AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Greva e transportuesve në Itali, rrezikohet prodhimi i makaronave

by Alb Times
20/10/2026
in Botë
6
0
Greva e transportuesve në Itali, rrezikohet prodhimi i makaronave

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Protesta e shoferëve të kamionëve në jug të Italisë, kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe kostove të transportit, po shkakton ndërprerje të furnizimeve dhe po vë në rrezik prodhimin e makaronave. Sipas Reuters, bllokimi i rrugëve, autostradave dhe porteve ka sjellë gjithashtu mungesa të produkteve ushqimore në disa zona të vendit, si dhe radhë në pikat e karburantit.

Prodhuesi i makaronave Rummo, me seli në rajonin e Kampanias, njoftoi të martën pezullimin e prodhimit për shkak të mungesës së lëndëve të para. Sipas drejtorit ekzekutiv të kompanisë, Cosimo Rummo, vështirësi të ngjashme po përballojnë pothuajse të gjithë prodhuesit e mëdhenj të makaronave në rajonin fqinj të Pulias.

Këto dy rajone, së bashku me Sicilinë, përbëjnë qendrat kryesore të prodhimit të makaronave në Itali. Rummo paralajmëroi se pjesa më e madhe e prodhimit italian të makaronave është ndalur ose është pranë pezullimit.

Edhe prodhuesi La Molisana, me seli në rajonin e Molizes, raportoi një rënie të ndjeshme të prodhimit. Kompania po përdor rezervat e lëndëve të para, përfshirë grurin dhe semolinën, për të vijuar aktivitetin.

Ndërkohë, grupi italian i interesit bujqësor Confagricoltura paralajmëroi se prodhuesit në Sicili mund të detyrohen të asgjësojnë sasi të mëdha produktesh që prishen shpejt, nëse transporti nuk rifillon.

Mungesa ushqimore dhe presioni mbi çmimet

Pasojat e bllokadave po ndihen edhe përtej industrisë së makaronave. Ndërprerjet e transportit po pengojnë furnizimin e tregjeve dhe supermarketeve, ndërsa mungesat e karburantit po vështirësojnë më tej lëvizjen e mallrave.

Në Romë, Centro Agroalimentare Roma (CAR), tregu më i madh me shumicë i frutave dhe perimeve në Itali, raportoi mungesa të produkteve si domatet, specat dhe rrushi. Sipas tij, bllokimet rrugore dhe kostot më të larta të transportit po ushtrojnë presion mbi çmimet dhe po rrisin varësinë nga importet, përfshirë ato nga Spanja dhe Shqipëria.

Situata është veçanërisht e vështirë në disa zona të Italisë jugore, ku raportohen rafte të zbrazura në supermarkete dhe radhë në pikat e karburantit.

Zineb Boutimah, 45 vjeçe, banore e qytetit Locri, në provincën e Rexho Kalabrisë, tha se njerëzit po përpiqeshin të blinin produktet e mbetura në dyqane. Ajo tregoi se kishte shkuar në një qytet fqinj për t’u furnizuar me miell dhe ushqimet që konsumon më shpesh.

Ndërsa Elena Lombardo, 78 vjeçe, gjithashtu nga Locri, tha se punonjësi i një pike lokale karburanti e kishte këshilluar të mbushte serbatorin të hënën, pasi nuk e dinte nëse do të kishte karburant të nesërmen. Të martën, pika ishte e mbyllur.

Transportuesit: Protesta është në interes të qytetarëve

Protesta nisi javën e kaluar me bllokimin e rrugëve, autostradave dhe porteve në Sicili dhe në jug të vendit. Transportuesit kundërshtojnë rritjen e çmimeve të karburanteve dhe kostot e larta të jetesës.

Vincenzo Aleccia, president i konsorciumit të transportuesve në Trapani, në Sicilinë perëndimore, pranoi se ndërprerjet janë të mëdha, por theksoi se protesta është paqësore dhe, sipas tij, zhvillohet në interes të qytetarëve, pasi rritja e çmimeve prek të gjithë.

Qeveria premton mbi 150 milionë euro ndihmë

Përballë situatës, qeveria italiane po përgatit një paketë të re mbështetjeje për transportuesit rrugorë. Pas një takimi me përfaqësuesit e sektorit të martën, zëvendësministri i Infrastrukturës, Edoardo Rixi, tha se së shpejti do të vihen në dispozicion mbi 150 milionë euro.

Ndërkohë, administrata e kryeministres Giorgia Meloni po përgatit masa më të rrepta sigurie pas trazirave të fundjavës në Milano dhe qytete të tjera të veriut, të zhvilluara në sfondin e protestave kundër inflacionit.

Përmasat ekonomike të krizës janë të konsiderueshme. Sipas një raporti të publikuar në shtator nga European House-Ambrosetti (TEHA Group), zinxhiri italian i prodhimit dhe shpërndarjes së makaronave gjeneroi 13,5 miliardë euro të ardhura vitin e kaluar. Vazhdimi i bllokadave rrezikon të ndikojë më tej në furnizimin me ushqime, prodhimin industrial dhe disponueshmërinë e karburantit në vend.

JUST IN: Italy’s pasta industry faces nationwide crisis as truck drivers protest soaring fuel prices, forcing major factories to suspend operations.

— Polymarket (@Polymarket) October 20, 2026

The post Greva e transportuesve në Itali, rrezikohet prodhimi i makaronave appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Burimi: Lajme ndërkombëtare

Tags: BotaEvropaItaliLajmi i funditmakarona
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Greva e transportuesve në Itali, rrezikohet prodhimi i makaronave

20/10/2026

Kenia konfirmon një rast të ri me Ebola

20/10/2026

E paprecedentë në Fier/ I keqtrajtoi fëmijën në kopsht, nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale!

20/10/2026

Kallas akuzon SHBA-në: Po Shtyn Ukrainën të dorëzohet sipas kushteve të Putinit

20/10/2026

SHBA-të lëshojnë urdhër-arresti ndaj ish-udhëheqësit kuban pas 30 vitesh, Raúl Castro!

20/10/2026

Vidhen 26 orë ari të shekullit të 18-të nga pallati historik në Torino, vlera e tyre rreth 150 mijë euro

20/10/2026

Protesta, Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Kryeqyteti është përballur me dhunë ekstreme shqetësuese! Të hapur për dialog

20/10/2026

Princi Harry pas rikthimit në Britani: Shpresoj të pajtohem me familjen

20/10/2026

Kryeministri Rama reagon përsëri pas refuzimit të dialogut nga pedagogë dhe studentë: Jam në dispozicion!

20/10/2026

Shqipëria në valë protestash, Kuvendi mblidhet ditën e enjte! Zbardhet rendi i ditës, interpelancë edhe me ministrin Demo!

20/10/2026

Kryetarja e Gjykatës Speciale kundër ndryshimeve në ligj, PDK dhe veteranët: Nuk keni treguar paanshmëri!

20/10/2026

“Qëndrime të matura”- AAK reagon për protestat në Shqipëri: Mos lejoni përkeqësimin e situatës!

20/10/2026

Parlamenti rumun konfirmon kryeministrin e ri pas muajsh bllokimi

20/10/2026

Aksident tragjik në Egjipt, 13 të vdekur dhe 34 të plagosur nga përplasja e autobusit me kamionin (VIDEO)

20/10/2026

U arrestuan gjatë protestës së dhunshme, Gjykata liron edhe 13 tubuesit e tjerë të dyshuar!

20/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Greva e transportuesve në Itali, rrezikohet prodhimi i makaronave
  • Kenia konfirmon një rast të ri me Ebola

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.