AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Vasil Bedinaj me dy figura të krimit mori leje për resort në pronën që bleu dy herë Luani i Deltës, dyshime për falsifikime, projekti në Palasë. Gjobëvënia 5 milionë euro, mashtrim

by Alb Times
03/09/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Vasil Bedinaj me dy figura të krimit mori leje për resort në pronën që bleu dy herë Luani i Deltës, dyshime për falsifikime, projekti në Palasë. Gjobëvënia 5 milionë euro, mashtrim
7
SHARES
331
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një konflikt për një pronë në Palasë ka përfunduar deri në përplasje mes dy biznesmenëve, Luan Muça, i njohur si Luani i Deltës dhe Vasil Bedinaj, pronar i disa hoteleve në Vlorë, i përfshirë në më parê përplasje të dhunshme dhe ndërtim pa leje. Në media u raportua sikur Luan Muça, me një grup prej 10 vetash (më pas 40.vetash), ka shkuar sot rreth orës 12:30 në ambjentet e hotel “Regina” të Vasil Bedinajt në Vlorë me 8 makina, ku fillimisht kanë kërcënuar me fjalë pronarin e hotelit, Vasil Bedinaj, ndërsa më pas kanë nxjerrë armët. Gjithashtu pretendohet nga Bedinaj se Muça i ka kërkuar 5 milionë euro si gjobët ose duhej të largohej nga Shqipëria për 48 orë.

Si qëndron e vërteta?

Konflikti konsiton për një pronë në Palasë, e piketuar për të ndërtuar një resort. Biznesmeni Luan Muça ka blerë një tokë në Vlorë me AMT, duke marrë vërtetim pronësie. Pasi ka mbaruar procedura, kanë ardhur disa banorë të zonës, pretendentë për pronarë të të njëjtës pronë, me AMT. Muça ka hyrë në negociata dhe e ka blerë edhe një herë pronën në Palasë, duke kërkuar më pas leje për zhvillimin e pronës.

(Vasil Bedinaj)

Më pas biznesmeni Vasil Bedinaj ka blerë një sipërfaqe prone pranë pronës së Vasil Bedinaj dhe një parcelë dyshohet brenda pronës së blerë dy herë nga Luan Muça. Edhe Bedinaj ka marrë vërtetim pronësie. Sipas burimeve, pas kësaj prone me shumë pronarë pretendentë, qëndrojnë dy figura të krimit të organizuar, në kërkim nga SPAK për vepra të rënda penale. Ka dyshime se procedurat janë bërë me ndikimin e një tjetër personazhi me pushtet në Hipotekë, i arrestuar disa ditë më parë nga SPAK-u.

(Luan Muça)

Një burim pranë hipotekës tha se ka dyshime të forta se janë ndryshuar koordinatat e pronës, duke e zhvendosur nga kodrat tek prona e blerë dy herë nga Luan Muça. Jo vetëm kaq. Vasil Bedinaj mësohet se ka marrë edhe leje nga qeveria për ndërtim (zhvillimin e pronës). Bëhet fjalë për një investim me vlerë qindra milionë euro.

Kështu ka nisur një konflikt mes dy biznesmenëve. Që të dy e kanë blerë tokën tek banorë të zonës, pronarë të pretenduar. Pra, nuk bëhet fjalë për gjobëvënie. Duket e çuditshme se si qeveria ka dhënë leje për ndërtim resorti dhe kompleksi vilash në një pronë e blerë tre herë dhe me disa pronarë pretendetë njëherësh për të njëjtën sipërfaqe.

SendShare3Tweet2

Lajmet e fundit

Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë

03/09/2026

Ngjarje tragjike në Itali/ 36-vjeçari rrëmben ish-partneren dhe e hedh nga ura, më pas i jep fund jetës

03/09/2026

KLP në degradim/ Kaos, akuza dhe fyerje mes anëtarëve; gara për Kryeprokurorin mbetet peng

03/09/2026

Vasil Bedinaj me dy figura të krimit mori leje për resort në pronën që bleu dy herë Luani i Deltës, dyshime për falsifikime, projekti në Palasë. Gjobëvënia 5 milionë euro, mashtrim

03/09/2026

Si e zbuti Edi Rama me një licencë “Kaçin e Zi”?

03/09/2026

Vetëgjyqësia e drejtësisë me pagat e saj

03/09/2026

Rrugë të mbarë, po republikanët janë në hall për vete…

03/09/2026

Këllqet elektorale të protestës bulevardore mund të provohen në garën e Tiranës

03/09/2026

Misteri i “rënies” nga dritarja në 1948, zhvarroset trupi i Jan Masaryk për t’i dhënë fund spekulimeve të Luftës së Ftohtë

03/09/2026

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

02/09/2026

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

02/09/2026

Qeveria ndryshon ligjin për ndërtimet pa leje: AAPSK merr kontrollin, mbrohen blerësit e apartamenteve

02/09/2026

Tragjedia në Vaun e Dejës/ Urgjenca sqaron vonesën: Ambulanca ishte me defekt, dy mjete u nisën nga Shkodra

01/09/2026

Shkëlqim Verdha 11 milionë euro para publike për pajisje mjekësore skarco, si e saboton sektorin publik për të marrë tendera

01/09/2026

Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi hap dyqan pllakash te Rruga e Durrësit, biznes dhe pasuri të paluajtshme në Itali

01/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë
  • Ngjarje tragjike në Itali/ 36-vjeçari rrëmben ish-partneren dhe e hedh nga ura, më pas i jep fund jetës
  • KLP në degradim/ Kaos, akuza dhe fyerje mes anëtarëve; gara për Kryeprokurorin mbetet peng

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.