AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Grabisnin shtëpitë e futbollistëve në Barcelonë, arrestohen tre hajdutët e dyshuar, kamerat i tradhtuan!

by Alb Times
13/10/2026
in Botë
6
0
Grabisnin shtëpitë e futbollistëve në Barcelonë, arrestohen tre hajdutët e dyshuar, kamerat i tradhtuan!

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia katalanase ka shkatërruar një grup kriminal të dyshuar për vjedhje në banesat e futbollistëve dhe personave të njohur në Katalonjë, kryesisht Barcelonë.

Mes rasteve që u zbardhën nga hetimet janë edhe vjedhja në shtëpinë e lojtarit të Barcelonës, Joan García, si dhe përgatitjet për të sulmuar banesën e mbrojtësit francez Jules Kounde.

Operacioni u zhvillua më 1 tetor në qytetin Gava, ndërsa lajmi u bë publik më 12 tetor. Në pranga ranë dy burra, 58 dhe 42 vjeç, si dhe një grua 46-vjeçare. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, dy burrat janë dërguar në burg, ndërsa gruaja është lënë e lirë pas procedurave gjyqësore.

Hetuesit i lidhin të dyshuarit me të paktën tetë vjedhje në zona të ndryshme të Katalonjës, që nga fillimi i vitit 2025. Grupi dyshohet se përzgjidhte banesa të personave me pasuri të konsiderueshme, i vëzhgonte paraprakisht dhe përdorte makina me qira për të lëvizur.

Një element vendimtar për hetimin u bënë kamerat e sigurisë në banesën e Joan Garcías. Vjedhja ndodhi më 10 janar, kur portieri ishte në Arabinë Saudite me Barcelonën për Superkupën e Spanjës. Përveç kësaj, policia zbuloi se të dyshuarit kishin vëzhguar edhe shtëpinë e Kounde, por plani për këtë grabitje nuk u realizua.

Të tre të arrestuarit kanë së bashku më shumë se 30 precedentë penalë, sipas mediave spanjolle. Megjithatë, hetimet vijojnë, pasi policia nuk përjashton lidhje të grupit me vjedhje të tjera jashtë Katalonjës.

Burimi: Lajme ndërkombëtare

Tags: BotaKryesoretSport
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Lidhje me Rusinë dhe Lindjen e Mesme, hijet që ‘rëndojnë’ mbi ish-kreun e inteligjencës gjermane

13/10/2026

“Duart larg studentëve!” Gazment Bardhi apel policisë: Ndalni terrorin ndaj rinisë

13/10/2026

Kush qëndron pas Ben Gvir? Të rinjtë, armët dhe retorika e ashpër që po fiton mbështetje në Izrael

13/10/2026

Ndërtimet pa leje, shteti do të përfundojë objektet e konfiskuara dhe do t’ua dorëzojë qytetarëve që kanë paguar

13/10/2026

Përshkallëzohet protesta e studentëve te Ministria e Arsimit, shkatërrojnë gjithçka! Policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë për t’i shpërndarë, disa të shoqëruar (FOTO)

13/10/2026

Protesta e studentëve denigron në akte dhune, shkulin pllakat e trotuarit dhe godasin me gurë godinën e Ministrisë së Arsimit! Shkulet gardhi, thyhen xhamat

13/10/2026

Bojkoti i avokatëve në GJKKO, deputeti i PD ngre alarmin: Rrezikojmë të asistojmë si spektatorë të pafuqishëm në lirimin e ‘peshqve të mëdhenj’

13/10/2026

Debate në Komision/ “Fal Zotit nuk bëni shkencë raketash se…”- Xhafaj-kryetares së KLP: Skandaloze, pas dështimit kërkuan edhe të promovoheshin

13/10/2026

Drejtësia nuk matet me numrin e njerëzve që poshtëron publikisht

13/10/2026

Pas kthimit nga Luksemburgu, Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen…

13/10/2026

Zelensky akuza Rusisë: Nuk respektoi thirrjen e Trump për armëpushim! Sulmuan objektet tona energjetike

13/10/2026

Balla i bën thirrje PD-së: Mos e mbani peng Reformën Zgjedhore, detyrimet ndaj BE-së janë të Kuvendit!

13/10/2026

Skandali i videove intime me kompozitorin Adi Hila, aktorja Monika Lubonja rikthehet në rrjete sociale, kurse Eli Fara në skenë!

13/10/2026

“Emergjencë ajrore”, pezullohen fluturimet nga aeroporti i Nurembergut, të panjohura shkaqet!

13/10/2026

Reperi Diddy dërgohet me urgjencë nga burgu në spital, pësoi dëmtim në kokë, ngjarja para vednimit të drejtësisë!

13/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Lidhje me Rusinë dhe Lindjen e Mesme, hijet që ‘rëndojnë’ mbi ish-kreun e inteligjencës gjermane
  • “Duart larg studentëve!” Gazment Bardhi apel policisë: Ndalni terrorin ndaj rinisë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.