AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Industria e armëve në Shqipëri/ Qeveria propozon TVSH zero dhe përjashtim nga taksat vendore, kontrolle më të forta për kompanitë

by Alb Times
11/10/2026
in Kronikë
6
0
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes propozojnë ndryshime në ligjin për prodhimin dhe tregtimin e armëve, dhe pajisjeve ushtarake, me synimin për të nxitur zhvillimin e kësaj industrie në Shqipëri. Projektligji parashikon më shumë lehtësi fiskale, por edhe kontrolle më të forta për të verifikuar aktivitetin e tyre dhe mënyrën se si përdorin përfitimet nga shteti.

Aktualisht kompanitë që veprojnë në industrinë ushtarake janë të përjashtuara nga nga Tatimi mbi të ardhurat për 10 vitet e parë, duhet të paguajnë TVSH të reduktuar në 10 % për furnizim apo shitje të armatimit ushtarak, si dhe nuk i nënshtrohen taksave doganore për mallrat që i shërbejnë prodhimit.

LEHTËSIRAT FISKALE SIPAS LIGJIT AKTUAL

1. Subjekti i licencuar në industrinë e prodhimit të armatimit ushtarak në Republikën e Shqipërisë përfiton lehtësira, duke përfshirë:

a) normë të tatimit mbi të ardhurat korporative 0% për 10 vjetët e parë pas fillimit të aktivitetit;

b) shkallë të reduktuar të tatimit mbi vlerën e shtuar prej 10% për furnizimin/shitjet e armatimit ushtarak;

c) përjashtim nga taksat doganore për mallrat, të cilat shërbejnë drejtpërdrejt për prodhimin e armatimit ushtarak. Lista e mallrave të përjashtuara përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Me ndryshimet e propozuara këto lehtësira zgjerohen dhe më tej.

Nëse deri më tani norma e TVSH-së ishte 10% për importin e makinerive, pajisjeve dhe mallrave të përdorura në prodhim, tashmë propozohet përjashtimi nga kjo taksë.

Formulimi i ri pika b)

Po kështu TVSH-ja, zerohet edhe për shitjen e produkteve përfundimtare.

Formulimi i ri pika ç)

Ndërsa veprimtaritë e këtyre kompanive si dhe pasuritë e paluajtshme që përdoren drejtpërdrejt për prodhimin ushtarak, përjashtohen nga taksat vendore.

Formulimi i ri pika d)

Për të shmangur abuzimet, Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes do të krijojë një regjistër të posaçëm të kompanive përfituese.

Tatimet dhe Doganat do të bashkëpunojnë me agjencinë për të shkëmbyer informacion dhe për të kryer kontrolle. Nëse një kompani përfiton lehtësi përmes mashtrimit, dokumenteve false apo fshehjes së informacionit, do të duhet të kthejë përfitimet e marra padrejtësisht, së bashku me kamatëvonesat. Për shkeljet parashikohen edhe gjoba nga 100 mijë deri në 3 milionë lekë, ndërsa në raste të caktuara masa e gjobës do të lidhet me vlerën e përfitimit të paligjshëm.

Projektligji synon të kontrollojë edhe origjinën e materialeve që përdoren për prodhimin e armëve. Kompanitë do të duhet të tregojnë se nga i sigurojnë lëndët e para dhe ku ndodhen furnitorët e tyre. Ndërkohë, do të krijohet një regjistër elektronik për gjurmimin e armatimit, në mënyrë që të ndiqet rruga e produkteve, nga prodhimi deri te përdoruesi përfundimtar. Ndryshime parashikohen edhe për Komitetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë, i cili do të ketë rol më të fortë në bashkëpunim me institucionet e tjera dhe në mbikëqyrjen e zbatimit të vendimeve që lidhen me sigurinë kombëtare.

Ndryshimet vijnë në një moment kur qeveria shqiptare ka shpallur si objektiv rijetëzimin e industrinë ushtarake. “KAYO”, kompania shtetërore e mbrojtjes ka krijuar deri më tani disa ndërmarrje të përbashkëta, të përfshira që nga prodhimi i automjeteve ushtarake, te anijet, dronët apo dhe municione.

Një audiopërgjim i publikuar disa javë më parë nga zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ngriti dyshime mbi një trafik të mundshëm municionesh. Në qëndër të bisedave të përgjuara, ishte izraelito-amerikani Ron Yeffet, aksioner në dy sipërmarrje ku Kayo është ortake. SPAK nisi një hetim kryesisht, për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera. Kontrolle u ushtruan në zyrat e KAYO-s si dhe te banesa e biznesmenit Yeffet, duke sekuestruar dokumenta dhe celularë./shqiptarja.com

Burimi: Kronika

Tags: KronikëKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

11/10/2026

Industria e armëve në Shqipëri/ Qeveria propozon TVSH zero dhe përjashtim nga taksat vendore, kontrolle më të forta për kompanitë

11/10/2026

Detaje nga atentati me tritol në Gjirokastër/ I vendosën 300 gramë eksploziv në makinë, i ati i Erigels Mela ka qenë prokuror

11/10/2026

Përndiqte ish-partneren në Itali/ Shqiptarja mbyllet në tualetin e picerisë dhe telefonon policinë, arrestohet ish-i dashuri

11/10/2026

Shpërthimi në rafinerinë greke, vdes edhe shqiptari i dytë, arrestohen 4 persona për aksidentin tragjik

11/10/2026

Shqiptarët të parët për dëbimet nga Anglia për të pestin vit radhazi, 2,247 persona u kthyen në Atdhe

11/10/2026

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Gjykata Supreme britanike cakton datën për apelin e ekstradimit

11/10/2026

Paketa e Maleve në Tepelenë, miratohen 19 aplikime nga 56 të regjistruara

11/10/2026

U mbyll në tualetin e picerisë dhe telefonoi e tmerruar, arrestohet shqiptari në Itali! Kërcënonte me telefonata dhe mesazhe ish-partneren

11/10/2026

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, gjykata në Angli cakton datën kur shqyrton ekstradimin e organizatorit dhe 4 vëzhguesve britanikë

11/10/2026

Deklaratë skandaloze nga ministri i Brendshëm serb, Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren! (VIDEO)

11/10/2026

EMRI/ Kapet në SHBA i dënuari dy herë me nga 25 vite burg, vrau 3 persona për gjakmarrje çerek shekulli më parë në Shkodër! Fshihej në Nju Jork me dy identitete

11/10/2026

Shqiptari për pak sa nuk shkakton tragjedi në Selanik, hyn me makinë në lokal dhe plagos 3 persona!

11/10/2026

Grabiti kasafortën e biznesit, arrestohet 46-vjeçari në Kavajë, në kërkim bashkëpunëtori! Zbulohen tufa me lekë dhe…

11/10/2026

“Shqipëria qëndron në krah të Arabisë Saudite”- Sulmi në Riad, reagon Rama: Huthët dhe sponsorët e tyre në Teheran të mbajnë përgjegjësi! S’ka justifikim

11/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen
  • Industria e armëve në Shqipëri/ Qeveria propozon TVSH zero dhe përjashtim nga taksat vendore, kontrolle më të forta për kompanitë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.