• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Hotelet po hanë bregdetin, inertet po ndotin detin, mali i Iliasit po zhduket/ Gjoka, Gjikuria, Kollçaku dhe Bego, 5 kompanitë e betonit që po masakrojnë Jugun

23/07/2026
in Kronikë, Kryesore
Hotelet po hanë bregdetin, inertet po ndotin detin, mali i Iliasit po zhduket/ Gjoka, Gjikuria, Kollçaku dhe Bego, 5 kompanitë e betonit që po masakrojnë Jugun

Gjoka, Gjikuria, Kollçaku, Qendro dhe Bega po betonizojnë Palasën, Drimadhën dhe Dhërmiun me resorte, po gërryejnë 137 hektarë mal në Ilias dhe po hedhin inertet në det, ndërsa IKMT i “ndëshkon” me 6 gjoba qesharake prej 500 mijë lekësh të vjetra

Nëse dikush do të hapte dosjet e shkatërrimit mjedisor në jug, do të zbulonte se të njëjtat falsifikime si në Zvërnec i ka bërë dhe Lenc Gjikuria, miku dhe maska e oligarkëve në grabitjen e maleve dhe shkatërrimin e trashëgimisë kulturore.

Prej 6 vitesh, në arkivat e IKMT-së dhe Policinë e Shtetit, është një dosje me objekt shkatërrimin e 137 hektarë pyjeve në malin e Iliasit-Dhërmi, të kryera nga Lenc Gjikuria me leje të falsifikuara dhe 6 gjoba qesharake që i kanë kushtuar më pak se një apartament në Tiranë.

Për ligjërimin e grabitjes së këtyre tokave malore, Lenc Gjikuria bashkëpunoi me IKMT, i cili gjatë viteve 2020-2026 gjobiti me shuma tallëse 5 kompanitë e mëdha, mes tyre Gjoka Konstruksion e Rrok Gjokes, Anchor Beton i Ard Kollçakut, Eral Construction i Gramoz dhe Ervin Qendros dhe Beton Express e Mond Begos, të cilat po i hedhin inertet në detin e Palasës, Drimadhës dhe Dhërmiut.

Por ndër të gjithë këta, Ard Kollçaku zë një vend të veçantë në këtë rrjet shkatërrimi. I njohur në qarqet e ndërtimit si “lavatriçe” e trafikantëve, Kollçaku ka ndërtuar perandorinë e tij të betonit mbi një histori të dyshimtë lidhjesh me persona të hetuar për trafik droge dhe pastrim parash. Përmes “Anchor Beton”, ai jo vetëm që po betonizon bregdetin e Jugut, por sipas SPAK, ka shërbyer si mekanizëm legalizimi për kapitalin e pistë që vjen nga tregjet e errëta. Ndërsa IKMT e gjobit me shuma qesharake, Kollçaku vazhdon të zgjerojë aktivitetin, duke e ditur mirë se gjobat janë thjesht çmimi i një leje të pashkruar për të vazhduar.

Menjëherë pas hapjes së sezonit turistik, IKMT filloi të gjobiste me vlera tallëse këto kompani për të treguar se “punon”, por në fakt i la të vazhdonin pa asnjë ndalim, me marrëveshjen që Lenc Gjikuria të gërryente malin e Iliasit deri te kishat shekullore dhe Ard Kollçaku të vazhdonte të pastronte paratë e trafikantëve përmes betonit.

Me 6 gjoba qesharake të firmosura në vitet 2020-2026, gjatë qeverisjes së tyre, IKMT mbajti fjalën dhe i lejoi Lenc Gjikurisë dhe Ard Kollçakut, de facto kumbarëve të betonit dhe lavatriçes së trafikantëve, shkatërrimin e 137 hektarë pyjeve në Ilias dhe betonizimin e pacensuruar të bregdetit.

Ndërsa IKMT i dha gjobat qesharake për shkatërrimin në Iliaz dhe betonizimin në Palasë, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, pezullimeve të rreme, mospranimit të ankesave të banorëve dhe pranimit të raporteve false mjedisore, duke e kthyer gjobën në leje për të vazhduar.

Drejtësia shqiptare e ka shumë të lehtë të vërtetojë shkatërrimin e maleve nga Lenc Gjikuria në Dhërmi, madje edhe në Palasë, Drimadhë, Borsh e Himarë; dhe rolin e Ard Kollçakut si lavatriçe e trafikantëve, duke ballafaquar dosjet në IKMT, në Agjencinë e Mjedisit, në Prefekturën e Vlorës dhe në kadastrat e Jugut, por edhe duke hapur dosjet e pastrimit të parave që lidhin Anchor Beton me emra të njohur të trafikut.

Po ashtu, mund të hetohet edhe gurorja e Iliazit, ku Gjikuria në 2026 ka nisur aktivitetin me gërmime masive, duke rrezikuar jo vetëm ekosistemin, por kishat ortodokse shekullore të shpallura pasuri kombëtare, të cilat dridhen nga lëkundjet dhe pluhuri i makinerive të rënda. Gjoba më e lartë që ka marrë Gjikuria për këtë shkatërrim është 500 mijë lekë të vjetra, ndërsa fitimi nga gërryerja e malit llogaritet në miliona euro. /Pamfleti

Më të lexuarat

  • “Rama jepe dorëheqjen”, kryeministri iu flet nga zyra protestuesve: Ky është bulevardi i sorrave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hotelet po hanë bregdetin, inertet po ndotin detin, mali i Iliasit po zhduket/ Gjoka, Gjikuria, Kollçaku dhe Bego, 5 kompanitë e betonit që po masakrojnë Jugun

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Protesta e plaku”, Bushati: Rama, ose në karrige ose në burg te Veliaj!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nesër ndaj reflektimin tim mbi “bulevardin e flamingove”, Rama paralajmëron furtunë në mbledhjen e grupit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vuani nga Sindroma e Stokholmit”, sherr mes Ballës dhe Berishës në Kuvend: Je përfaqësues i karteleve të drogës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Emrat/ Kuvendi i Marrëzisë, misteri i financimit dhe roli i të skeduarve për pastrim parash dhe vjedhje fondesh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Raporti për Reformën Territoriale/ Miratohet me 84 vota, prezent edhe Rama!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Saga e vilës së Shehajt/ Skandali prej javësh, por SPAK ka marrë “pushimet”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Afshihen Genc Ruli dhe Bode pas kartelit financiar FED Invest që po shkatërron bujqësinë me fajde me interesa të larta dhe cili është burimi i parave?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!