Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas ngjarjeve të ndodhura në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, në kuadër të protestave që po zhvillohen në kryeqytet.
Përmes një deklarate zyrtare, Kisha shpreh shqetësimin për pamjet e publikuara dhe u bën thirrje të gjitha palëve të respektojnë vendet e shenjta, duke theksuar se ato nuk mund të shndërrohen në hapësira konfliktesh dhe përplasjesh.
“Vendet tona të shenjta asnjëherë nuk janë hapësira konflikti e përplasjeje dhe nuk i pranojnë ato. Katedralja ‘Ngjallja e Krishtit’ është vend i shenjtë lutjeje, ku kryhen shërbesat e shenjta dhe ku predikohet kultura e paqes”, thuhet në reagim.
Në përfundim, Kisha Ortodokse bën thirrje për distancim nga dhuna dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes dialogut.
Burimi: Politika
