Banorët Neviçishtit e kujtojnë me nostalgji kohën kur shkolla ishte plot me nxënës dhe mësues. Për breza të tërë, ajo ka qenë një prej institucioneve më të rëndësishme të komunitetit, ku qindra fëmijë kanë marrë dijet e para.Por me kalimin e viteve, Neviçishti është përballur me një rënie të ndjeshme të popullsisë. Shumë familje janë larguar, një pjesë kanë emigruar jashtë vendit, ndërsa në shumë prej shtëpive të fshatit kanë mbetur kryesisht të moshuarit.Deri një vit më parë kishte 5 nxënës, por këtë vit shkollor mbeti vetëm 1 femije, ndaj prindërit u detyruan ta regjistrojnë në shkollen e fshatin ngjitur, në mënyrë që fëmija të mësojë me bashkëmoshatarët.Ndaj sot në shkollën e fshatit Neviçisht nuk ka më asnjë nxënës. Për banorët, mbyllja e saj është më shumë se një derë që kyçet. Është edhe një tjetër shenjë e zbrazjes së fshatrave dhe e largimit të familjeve të reja.
Fenomeni nuk është i izoluar vetëm në Neviçisht. Të dhënat për qarkun e Korçës tregojnë se numri i nxënësve ka ardhur në rënie edhe krahasuar me një vit më parë, si në arsimin fillor, ashtu edhe në klasat e dhjeta.
/ shqiptarja.com
