AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Kaosi e dhuna, sa mund të gjenerojnë një proces politik?

by Alb Times
19/10/2026
in Opinion
6
0
Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Pata

Debati që bëhet që prej shpërthimit të guerriljes së egër urbane që dogji Tiranën, është se kjo rrugë ekstremę, të cilën disa “ideologë” të kësaj lufte është një manual për të arritur një qëllim politik.

Ku sipas tyre mjetet ligjore, kur dhuna e vandalizmi mbizotëron kërkon një proces politik.

Ndërkohë që të gjithë faktorët relevantë ndërkombëtarë SHBA, BE kanë dënuar hapur dhunën e kërkuar një dialog politik, përveç Moskës, edhe një zyrtare e lartë e Kosovës, ka mbajtur një qëndrim entuziast të dhunës, duke akuzuar policinë për kalimin e cakut.

Po çfarë procesi politik mund të sjell kjo lloj “proteste”? Ajo në vetvete është maksimaliste, siç është çdo lëvizje radikale, ajo është irruptive, si çdo lëvizje e dhunshme, është lëvizje shantazhuese, që kërkon efektin maksimal.

Megjithatë, nuk është tamam kështu, pasi manuali i  “Chavesit” që përsëritet në emisionet që propagandojnë protestën, është një mjet politik në kuptimin e plotë të fjalës.

Madje siç e ka thënë gjenerali e studiuesi shumë i cituar prusian, Carl von Clausewitz:  “Lufta është vijimi i politikës me mjete të tjera”.

Çfarë do të thotë kjo? Një shenjë e kësaj logjike ishte incidenti me Kleves Balliun, i cili përjashto aspektet tragjiko-komike, ishte një ngjarje politike.

Do të thotë: çdo organizatë e dhunshme kërkon një legjitimitet politik, kërkon një hapësirë politike, e cila në kushte normale, duke vepruar në një sistem demokratk alternance nuk e realizon.

Modelet? E kanë nisur revolucionarët e kuq të vendeve të pasura afrikane apo latino-amerikane, që me ndihmën e madhe të KGB-së e kanë arritur legjitimitetin e tyre në pushtet, e më pas janë kthyer në faktor i palëvizshëm.

Në Nikaragua për shembull, një vend që bëhej rëndom në informacionin tonë politik të së martës në vitet 80 të shekullit të shkuar, ende në pushtet është guerrilasi sandinist Daniel Ortega dhe klani i tij, që është kthyer në një narkokartel i rrezikshëm.

OÇP e Jaser Arafatit, ishte në start një organizatë terrori, që kreu akte të frikshme e të rënda terrori, por më pas arriti të legjitimohej si një aktor politik relevant, që arriti marrëveshjen mes Izraelit dhe Palestinës, madje i dhanë edhe Nobelin për Paqe, edhe pse kishte urdhëruar vrasje fëmijësh apo të moshuarish. Pas asaj marrëveshjeje, e çmimit për paqe vranë edhe një politikan e gjeneral legjendë të Izraelit, Itshak Rabininin.

Pastaj është Hamasi, e cila është një organizatë tipike ekstremistę që kërkon asgjë më shumë por Palestinën nga “Lumi në Det” dhe zhdukjen e Izraelit.

Edhe pse ka ngjizur filozofinë e islamit politik të Vëllazërisë Muslimane, që kërkon vendosjen e sheriatit dhe kalifatit, Hamasi u pranua si interlekutor. Izraeli i Netyanahut i dha edhe Gazën në vitin 2005. Më pas ndodhi 7 tetori 2023 dhe gjërat kanë ndryshuar përfundimisht sot.

Megjithatë, thelbi, filozofia, e këtyre lëvizjeve që vijnë nga abisi, nga margjinat, nga një mjedis politik ekstrem është e njëjtë.

Ata duan që të hyjnë në tavolinë duke kërcënuar dhe ofruar ferrin. Negociatat me të sjellin së paku purgatorin. Në këtë rast si është loja? Të fusë në tryezën e negociatat pikërisht faktorin politik që hodhi në lumë Kleves Balliun.

Po kush është ky faktor politik? Antifa apo majtistët e Qorit e Vetëvendosjes? Në fakt nuk është aspak ashtu. Pasi faktori politik më relevant që edhe ka aftësi kontrolluese dhe menaxhuese është islami politik që e kontrollojnë qarqet neotomane nga Turqia.

Duke e rikapituluar gjithë këtë lëmsh; për ta futur të gjithë këtë faktor kaq heterogjen politik, nuk ka shumë dilema. Nuk është vetëm në lojë thjesht një proces i thjeshtë; qeveri tranzitore e zgjedhje të lira, por duhet edhe një interlekutor politik i krizës. i cili në këtë rast nuk do të kërkohet të jetë SHBA apo BE, por edhe Ankaraja, e cila do hapë inatin e saj me Izraelin.

E mendo si do ndahet torta e këtij procesi politik imam-bajalldi…

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

19/10/2026

Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

19/10/2026

Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

19/10/2026

Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

19/10/2026

“Dhunuesit, në listë të zezë të zonës Schengen?”- Çupi: Vendim i domosdoshëm për stabilitetin, e tërë Europa po digjet nga “Antifa”

19/10/2026

Kaosi e dhuna, sa mund të gjenerojnë një proces politik?

19/10/2026

“Dialogu demokratik sjell ndryshim”- Vengu: Pagat e policëve, mësuesve, mjekëve dhe ushtarakëve duhet të jenë në krye të administratës!

19/10/2026

Studentët e dhjetorit nuk dogjën kryeqytetin!

19/10/2026

Një protestë që nuk ka aftësi të organizohet politikisht

19/10/2026

Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

19/10/2026

Policia i zmbraps me gaz lotsjellës dhe ujë, protestuesit ia ‘nxjerrin inatin’ koshave të plehrave, u vënë zjarrin!

19/10/2026

Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

19/10/2026

Po, kam qenë e jam për një të djathtë politike të vërtetë!

19/10/2026

Arabia Saudite shtyn konferencën e investimeve në vitin 2027, shkak situata në Lindjen e Mesme

19/10/2026

Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës: Mendohet se është dërguar në Kinë

19/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues
  • Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.