AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Shtetet anëtare të OBSh-së angazhohen për të mbrojtur sigurinë dhe ndjekjen së bashku të zhvillimit!

by Alb Times
20/10/2026
in Botë
6
0
Shtetet anëtare të OBSh-së angazhohen për të mbrojtur sigurinë dhe ndjekjen së bashku të zhvillimit!

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në kryeqytetin e Taxhakistanit Dushabe , u mbajt takimi i 25-të të Këshillit të Krerëve të Qeverive (Kryeministrave) të Shteteve Anëtare të OBSh-së.

Në këtë takim morën pjesë udhëheqës dhe përfaqësues nga shtetet anëtare të OBSh-së, të ftuar prej vendit pritës, si edhe krerë të organizatave ndërkombëtare përkatëse. Takimi u kryesua nga kryeministri i Taxhikistanit.

Përfaqësuesit e pjesëmarrëse vunë në dukje që, në 25 vitet që nga themelimi i saj, Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) ka vazhduar të rritet dhe të forcohet, dhe ndikimi i saj ndërkombëtar ka qenë në rritje të vazhdueshme. Ata theksuan nevojën për të zbatuar në mënyrë aktive rezultatet e samiteve në Tianjin dhe Bishkek, për të promovuar më tej “Frymën e Shangait”, për të përmirësuar komunikimin e koordinimin dhe për të çuar përpara zhvillimin me cilësi të lartë të këtij mekanizmi, duke dhënë kështu kontribute më të mëdha për paqen dhe zhvillimin në rajon dhe në botë.

Duke folur në këtë takim , kryeministri kinez Li Qiang ,vuri në dukje se ky vit shënon 25-vjetorin e themelimit të OBSh-së. Ndërsa ideologji e rryma të ndryshme mendimi përplasen aktualisht në skenën ndërkombëtare, prirjet drejt një bote shumëpolare dhe globalizimit ekonomik mbeten kryesore. OBSh-ja duhet të vazhdojë të mbështesë “Frymën e Shangait”, duke u angazhuar jo vetëm për qëndrueshmërinë dhe lulëzimin rajonal, por edhe për të kontribuuar në zhvillimin e përbashkët të botës.

Kjo kërkon këmbëngulje për të ndjekur objektiva afatgjatë. Shtetet anëtare të OBSh-së ndajnë aspiratën e përbashkët për të nxitur miqësinë, për të mbrojtur sigurinë dhe për të ndjekur zhvillimin së bashku. Ato duhet të mbeten të palëkundura, të qëndrojnë ngushtësisht të bashkuara dhe të ecin përpara me guxim.

Konkretisht, duhet të forcohen koordinimi dhe inovacioni pragmatik. Kina është e gatshme të punojë krah për krah me të gjitha shtetet anëtare të tjera për të rritur efikasitetin funksional të OBSh-së, për të konsoliduar e forcuar projektet e bashkëpunimit dhe për të shfrytëzuar rolin e tyre shembullor në nxitjen e një zhvillimi më cilësor brenda organizatës. Pala kineze është e gatshme të koordinohet me të gjitha palët për të finalizuar kornizat institucionale për “katër qendrat e sigurisë” dhe do të financojë trajnime në Kinë për 1 000 punonjës mjekësorë nga shtetet anëtare të OBSh-së, duke shtuar vazhdimisht mirëqenien e popujve të rajonit

Pas takimit, udhëheqësit pjesëmarrës nënshkruan e publikuan një komunikatë të përbashkët. Ata gjithashtu miratuan dokumente bashkëpunimi për fusha të tilla si tregtia e investimet, industria e lidhshmëria, si edhe rezoluta lidhur me zhvillimin e organizatës.

 

Burimi: Lajme ndërkombëtare

Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Aksident në bypassin e Fierit, betonierja karambolohet me mjetin e transportit, plagoset një nga drejtuesit

20/10/2026

Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

20/10/2026

Protestuesit shpërndahen në disa drejtime, ndezin koshat e mbeturinave në rrugë, Policia i ndjek me makina dhe shoqëron disa prej tyre

20/10/2026

EMRAT/ Gjykata e Tiranës liron nga qelia protestuesit e arrestuar, u caktoi vetëm masën ‘detyrim paraqitje’!

20/10/2026

Tirana nuk është Far West-i, duhet të kemi guximin të dënojmë edhe vandalët, jo vetëm policët

20/10/2026

Protesta pas maskës dhe ligji që dënon me burg fshehjen e fytyrës

20/10/2026

Dështoi me guerrilet, Berisha përdor ‘gomën rezervë’, pedagogët e PD

20/10/2026

Studentët me “dy fytyra”, pas valles sulmojnë me molotovë dhe gurë Policinë, shpërndahen me gaz e ujë, efektivët i ndjekin këmba-këmbës (FOTO)

20/10/2026

“Aleksandër Dugin kërkon të dobësojë Perëndimin”- Ish-ambasadori Prengaj: Duan që rrugëtimi i Shqipërisë në BE të pamundësohet!

20/10/2026

Greva e transportuesve në Itali, rrezikohet prodhimi i makaronave

20/10/2026

Kenia konfirmon një rast të ri me Ebola

20/10/2026

E paprecedentë në Fier/ I keqtrajtoi fëmijën në kopsht, nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale!

20/10/2026

Protesta, Berisha akuzon Ramën dhe Policinë për dhunën: Studentët u ngritën si feniksi nga hiri, nesër përpara Universitetit!

20/10/2026

Kallas akuzon SHBA-në: Po Shtyn Ukrainën të dorëzohet sipas kushteve të Putinit

20/10/2026

SHBA-të lëshojnë urdhër-arresti ndaj ish-udhëheqësit kuban pas 30 vitesh, Raúl Castro!

20/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Aksident në bypassin e Fierit, betonierja karambolohet me mjetin e transportit, plagoset një nga drejtuesit
  • Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.