AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Editorial

Lotët pas dënimit të UÇK ishin si fjalë në varrim

by SHT Media
17/09/2026
in Editorial
6
0
Gjyqi për Metën, Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Frrok Çupi

Vullneti i Gjykatës së Hagës, u dha: Burg 81 vjet për katër burra.

Hashim Thaçi kur të dalë, 25 vjet më vonë, mund të jetë pa sy. Nuk do të mund shikojë më ata që e paditën, ata që e tradhtuan, as ata që e burgosën, as ata që ia gërryen themelet shtetit të ri që solli Lufta e tij me shokë.

As Jakup Krasniqi, si zor se do të mund t’i shikojë sy më sy disa nga këta që po jargaviten nëpër ekrane. Ai është një studiues i shquar në fushën e historisë. Ka parë gjithnjë prapa në kohë, koha e ardhshme e pengon.

Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, me më pak vite- 18 dhe 13 vjet burgim, mund t’i shikojnë dritën e diellit dhe ‘të pikëlluarit e mëdhenj’, një ditë.

Nuk mbeti politikan pa u mekur para vendimit të Hagës për dënimin e katër heronjve të UÇK, çlirimtarë të Kosovës. Po çfarë ndodhi?

Vendimi i Hagës nuk ishte kaq i papritur sa ç’ishte i papritur ‘pikëllimi’ i kolegëve me ‘gaca mullës’. U mahnita. Të gjithë zunë radhën për të shprehur ‘mirësi’ dhe lot për katër liderët e Ushtrisë Çlirimtare.

-Po çuditem, bre, se si edhe Albulena ( Albulena Haxhiu- presidente në detyrë e Kosovës) u bashkue me ne dhe foli fjalë të mira për këta!

Kështu tha një burrë i ri, shtatgjatë, i prekur e me lot në sy, i lodhur nga rruga. Një natë më parë kishte qenë në turnin e  punës, kishte udhëtuar nga larg për në Fushë- Kosovë. Qytetarë të Kosovës u mblodhën dje para selisë së EULEX dhe protestuan për dënimet biblike ndaj Çlirimtarëve të Kosovës. Shumica e qytetarëve nuk pranuan të flisnin para mikrofonave të gazetarit.

-Shko se flasin ata!- thanë të zemëruar, duke nënkuptuar ‘udhëheqësit’.

Presidentja në detyrë e Kosovës kishte folur ‘kundër çlirimtarëve’ tre ditë më parë. Sot u mek.

Vjosa Osmani, ish presidente, kishte qenë e egër kundër Thaçit pasi kishte lënë zyrën si asistente e tij. Sot Vjosa doli me deklaratë ‘pro Luftës’.

Konjufca, ministër i VV që nuk e njeh luftën e Kosovës, u shfaq në Hagë. Si për të acaruar katër liderët që po dënoheshin me nga një jetë burgim.

Edhe Sali Berisha në Tiranë u sëkëlldis për të ‘mbështetur’ Thaçin. Kur ishte president i Shqipërisë, Berisha i kishte burgosur Hashimin, Zahir Pajazitin dhe Adem Jasharin- të tre heronj të Kosovës.

Vetëm Albin Kurti i qëndroi të vetës deri në fund. Ai as e ka dashur çlirimin, as Ushtrinë Çlirimtare, as shtetin e Kosovës, as flamurin dhe himnin e Republikës. Madje i ka kundërshtuar me tym e zjarr. I qëndron edhe sot e kësaj dite qëndrimit ‘anti’. Për heronjtë e Hagës nuk foli asnjë fjalë. Thonë se edhe armiku më i egër ditën e fundit i lëshon frenat, por Albini jo.

Të gjithë u dukën se po flisnin në varrimin e katër liderëve.

Është një zakon i paprekshëm, njerëzor, që në ditën e  fundit zgjedhin fjalët e mira ajrore. Zakon njerëzor, por jo politik. Deri ditën e fundit, veç Ramush Haradinaj në Kosovë dhe Edi Rama në Tiranë, tjetërkush nuk u përball me të vërtetën e ndaluar që çlirimtarët ndodheshin para Padrejtësisë në një Gjykatë ‘Drejtësie’. Haradinaj e propozoi Thaçin edhe si president i Kosovës.

A do të jetë në gjendje Kosova politike që ta bëjë realitet këtë propozim që vjen nga UÇK, ta zgjedhë Hashim Thaçin president të Republikës edhe pse në qelitë e Hagës?!

Para aktit politik të vlerës nuk vlejnë lot e mekje. Me sa duket edhe ‘lotët’ ishin sot mjete politike. Po i qajnë katër liderët e Çlirimit me qëllim që të mbyllet ‘në varr’ kapitulli i tyre. Tani e tutje nuk do të jenë më as president, as kryetar Kuvendi, as gjeneralë, as studiues e zëdhënës.

Harresa vjen me lot e psherëtima.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Dënimi me 81 vite burg i ish-liderëve të UÇK, Vuçiç del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit

17/09/2026

“Jam i shokuar dhe i zemëruar”/ Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark: S’ka asnjë dëshmi që justifikon dënimin e krerëve të UÇK-së

17/09/2026

Italia heq taksën rrugore për 14.5 milionë automjete në prag të zgjedhjeve

17/09/2026

Vendimi i Hagës/ Qytetarët në shesh: Do të protestojmë dhe nuk do të heshtim për UÇK-në

17/09/2026

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Ertis Shehu dhe biznesmeni Kastriot Hasko për falsifikim pronash

17/09/2026

“Vendimi dramatik i Hagës tregoi se Kosova ka veç Shqipërinë”/ Majko: Po përpiqen të na deformojnë historinë

17/09/2026

Mos ia vrisni Hashim Thaçit Kosovën që fitoi me luftë

17/09/2026

Kur agresorët serbë shkruanin dosjen në Hagë, shqiptarët flinin mbi dafina

17/09/2026

Pse u dënua Hashimi?

17/09/2026

Lotët pas dënimit të UÇK ishin si fjalë në varrim

17/09/2026

Skye Ecc i zbuloi pasuri të fshehura? Flamur Noka drejt arrestimit nga SPAK, aferat dhe pasuria nga i pastrehë tek shtëpia 1 milionë euro

16/09/2026

Ka mbi 6 muaj pa paguar”, avokatët e Diddy-t kërkojnë të largohen nga padia për shpifje

16/09/2026

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa të jashtëzakonshme politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

16/09/2026

“Serbët më vranë burrin dhe dy djemtë”, e mbijetuara e luftës reagon ashpër pas dënimit të krerëve të UÇK-së

16/09/2026

Kush është Charles Smith, amerikani që dënoi me 81 vjet burgim ish krerët e UÇK-së

16/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Dënimi me 81 vite burg i ish-liderëve të UÇK, Vuçiç del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit
  • “Jam i shokuar dhe i zemëruar”/ Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark: S’ka asnjë dëshmi që justifikon dënimin e krerëve të UÇK-së

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.