Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur këtë mbrëmje më 15 tetor në Qytetin Studenti.
Protestuesit, të pajisur me sende të forta kanë thyer xhamat në QS.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në konviktin e vajzave. Studentet në konvikte janë shprehur se janë të frikësuara.
Tirana është përfshirë nga protesta të fuqishme, ku sot u mbajt e treta me radhë.
Ndërsa protestuesit shprehen se protestojnë për kushte më të mira, policia ka premtuar përgjigje ndaj akteve të dhunës.
Burimi: Kronikë
