026

Ministri Nufi takohet me Komandantin e ri të KFOR, Roberto Vergori: Shqipëria kontributin aktiv në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovë e më gjerë

20/10/2026

Studentët me maska sulmojnë me molotovë institucionet, reagon Policia! Një prej tyre kërcënon se do djegin bizneset nëse nuk dalin në shesh

20/10/2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë!

20/10/2026

Refuzimi i dialogut nga studentët protestues? Kronikë e paralajmëruar

20/10/2026

Aksident në bypassin e Fierit, betonierja karambolohet me mjetin e transportit, plagoset një nga drejtuesit

20/10/2026

Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

20/10/2026

Protestuesit shpërndahen në disa drejtime, ndezin koshat e mbeturinave në rrugë, Policia i ndjek me makina dhe shoqëron disa prej tyre

20/10/2026

EMRAT/ Gjykata e Tiranës liron nga qelia protestuesit e arrestuar, u caktoi vetëm masën ‘detyrim paraqitje’!

20/10/2026

Tirana nuk është Far West-i, duhet të kemi guximin të dënojmë edhe vandalët, jo vetëm policët

20/10/2026

Protesta pas maskës dhe ligji që dënon me burg fshehjen e fytyrës

20/10/2026

Dështoi me guerrilet, Berisha përdor ‘gomën rezervë’, pedagogët e PD

20/10/2026

Studentët me “dy fytyra”, pas valles sulmojnë me molotovë dhe gurë Policinë, shpërndahen me gaz e ujë, efektivët i ndjekin këmba-këmbës (FOTO)

20/10/2026

“Aleksandër Dugin kërkon të dobësojë Perëndimin”- Ish-ambasadori Prengaj: Duan që rrugëtimi i Shqipërisë në BE të pamundësohet!

20/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Protestuesit shpërndahen rrugëve, u vënë flakën koshave të mbeturinave, shkulën dhe pllakat e “Sheshit Skënderbej”! Policia i ndjek nga pas
  • “Akte të papranueshme”- Protestuesit i vunë zjarrin Gjykatës së Lartë dhe Apelit, Shoqata e Gjyqtarëve: Dënojmë me forcë sulmet e dhunshme!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.