Ka përshkallëzuar protesta para kuvendit, protestuesit janë larguar për shkak të gazit lotsjellës hedhur nga policia.
Protestues vrapojnë, për t’u larguar, nga ambjentet para parlamentit për shkak të pranisë së gazit lot sjellës.
Situata është tensionuar, ndërsa efektivët kanë ndërhyrë për të larguar turmën nga zona përreth Kuvendit.
Protesta vjen pas përplasjeve të një dite më parë, të cilat u shoqëruan me dëmtime të pronës publike dhe private në kryeqytet.
Burimi: Kronikë
