AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Lavrov në Teheran mes pyetjeve nëse Moska po e ndihmon Iranin në luftën me SHBA-në

by Alb Times
19/10/2026
in Botë
6
0
Lavrov në Teheran mes pyetjeve nëse Moska po e ndihmon Iranin në luftën me SHBA-në

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, arriti në Teheran më 19 tetor për bisedime me homologun e tij iranian, Abbas Araghchi, dhe takim me presidentin Masud Pezeshkian, mes pyetjeve lidhur me mbështetjen, nëse ekziston, që Moska i jep Iranit në luftën e tij me Shtetet e Bashkuara.

Lavrov udhëtoi drejt kryeqytetit iranian drejtpërdrejt nga Manama, ku kishte marrë pjesë në një takim me zyrtarë të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit. Vendet e Gjirit i kanë kërkuar Moskës të përdorë ndikimin e saj për t’i bërë presion Teheranit që të ndalojë sulmet ndaj fqinjëve të tij.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baqaei, tha se vizita synon zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe. Moska tha se bisedimet do të përqendrohen te kriza rajonale, për të cilën ajo fajëson SHBA-në dhe Izraelin, si dhe te projektet në fushën e tregtisë, energjisë dhe transportit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha Pezeshkianit në fillim të këtij muaji se Moska është e gatshme të kontribuojë në përpjekjet për ndërmjetësim me qëllim që të ndihmojë në përfundimin e luftës.

Por, ajo që nuk është pjesë e agjendës publike do të jetë në fokusin e një pjese të madhe të botës. Pas gati tetë muajsh luftimesh kundër një kundërshtari shumë më të fuqishëm, vazhdojnë të shtrohen pyetje se sa mbështetje po merr Irani nga Rusia – e cila nuk është përfshirë asnjëherë drejtpërdrejt në luftë – dhe në çfarë forme.

Këto pyetje u bënë edhe më të zëshme më 18 tetor, kur presidenti amerikan, Donald Trump, shkroi në një postim në rrjetet sociale se Rusia po bën “shumë pak, nëse po bën diçka, për ta ndihmuar Republikën Islamike të Iranit”, krahasuar me atë që mund të bënte.

Kjo erdhi pasi në fillim të javës ai kishte shkruar në rrjetet sociale se nuk besonte që as Moska dhe as Pekini po e ndihmonin Iranin.

“Nëse po e ndihmojnë, kjo është në një nivel shumë të ulët, por nuk besoj aspak se po e bëjnë. Ata kanë shumë për të humbur dhe ne do ta dinim këtë, madje do ta merrnim vesh shumë shpejt”, shkroi Trump.

Deklarata e Trumpit më 18 tetor ishte pjesë e arsyetimit të tij për heqjen dorë nga zbatimi i sanksioneve të gjera të planifikuara kundër Rusisë. Ai tha se këto sanksione mund ta largonin Kremlinin nga negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Administrata Trump së fundi hoqi sanksionet ndaj eksporteve ruse të naftës, duke nxitur dënime nga dy partitë kryesore në SHBA si dhe zemërimin e Ukrainës dhe të shumë partnerëve të saj ndërkombëtarë.

“Mbështetja ruse ka qenë e pranishme”

Hamidreza Azizi, analist për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, me seli në Belgjikë, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se, ndonëse është e vërtetë që Moska ka ndaluar furnizimin me armë të rënda dhe se marrëveshjet për aeroplanët luftarakë si Su-35 kanë ngecur, Rusia sërish i ka ofruar Iranit informacione të inteligjencës ushtarake, duke mundësuar “goditje të sakta kundër bazave amerikane”.

Ajo po ashtu ka ndihmuar në përmirësimin e sistemeve të prodhuara nga Irani, përfshirë dronët Shahed, përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm ushtarako-teknik.

“Pra, kjo varet vërtet nga mënyra se si e përkufizoni mbështetjen, por mbështetja ruse ka qenë e pranishme dhe ka pasur ndikim të prekshëm”, tha Azizi.

Disa analistë i referohen një incidenti që, sipas tyre, tregon se sa e rëndësishme është mbështetja e Rusisë për Iranin.

Në mars, Irani sulmoi bazën ajrore Princi Sultan në Arabinë Saudite, duke plagosur 12 ushtarë amerikanë.

Ekspertët vunë në pah se saktësia e pazakontë e sulmit ka të ngjarë të jetë mundësuar nga inteligjenca ruse. Më pas, pati raportime se dy ditë para sulmit, 14 satelitë rusë të spiunazhit kishin kaluar mbi këtë bazë. Më vonë, zyrtarët amerikanë arritën në përfundimin se informacionet nga Moska e kishin bërë të mundur sulmin preciz.

Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian, i cili foli për REL-in në kushte anonimiteti, pasi nuk është i autorizuar të prononcohet publikisht, tha se ndihma ruse për Iranin ka qenë gjithmonë e kufizuar sepse lufta kundër Ukrainës i ka shteruar burimet e Moskës.

Zyrtari tha se “nuk ka absolutisht asnjë shenjë se ata po e kufizojnë atë edhe më tej” dhe e cilësoi deklaratën e Trumpit si “propagandë për të shpjeguar disi para publikut [amerikan] pse ai [Trump] po tregohet i butë me Rusinë dhe po e ngacmon Ukrainën”.

Inteligjenca, dronët dhe raketat

Që nga 28 shkurti, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit, raportimet e mediave që citojnë zyrtarët amerikanë, evropianë dhe ukrainas kanë përshkruar rritjen e mbështetjes ruse për Teheranin.

Disa media kanë cituar persona që janë të afërt me inteligjencën amerikane të cilët kanë thënë se Rusia i ka përcjellë Iranit informacione për vendndodhjen dhe lëvizjet e trupave, anijeve luftarake dhe aeroplanëve amerikanë, kryesisht përmes imazheve satelitore.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Kievi ka prova që Rusia po i ofron Iranit informacione të inteligjencës.

Sipas Andrea Kendall-Taylor, bashkëpunëtore e lartë dhe drejtoreshë e Programit të Sigurisë Transatlantike në Qendrën për një Siguri të Re Amerikane, dhe Richard Fontaine, drejtor ekzekutiv i së njëjtës qendër, “mbështetja e Rusisë për Teheranin ka pasur rëndësi në aspektin operacional, por ka mbetur e kufizuar”.

“Edhe teksa zhvillon luftën e saj në Ukrainë, Moska ka gjetur mënyra për ta ndihmuar Iranin të godasë objektiva amerikane dhe të vazhdojë luftimet, përmes mbështetjes diplomatike dhe materiale, duke u ndalur para veprimeve që mund ta përfshinin Rusinë në një konflikt të drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara”, shkruan ata në një analizë të botuar javën e kaluar në revistën Foreign Affairs.

The post Lavrov në Teheran mes pyetjeve nëse Moska po e ndihmon Iranin në luftën me SHBA-në appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Burimi: Lajme ndërkombëtare

Tags: BotaRusiaSHBA
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Dialogu demokratik sjell ndryshim”- Vengu: Pagat e policëve, mësuesve, mjekëve dhe ushtarakëve duhet të jenë në krye të administratës!

19/10/2026

Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

19/10/2026

Policia i zmbraps me gaz lotsjellës dhe ujë, protestuesit ia ‘nxjerrin inatin’ koshave të plehrave, u vënë zjarrin!

19/10/2026

Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

19/10/2026

Po, kam qenë e jam për një të djathtë politike të vërtetë!

19/10/2026

Arabia Saudite shtyn konferencën e investimeve në vitin 2027, shkak situata në Lindjen e Mesme

19/10/2026

Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës: Mendohet se është dërguar në Kinë

19/10/2026

Tensionohet situata, rikthehet dhuna në protestë, Policia hedh gaz lotsjellës dhe i shpërndan! Sulmohet me molotov Ministria e Brendshme

19/10/2026

Nisma e re, listë e zezë për dhunuesit në protesta, do u ndalohet te hyjnë në BE! Policia do gjurmojë financuesit dhe organizatorët

19/10/2026

“Mosha e mitur nuk i përjashton nga përgjegjësia penale!”- Ministria e Brendshme për dhunën në protesta: Prindërit duhet të jenë të informuar, përgjegjësia nis që nga…

19/10/2026

“Ky s’është revolucion”- Qytetari nga Kosova kritikon protestat: Mos t’i tregojmë Shqipërisë nga jashtë se si duhet të jetojë! (VIDEO)

19/10/2026

Lehtësoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump mbron vendimin dhe shpjegon pse e mori atë masë!

19/10/2026

Norvegjia ndalon aksesin në TikTok, Snapchat dhe Roblox për të miturit nën 16 vjeç

19/10/2026

Lodhesh kot Sali!

19/10/2026

Fansat filmojnë momentin kur qëllohet me armë ndaj aktorit Tiger Shroff (VIDEO)

19/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Dialogu demokratik sjell ndryshim”- Vengu: Pagat e policëve, mësuesve, mjekëve dhe ushtarakëve duhet të jenë në krye të administratës!
  • Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.