AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Kush është llogaritari nga Lushnja Mirgen Dervishi që përlau 4 milionë euro nga Bankers me fatura fiktive dhe ku i ka çuar paratë

by Alb Times
10/08/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Kush është llogaritari nga Lushnja Mirgen Dervishi që përlau 4 milionë euro nga Bankers me fatura fiktive dhe ku i ka çuar paratë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në gropën 6 miliardë euro të vjedhjes së pasurisë publike nga Bankers kanë dalë zbuluar oligarkë nafte, biznesmenë, ish ministra, ish deputetë, ish drejtorë, avokatë, noterë, ekonomistë etj., ku secili ka futur në xhep shuma parash përmes sistemit bankar me vlerë nga qindra mijëra euro deri në dhjetëra milionë euro. Pjesë e kësaj çete hajtutësh rezulton edhe një llogaritar nga Lushnja Mirgen Gëzim Dervishi, i cili ka përlarë 4 milionë euro me fatura fiktive në harkun kohor 2023-2024.

Episodi i llogaritarit Mirgen Dervishi është sa banal aq edhe flagrant dhe sfidues për SPAK, pasi Prokuroria e Fierit nuk e ka vendosur para përgjegjësisë penale, siç ka lënë jashtë edhe ‘ustallarët’ si Alket Hyseni, Idajet Ismailaj, Endri Puka, Behar Çukaj, Baki e Fatos Sina, Frident Kuqi, Artur Çobo, Antigoni Çobo, Eltar Deda, Erjola Aliaj, Besnik Çerekja, Anila Denaj, Besnik Mustafaj si dhe zyrtarët dhe ish zyrtarët që kanë lejuar prej 20 vitesh zhvatjen me letra të pasurisë nëntokësore shqiptare.

Mirgen Dervishi ka hapur një nipt (M12123034E) me objekt auditime ligjore të pasqyrave financiare, ka marrë 4 milionë euro nga Bankers me fatura fiktive, pra pa bërë asgjë, dhe më pas e ka mbyllur ‘biznesin’. Paratë i ka kaluar më pas në disa kompani të tjera, duke pastruar në blerje të pasurive të paluajtshme.

Ky personazh sillet nëpër Tiranë dhe vijon zbatimin e skemave të tjera të mashtrimit. Në vitin 2013, Dervishi rezulton pjesë e një grupi kriminal në Tatime që vepronte në fushën e mashtrimit me pasoja të rënda me skemën e TVSH-së, bashkë me ish-drejtorin Rajonal Tatimor të Tiranës, Ismail Muça. Në 11 raste të tatimit të kthyer ndaj bizneseve në mënyrë abuzive, vjedhja në buxhetin e shtetit ishte rreth 5 milionë euro.

Grupi u akuzua për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe pastrim parash, por pas dy vitesh që të gjithë i shpëtuan ndëshkimit. Pas thyerjes së sistemit të drejtësisë, Mirgen Dervishi hapi një kartel kompanish fantazmë, në funksion të skemave të mashtrimit dhe pastrimit të parave. Po pse Bankers i dha 4 milionë euro llogaritarit Mirgen Dervishi?

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zogaj: Protesta eskaloi pasi Rama nuk i dëgjoi. Hila: I ftoi disa herë për diskutim

15/10/2026

Kryenegociatorja Dhuka: BE është destinacioni ynë, të ndërtojmë urat e dialogut drejt familjes europiane

15/10/2026

Dhunë, bllokime rrugësh dhe ndërprerje shërbimesh, Ambasada e SHBA: Tregoni kujdes për sigurinë personale

15/10/2026

Ish-deputeti i PS: NATO mund të përfshihet nëse situata në Shqipëri përshkallëzohet

15/10/2026

Protesta në Tiranë, Martin Leka: Zgjidhje është dialogu, Berisha mbron dhunën

15/10/2026

“Policët nuk janë të trajnuar për të tilla protesta”/ Karamuço: Kjo çon te lufta civile…

15/10/2026

“Shprehja ‘hapi rrugë budallait’ na solli këtu”, Lapaj: Si dalim nga kjo situatë…

15/10/2026

Dalin emrat nga ngjarja me armë në Tiranë, kush është personi në kërkim dhe i plagosuri

15/10/2026

Protestuesit thyejnë xhamat e konvikteve tek Qyteti Studenti

15/10/2026

Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkozë, autori në kërkim

15/10/2026

Protesta për strehimin në Portugali, 37 persona të plagosur pas ndërhyrjes së policisë

15/10/2026

Ministri i Jashtëm i Francës: Ukraina furnizohet nga vendet evropiane me informacione inteligjente

15/10/2026

SHBA, Trump kërkon dënim me vdekje për këdo që vret një zjarrfikës

15/10/2026

“Armiqtë do të vijnë deri në Durrës e Shkodër” / Rexhaj paralajmëron për luftë : Berisha e shkatërroi ushtrinë!

15/10/2026

Sulmet mbi degë dhe ATM, reagon Shoqata e Bankave: Nuk cenohen depozitat, por disa shërbime kufizohen

15/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zogaj: Protesta eskaloi pasi Rama nuk i dëgjoi. Hila: I ftoi disa herë për diskutim
  • Kryenegociatorja Dhuka: BE është destinacioni ynë, të ndërtojmë urat e dialogut drejt familjes europiane

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.