AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë

by Alb Times
03/09/2026
in Kronikë
6
0
Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë
6
SHARES
302
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përplasja mes institucioneve për pagat e magjistratëve sa vjen edhe thellohet. Këshilli i Lartë Gjyqësor, përmes një letre, i ka kërkuar Ministrisë së Financave ekzekutimin e pagesave.

Kjo lëvizje, vjen pasi ministri i Financave Petrit Malaj, kërkoi që listëpagesat dhe urdhër-shpenzimet për muajin gusht të paraqiten sërish sipas metodologjisë së përdorur deri në muajin korrik.

Ministria argumenton se rritja e pagave të magjistratëve nuk është miratuar nga Kuvendi dhe se strukturat e Thesarit nuk mund të ekzekutojnë pagesa të përllogaritura mbi një formulë që, sipas saj, nuk ka marrë miratimin parlamentar.

“Ministria e Financave, as nuk mund të zëvendësojë Kuvendin në ushtrimin e funksionit normativ, as nuk mund të përcaktojë, nëpërmjet procedurave të ekzekutimit buxhetor, formulën konkrete të pagës dhe aq më pak mund të ekzekutojë urdhra që vijnë nga autoritete të nderuara të pushtetit gjyqësor, të cilat nuk e kanë autoritetin ekskluziv parlamentar të miratimit të ndryshimeve në buxhetin e shtetit shqiptar”, thuhet në qëndrimin e Ministrisë së Financave.

Sipas Ministrisë, sapo Thesari të ketë në dispozicion listëpagesat sipas parametrave që ajo i konsideron në fuqi, pagesat do të ekzekutohen me përparësi dhe pa vonesë.

“Fakti që pagat e institucioneve të tjera të sistemit të drejtësisë janë ekzekutuar normalisht dëshmon këtë. SPAK, Gjykata Kushtetuese dhe institucione të tjera kanë paraqitur listëpagesat e muajit gusht sipas metodologjisë ekzistuese dhe pagesat e tyre janë kryer rregullisht”, deklaron më tej Ministria.

Përplasja lidhet me vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për mënyrën e përllogaritjes së pagave pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese, me vendimin nr 15 të datës 17 shkurt 2026, rrëzoi formulën e mëparshme të përcaktimit të pagës së magjistratëve dhe i la Kuvendit afat deri më 31 korrik për plotësimin e boshllëkut ligjor. Ky afat përfundoi pa miratimin nga Kuvendi të një formule të re.

Pas përfundimit të afatit, KLGJ ndërhyri me vendimin nr. 435 të datës 26 gusht, ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi vendimin nr. 144 të datës 28 gusht.

Me nëntë vota pro, KLGJ përcaktoi në 222 425 lekë pagën referuese të magjistratëve, nga 156 800 lekë që ishte më parë. Në përllogaritje përfshihet gjithashtu shtesa prej 14 mijë lekësh për nivelin e kualifikimit. Po ashtu, është miratuar propozimi për kompensimin e rritjes së munguar për periudhën nga 1 prilli 2023 deri më 31 korrik 2026.

Kjo është hera e parë që KLGJ ndërhyn në këtë mënyrë për pagat e magjistratëve, një çështje që ka sjellë më herët reagime edhe nga kryeministri Edi Rama.

Situata solli edhe reagimin e përbashkët të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Prokurorëve. Shoqatat pretenduan se moskryerja e pagesave bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kërkuan ndërhyrjen e menjëhershme të Ministrisë së Financave. Sipas tyre, strukturat në varësi të Financave nuk mund të pengojnë zbatimin e një vendimi detyrues të Gjykatës Kushtetuese.

Gjyqtarët dhe prokurorët paralajmëruan gjithashtu përdorimin e mjeteve ligjore nëse situata nuk zgjidhet, përfshirë kërkimin e përgjegjësisë ligjore dhe penale ndaj personave apo strukturave që ata pretendojnë se po pengojnë ekzekutimin e pagave.

Tashmë, me përgjigjen e KLGJ-së ndaj Ministrisë së Financave, përplasja për pagat hyn në një fazë të re. Mbetet për t’u parë nëse palët do të gjejnë një zgjidhje për ekzekutimin e pagesave apo mosmarrëveshja do të zhvendoset në një tjetër betejë institucionale dhe ligjore.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë

03/09/2026

Ngjarje tragjike në Itali/ 36-vjeçari rrëmben ish-partneren dhe e hedh nga ura, më pas i jep fund jetës

03/09/2026

KLP në degradim/ Kaos, akuza dhe fyerje mes anëtarëve; gara për Kryeprokurorin mbetet peng

03/09/2026

Vasil Bedinaj me dy figura të krimit mori leje për resort në pronën që bleu dy herë Luani i Deltës, dyshime për falsifikime, projekti në Palasë. Gjobëvënia 5 milionë euro, mashtrim

03/09/2026

Si e zbuti Edi Rama me një licencë “Kaçin e Zi”?

03/09/2026

Vetëgjyqësia e drejtësisë me pagat e saj

03/09/2026

Rrugë të mbarë, po republikanët janë në hall për vete…

03/09/2026

Këllqet elektorale të protestës bulevardore mund të provohen në garën e Tiranës

03/09/2026

Misteri i “rënies” nga dritarja në 1948, zhvarroset trupi i Jan Masaryk për t’i dhënë fund spekulimeve të Luftës së Ftohtë

03/09/2026

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

02/09/2026

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

02/09/2026

Qeveria ndryshon ligjin për ndërtimet pa leje: AAPSK merr kontrollin, mbrohen blerësit e apartamenteve

02/09/2026

Tragjedia në Vaun e Dejës/ Urgjenca sqaron vonesën: Ambulanca ishte me defekt, dy mjete u nisën nga Shkodra

01/09/2026

Shkëlqim Verdha 11 milionë euro para publike për pajisje mjekësore skarco, si e saboton sektorin publik për të marrë tendera

01/09/2026

Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi hap dyqan pllakash te Rruga e Durrësit, biznes dhe pasuri të paluajtshme në Itali

01/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë
  • Ngjarje tragjike në Itali/ 36-vjeçari rrëmben ish-partneren dhe e hedh nga ura, më pas i jep fund jetës
  • KLP në degradim/ Kaos, akuza dhe fyerje mes anëtarëve; gara për Kryeprokurorin mbetet peng

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.