AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

‘Mos bëni zhurmë’, dinamika e sherrit që i mori jetën portugezit në Ksamil! Punonjësi i ‘Principotes’: Thikën ia mora nga dora turistit

by Alb Times
19/08/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Vrasja e francezit, pas ‘Principotes’ në Ksamil fshihet një grup kriminal, beach bari në emrin e një 70-vjeçareje nga Hasi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Luis Miguel Varela Mendes, 20-vjeçari me shtetësi portugeze, por me banim në Francë, mbeti i vrarë në Ksamil, duke u gdhirë e marta e 18 gushtit. Në Shqipëri, kishte mbërritur vetëm dy ditë para se t’i merrej jeta, më 16 gusht, bashkë me 8 miq të tij nga Franca, shumica bashkëmoshatarë. Me ta do të kalonte disa ditë pushimi në një nga zonat më të bukura bregdetare në jugun e Shqipërisë dhe më 26 gusht siç Report Tv mëson, do të udhëtonin drejt Spanjës, sërish për pushime.

Mbrëmjen e 17 gushtit miqtë iu bashkuan një feste me Dj francezë në klubin e kompleksit luksoz në Ksamil, “Principote”. Pas orëve të tëra mes muzikës e festës, të rinjtë dolën nga klubi me batuta mes njëri-tjetrit. 3 francezë të tjerë jashtë grupit të tyre, ndoshta nën efektin e alkoolit, ndërhynë duke u thënë, se nëse kanë ndërmend të debatojnë, të zihen me grushte, ose ndryshe të largohen.

Në mesin e kësaj situate disi të tensionuar me tone të ngritura, burime policore thanë për Report Tv, se në skenë hynë punonjësit e “Principote”, pritësit e turistëve (hostess) Davidi Heurtevent, shqiptar me nënshtetësi britanik dhe Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, të dy 29-vjeçarë. Ata u kërkuan grupeve të turistëve të ulnin zërin dhe të mos bënin zhurmë dhe i ofenduan.

I pari që goditi në kokë portugezin ishte Davidi Heurtevent, i shpallur në kërkim policor. Më tej, Sokrat Vata, e goditi me thikë 20-vjeçarin, i cili humbi jetën në vendngjarje, në një shezlong në plazhin fare ngjitur me klubin e natës së “Principotes”.

Sokrat Vata u arrestua në Levan, i fshehur në bagazhin e makinës së një çifti turk, Nuh Mahmutoglu dhe Ezgi Perlak, të cilëve siç burimet thonë, mund t’i ketë ofruar edhe para për ta çuar drejt Tiranës. Me ta kishte krijuar njohje pasi ishin klientë të rregullt në kompleksin turistik në Ksamil.

Gjatë marrjes në pyetje, Sokrat Vata pranoi se sherri nisi për zhurmën por pretendoi se thikën e kishte portugezi, të cilit ia mori nga dora dhe më pas e goditi.

4 kamerierë, të cilët u arrestuan, ndërhynë në sherr kur panë të përfshirë dy punonjësit e tjerë të kompleksit, por janë larguar prej aty përpara se i riu të goditej me thikë. Miqtë francezë treguan me detaje në polici të gjithë situatën.

4 truproja të kompleksit në Ksamil u arrestuan dhe pezulluan nga detyra, Miosid Matushaj, oficer policie ne Gjirokastër, Luciano Seferi, punonjës i burgut të Fierit, Romeo Shehu, polic bashkiak në Gjirokastër dhe Kristi Koshi. Ata nuk ndërhynë për të parandaluar ngjarjen, dhe as njoftuan policinë.

Në ambientet e lokalit, në momentin e ngjarjes, ndodhej edhe pronari Bekim Bulica, i cili është larguar pa e kallëzuar krimin në polici.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ironia e gazetarit: Selia e PD-së kasaforta më e sigurt! Vetëm ajo nuk digjet nga protestuesit

15/10/2026

Sulmi mbi selinë rozë, Partia Socialiste reagon ndaj protestuesve: Do ta paguani!

15/10/2026

Protesta, Hita: Pas dhunës qëndrojnë persona të rekrutuar brenda dhe jashtë vendit

15/10/2026

Asistencë ligjore për protestuesit, PD vë në dispozicion grupin e avokatëve dhe numrin e telefonit

15/10/2026

A duhet të dalë ushtria në rrugë, që të shpëtohet rendi publik?

15/10/2026

VIDEO / Bizneset ulin qepenët, protestuesit plaçkitin dhe shkatërrojnë gjithçka

15/10/2026

U godit me gur në kokë, komandanti i forcave të rendit në Shkodër në gjendje të rëndë

15/10/2026

Edi Rama nuk është një hero

15/10/2026

Trump blen naftë nga Rusia, ‘shpërthen’ kryeministrja daneze: Kështu financohen vrasjet në Europë!

15/10/2026

Përplasje mes policisë dhe protestuesve para Komisariatit në Shkodër, plagoset shefi i forcave të rendit

15/10/2026

Irlanda: Shqipëria, progres në rrugën drejt anëtarësimit në BE

15/10/2026

FMN paralajmëron: Sulmet ndaj Arabisë Saudite mund të dëmtojnë ekonominë globale

15/10/2026

Princ Harry dhe Meghan bëjnë paraqitjen e parë të përbashkët publike që nga kthimi në Britani

15/10/2026

Protesta e dhunshme në Durrës, shoqërime masive nga forcat e rendit, pesë policë në spital

15/10/2026

Miliarda dollarë dëme dhe një poshtërim për Bin Salman! Arabia Saudite në krizë

15/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ironia e gazetarit: Selia e PD-së kasaforta më e sigurt! Vetëm ajo nuk digjet nga protestuesit
  • Sulmi mbi selinë rozë, Partia Socialiste reagon ndaj protestuesve: Do ta paguani!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.