AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi hap dyqan pllakash te Rruga e Durrësit, biznes dhe pasuri të paluajtshme në Itali

by Alb Times
01/09/2026
in Kronikë
6
0
Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi hap dyqan pllakash te Rruga e Durrësit, biznes dhe pasuri të paluajtshme në Itali
6
SHARES
324
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

ryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, krahas ‘kujdesit’ për punët e bashkisë, në shtator të vitit 2024 ka hapur një dyqan pllakash te Rruga e Durrësit në Tiranë, në bashkëpunim me italianët Giorgio Morandi dhe Raffaella D’Angiolella, përmes kompanisë Italia Qeramika, me kapital 1 mijë lekë. Kompania pezullohet në dhjetor të vitit 2025, ndërsa nuk ka të dhëna mbi veprimtarinë gjatë periudhës së aktivitetit.

I dyshuar për një skemë korrupsioni tenderash me Besnik Bamin dhe dy trafikantë droge, kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi deklaron të ardhura edhe nga një biznes në Itali. Bushi deklaron të ardhura si sipërmarrës në Itali që nga viti 2023 përmes subjektit ‘KATALEA DI BUSHI ARTUR’, ndërsa mbetet mister burimi i investimit.

Vitin e kaluar, Artur Bushi ka blerë edhe një apartament më Itali me sipërfaqe 133 m2 dhe me vlerë të deklaruar 185 mijë euro, me burim kursime dhe kredi bankare. Më herët, Bushi ka blerë disa sipërfaqe të konsiderueshme pronash në Thumanë, me burim të ardhurash kursime dhe kredi bankare.

 

Në vitin 2010, Artur Bushi themeloi në Thumanë kompaninë A & I BUSHI shpk, me objekt import-eksport të mallrave të ndryshme industrialë dhe ushqimorë, por e pezulloi pas një viti. Nuk ka të dhëna për aktivitetin ekonomik të kompanisë gjatë veprimtarisë së saj, por bie në sy fakti që Bushi hap biznese për disa muaj duke i mbyllur më pas.

Artur Bushi rezulton dy herë i ndaluar në Itali, ku në njërin rasti nën dyshimet dhe akuzat si i përfshirë në një organizatë kriminale të trafikut të kokainës. Megjithatë, Bushi u lirua një muaj e gjysmë më pas, ndërsa çështja kundër tij u pushua dhe u arkivua në vitin 2011 nga Prokuroria italiane. Por, historitë e drogës nuk iu ndanë as si kryenashkiak i Krujës. Artur Bushi i ka dhënë të gjithë tenderat e pastrimit kompanisë ‘Rinia ’96’, themeluar nga Shkëlqim Miri dhe Bledar Coraj, të arrestuar në vitin 2017 për trafik droge.

Pas arrestimit, në janar 2017 Shkëlqim Miri dhe Bledar Coraj, i kalojnë aksionet te Kujtim Miri, vëllai i Shkëlqim Mirit. Disa muaj më pas, Kujtimi i kalon aksionet te Etleva Miri, bashkëshortja e Shkëlqim Mirit. Dhe, që prej asaj kohe, firma ka fituar në vijimësi tenderët e pastrimit në Fushë Krujë, duke ngritur dyshime për një qark të mbyllur dhe skemë korrupsioni.

Gjithsesi, klienti kryesor i Artur Bushit është biznesmeni Besnik Bani, pjesë e dosjes së SPAK-ut për korrupsionin e ARRSH-së me akset kombëtare. Tenderat kryesorë të Bashkisë Krujë paracaktohen për Besnik Bamin e kompanisë Bami shpk. Pazaret dyshohet se finalizohen nga Bami dhe Bushi nëpër tavolina, ndërsa administrata e bashkisë kopsit letrat, duke nisur që nga kriteret, që hartohen si ‘kostum’ për kompaninë Bami.

Palët kujdesen që diferenca mes fondit limit dhe ofertës fituese të jetë sa më ngushtë, për të maksimalizuar fitimin, ndërsa skema e vjedhjes shtrihet edhe tek zbatimi i kontratave, duke certifikuar punë të pakryera me situacione false. Rreth 60 % e ofertës fituese dyshohet se ndahet mes Besnik Bamit dhe Artur Bushit. Bami dyshohet se i kalon paratë Bushit cash dhe përmes kalimit të pasurive të paluajtshme në emër të njerëzve të besuar.

