AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar

by Alb Times
12/09/2026
in Kronikë
6
0
Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar
6
SHARES
309
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përmes kamerave të sigurisë, Prokuroria e Korçës është përqendruar tek marrja e dëshmisë së disa prej gardianëve të burgut, si dhe pyetja e vetë protagonistëve kryesorë, Laert Haxhiu, Vladimir Kurti dhe modeles kosovare, Ziza Pajaziti.

Në rrëfimin e saj të dhënë në prokurori, Ziza Pajaziti ka dëshmuar se:

“…aktualisht jam e punësuar pranë “Ëell Farmaci”, në pozicionin e menaxheres së marketingut në qytetin e Prishtinës, Kosovë. Kjo është puna ime e dytë, pasi punën kryesore e kam modelingun. Në lidhje me ngjarjen për të cilën jam paraqitur dhe po jap shpjegimet e mia, pra takimet që kam zhvilluar me të dënuarin Laert Haxhiu në datat 12 qershor 2025 dhe 13 qershor 2025, ditën e enjte dhe ditën e premte, dua të sqaroj se unë dhe Laert Haxhiu kemi pasur një marrëdhënie të qëndrueshme bashkëjetese. Këtë marrëdhënie e kemi formalizuar me dokumente, konkretisht me Marrëveshjen e Bashkëjetesës, të lidhur para noterit Bledar Zake në datën 6 tetor 2025. Në datën 12 qershor 2025 kam shkuar për të takuar ashkëjetuesin tim në burgun e Drenovës. Pasi jam paraqitur në hyrje, në postobllok, më kanë pyetur se kë do të takoja dhe unë kam dhënë emrin e bashkëjetuesit tim, Laert Haxhiu. Pas kësaj më kanë pajisur me një fletë të vogël, të cilën nuk e kam lexuar për të parë se çfarë përmbante. Kam lënë sendet personale në kasafortat e sigurisë dhe më pas kam vazhduar drejt një godine në brendësi të burgut, ku iu nënshtrova kontrollit personal…”.

Më tej, Ziza Pajaziti ka dëshmuar se ka vazhduar drejt dhomës së takimeve, duke kaluar nëpër një korridor, vendndodhjen e të cilit nuk e mbante mend me saktësi.

“…atje jam shoqëruar nga një punonjës policie dhe, më pas, në të njëjtën dhomë është shoqëruar edhe bashkëjetuesi im, Laert Haxhiu, me të cilin kam zhvilluar një takim normal familjar. Atë ditë kam qëndruar në qytetin e Korçës dhe të nesërmen, pra në datën 13 qershor 2025, kam shkuar përsëri në burgun e Drenovës. Kam ndjekur të njëjtën procedurë që shpjegova më sipër dhe, edhe këtë herë, në postobllok kam dhënë emrin e Laert Haxhiut. Unë nuk dija asnjë emër tjetër të ndonjë personi të dënuar dhe dua të theksoj se jam plotësisht e sigurt se nuk kam dhënë asnjë emër tjetër përveç emrit të Laert Haxhiut. Nuk e di se çfarë lapsusi mund të ketë ndodhur, siç kam lexuar më pas në media. Më pas kam vazhduar procedurën e kontrollit dhe të hyrjes në dhomën e takimeve, ku edhe këtë herë jam shoqëruar në një dhomë me tavolinë dhe karrige, ku kemi zhvilluar një takim të zakonshëm dhe jo takim special, siç është shkruar në media, gjë që më ka habitur shumë. Pasi kam qëndruar për një kohë, të cilën nuk e mbaj mend, kam dalë nga ambientet e Burgut të Drenovës dhe jam larguar…” -ka treguar në prokurori Ziza Pajaziti.

Modelja kosovare ka dëshmuar se nuk ka shkuar më ta takojë Laertin në burg, për shkak të publicitetit që mori ky rast dhe për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike që ka përjetuar si pasojë e ekspozimit publik të jetës së saj private.

Ndërkohë, lidhur me këtë rast, në vijim të veprimeve hetimore, konkretisht është pyetur, në cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për veprën penale, i dënuari me burg përjetë Laert Haxhiu, i cili, ndër të tjera, ka deklaruar se:

“…në lidhje me rrethanat se si ka hyrë Ziza Pajaziti për të më takuar mua, unë nuk di asgjë për procedurat që ndjek administrata e burgut në raste të tilla. Në dijeninë time, kjo shtetase, në datat për të cilat po më pyesni, ka hyrë normalisht, ashtu si çdo shtetas apo shtetase tjetër që zhvillon takime me familjarët. Mua nuk më ka kontaktuar paraprakisht asnjë punonjës i burgut, por vetëm më kanë shoqëruar në këto dy data për të realizuar takimin. Dua të sqaroj se, në të dyja këto data, kam hyrë në takim, pasi më është njoftuar se kisha takim dhe më kanë shoqëruar për zhvillimin e tij. Në të dyja këto raste, takimet e zhvilluara prej meje kanë qenë takime të zakonshme, pra në një dhomë me tavolinë dhe karrige, dhe jo takime speciale, pra takime të parashikuara për bashkëshortët ose bashkëjetuesit. Nuk e mbaj mend nëse dhomat kanë qenë të pajisura me kamera apo jo, pasi mbaj mend se në atë periudhë dhomat ishin duke u rikonstruktuar, konkretisht po lyheshin…”.

Më tej, Haxhiu ka pohuar se: “…dua të theksoj se çdo gjë ka qenë e zakonshme dhe kam zhvilluar vetëm takime normale me Ziza Pajazitin, e cila aktualisht është bashkëjetuesja ime, me deklaratë noteriale të rregullt, dhe me të cilën kam pasur një marrëdhënie të hershme njohjeje dhe bashkëjetese…”.

Lidhur me këtë skandal është marrë në pyetje dhe i dënuari Vladimir Kurti, i cili ka pohuar se:

“…modelen kosovare Ziza Pajaziti nuk e njoh dhe nuk kam realizuar asnjë takim me këtë shtetase. Gjithashtu, nuk kam kërkuar takim me të. Deklaroj se kam rreth 4 muaj që nuk zhvilloj takime familjare…”.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën

12/09/2026

Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar

12/09/2026

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

12/09/2026

Rama nga Gjirokastra: Reforma Territoriale ndryshon drejtimin e qyteteve, ja si do të ndahen kuotat

12/09/2026

5 shenjat e horoskopit që kanë karakterin më të fortë

12/09/2026

Pjesë e grupit të trafikimit të kokainës nga Kolumbia, shqiptari i arrestuar në Greqi është Lulzim Caka! Në vendin tonë kërkohet për vrasje

12/09/2026

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

12/09/2026

Rama zbarkon në Vlorë për reformën territoriale, Çuçi zbulon çfarë u diskutua: Sot nuk morëm vendime

12/09/2026

Rama-Berisha ‘luftë’ në politikë, ortakëri në biznes; “delfini” i Shkëlzenit merr 90 mijë m² tokë për 1 euro në Lalëz

12/09/2026

Kim rrëfen jetën në Shqipëri: Këngët popullore e ndihmuan të mësonte shqipen

12/09/2026

Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët

11/09/2026

Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit

11/09/2026

Rama ‘lan duart’ me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim

11/09/2026

Çifti i njohur i TikTok-ut pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”?!

11/09/2026

Nga roje në zhvatës pronash, kush është gjyqtari Ramiz Lala që urdhëroi sot Ramën të zhbllokojë rritjen e pagave për GJKKO

11/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën
  • Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar
  • Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.