Misteri i diplomës

Artur Bushi është arrestuar në qershor 2010 nga policia italiane, i dyshuar për lidhjet me një organizatë të trafikut të kokainës. Bushi u lirua një muaj e gjysmë më pas, ndërsa çështja kundër tij u pushua dhe u arkivua në vitin 2011 nga Prokuroria italiane.

Përveç kësaj çështjeje, Artur Bushi ka shënuar në formularin e dekriminalizimit edhe një ndalim të vitit 1996 në Caserta të Italisë, ku ishte liruar menjëherë pas një verifikimi. Këto janë dy episodet e zbuluara deri më tani për aktivitetin e dyshimtë të Artur Bushit në Itali.

Nga i arrestuar si i dyshuar për trafik droge në Itali, befas Bushi na del student në Universitetin e Tiranës. Kur është regjistruar si student? Kur i ka kryer studimet? Pse askush nuk e mban mend si student? Të gjithë zyrtarët mbajnë mend vitet e studimeve dhe i shënojnë ato saktësisht në CV. Artur Bushi, jo vetëm në biografinë në faqen e Bashkisë Krujë, por edhe në dokumentet që ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, fsheh vitet se kur është diplomuar për histori në Universitetin e Tiranës.

Ka indicie të mjaftueshme për Prokurorinë për të nisur një verifikim nëse Artur Bushi është diplomuar vërtetë apo e ka blerë diplomën, siç kanë bërë shumë ish deputetë të tjerë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Tragjedia në Vaun e Dejës/ Urgjenca sqaron vonesën: Ambulanca ishte me defekt, dy mjete u nisën nga Shkodra

01/09/2026

Shkëlqim Verdha 11 milionë euro para publike për pajisje mjekësore skarco, si e saboton sektorin publik për të marrë tendera

01/09/2026

Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi hap dyqan pllakash te Rruga e Durrësit, biznes dhe pasuri të paluajtshme në Itali

01/09/2026

Në kërkim nga SPAK për pastrimin e parave të kokainës, Nexhmedin Danaj arrestohet në Dubai!

01/09/2026

Në kërkim nga SPAK për pastrimin e parave të kokainës, Nexhmedin Danaj arrestohet në Dubai!

01/09/2026

Përshkallëzohet protesta, qytetarët bllokojnë Ramën në Kryeministri; përplasen me policinë te hyrja e godinës!

01/09/2026

“Tym i bardhë” në Kosovë! LDK dhe VV arrijnë marrëveshje për presidentin, kandidat do të jetë Bekim Sejdiu

31/08/2026

Sikur të isha socialist

31/08/2026

Ngjarje e rëndë në Pogradec, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

31/08/2026

Pse Petrit Vasili nuk ka deklaruar pasurinë e bashkëjetueses, ish gruas dhe të birit?

31/08/2026

‘Po ecim mbi tel’/ Ish-këshilltari i Putinit paralajmëron Europën: Lufta me Rusinë po bëhet e pashmangshme

31/08/2026

Dashuri, para dhe kthesa të papritura, çfarë sjell shtatori për shenjën tënde?

31/08/2026

Përplasen tre automjete në aksin Lushnjë–Rrogozhinë, krijohet trafik kilometrik

30/08/2026

Bota akademike në zi! Shuhet një prej themelueseve të Universitetit të Durrësit

30/08/2026

Si e vrau algoritmi protestën qytetare në Tiranë

30/08/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Tragjedia në Vaun e Dejës/ Urgjenca sqaron vonesën: Ambulanca ishte me defekt, dy mjete u nisën nga Shkodra
  • Shkëlqim Verdha 11 milionë euro para publike për pajisje mjekësore skarco, si e saboton sektorin publik për të marrë tendera
  • Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi hap dyqan pllakash te Rruga e Durrësit, biznes dhe pasuri të paluajtshme në Itali

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.