• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Nga Bushati dhe Malaj, te Dade, Zela, Legisi dhe Meksi, “Garda e vjetër” ngrihet kundër Ramës!

24/06/2026
in Kryesore, Politikë
Nga Bushati dhe Malaj, te Dade, Zela, Legisi dhe Meksi, “Garda e vjetër” ngrihet kundër Ramës!

Teksa protestat qytetare kanë hyrë në ditën e 25-të dhe presioni ndaj qeverisë po rritet, një zhvillim tjetër po merr formë brenda kampit socialist. Emra me peshë të së majtës shqiptare, figura që kanë ndërtuar Partinë Socialiste që nga vitet e para të tranzicionit, po dalin hapur kundër qasjes së Edi Ramës ndaj protestës dhe mënyrës se si po qeveriset vendi.

Pas largimit të Marjana Koçekut nga PS dhe në një kohë kur Elisa Spiropali po shfaq qëndrime që interpretohen si afrim me protestuesit, lista e socialistëve kritikë po zgjerohet çdo ditë. Ish-ministrat, ish-deputetët dhe themeluesit e strukturave historike të PS-së po artikulojnë kritika që pak vite më parë do të dukeshin të paimagjinueshme.

Një nga reagimet më të forta ka qenë nga ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ka hedhur poshtë narrativën e përdorur nga qeveria për protestuesit.

“Nuk janë të nxitur nga Irani, as nga algoritmet, e aq më pak të humbur në qëllimet e tyre. Janë shqiptarë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë. Të vetëdijësuar për pasojat e aleancës së dëmshme mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar. Janë qytetarë që besojnë se Shqipëria meriton më shumë: më shumë drejtësi, më shumë dinjitet, më shumë shpresë dhe më shumë mundësi për të gjithë”, shprehet Bushati.

Edhe më e ashpër ishte ish-ministrja dhe ish-deputetja socialiste Arta Dade, e cila ditën e themelimit të PS, u rreshtua hapur në krah të protestuesve.

“Sot, socialistët e vërtetë nuk gjenden në antimitingun e thirrur nga lart. Ata janë aty ku ka qenë gjithmonë shpirti i së majtës, në sheshin ku rinia po proteston për dinjitet. Ai shesh që kërkon të mbushë sot zoti Rama nuk përfaqëson historinë e Partisë Socialiste, por tjetërsimin e saj”, deklaronte Dade.

Në një tjetër pjesë të reagimit të saj, ajo shkon edhe më tej: “Tragjedi është se ai sistem që luftuam nuk u shkatërrua. Ai u betonua nga ai që sot ka zaptuar kreun e PS-së. Refuzimi im i sotëm është ndaj tij dhe ndaj antimitingjeve të korrupsionit e të fasadës. Shqipëria ka nevojë për një të majtë të rilindur mbi idealet e saj fillestare. Ora e këtij rikthimi ka trokitur”.

Një tjetër zë i rëndësishëm është ai i Ilir Zelës, themelues dhe kryetar i parë i FRESSH-it, i cili e konsideron protestën si pasojë të deformimit të Partisë Socialiste.

“Është autokracia e sotme që është larguar nga aspiratat e shqiptarëve. Janë rilindarët e pasuruar, të trashur e stërplakur në pushtet, bartësit e korrupsionit dhe amalgamës me krimin, të cilët janë objekti i kësaj proteste. Kam parë këto ditë socialistë që po marrin pjesë në protesta duke dëshmuar shqetësimin e tyre për gjendjen në të cilën është katandisur demokracia në vend”, shkruante Zela sot.

Por kritika e tij kulmon me një thirrje të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit.

“Tani maskat kanë rënë dhe Edi Rama ua ka borxh socialistëve dorëheqjen, lirimin e rrugës. Nëse nuk e bën, socialistët nuk mund të hidhen bashkë me të në greminën ku po i tërheq. Do të dinë të zgjedhin një rrugë tjetër”, deklaron ai.

Edhe ish-ministrja e Ekonomisë, Ermelinda Meksi, ka ngritur shqetësimin për mënyrën si funksionon sot Partia Socialiste, duke mbështetur Zelën.

“Një parti që nuk reflekton mbi veten, që nuk hapet ndaj kritikës dhe që nuk rinovon mekanizmat e saj të brendshëm, rrezikon të humbasë lidhjen me anëtarësinë dhe me shoqërinë. Partia Socialiste ka nevojë për më shumë kolegjialitet, më shumë debat, më shumë meritokraci dhe më shumë hapësirë për mendimin ndryshe”, shprehet ajo.

Krah Zelës doli edhe Ndre Legisi. “Nxjerrja e Partisë Socialiste nga llumi ku e futi Edi Rama është detyrim i socialistëve të viteve të sakrificave”, shkroi Legisi.

Ndërkohë, ish-ministri Arben Malaj paralajmëron se qeveria po përpiqet të godasë protestën përmes presioneve dhe sulmeve ndaj figurave publike që e mbështesin atë.

“Protesta paqësore dhe atdhedashëse është një tmerr për Ramën. Rama do të bëjë gjithçka për t’ju përçarë, duke shpifur për figurat frymëzuese të protestës, duke ju kërcënuar apo duke blerë disa prej jush. Ai do të bëjë gjithçka që protestuesit të humbasin durimin dhe të bëhen agresivë. Por forca e kësaj lëvizjeje është pikërisht karakteri i saj paqësor dhe qytetar”, deklaron Malaj.

Nëse deri dje kritikat ndaj Edi Ramës vinin kryesisht nga opozita, sot panorama po ndryshon. Gjithnjë e më shumë figura historike të Partisë Socialiste po distancohen nga linja zyrtare e partisë dhe po shfaqin mirëkuptim, mbështetje apo edhe simpati të hapur për protestuesit.

Dhe kjo mund të jetë zhvillimi më domethënës politik i këtyre javëve: revolta nuk po prodhon vetëm kundërshtarë të rinj për Ramën, por po rikthen kundër tij edhe një pjesë të gardës së vjetër socialiste.

Më të lexuarat

  • Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

    Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama, Berisha dhe e gjithë kasta përballë një realiteti të ri: Shqiptarët nuk heshtin më!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Negociatat SHBA-Iran, Rubio: Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Bushati dhe Malaj, te Dade, Zela, Legisi dhe Meksi, “Garda e vjetër” ngrihet kundër Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk e duroj më!”, zbardhet sherri Meta-Kryemadhi në sallën e gjyqit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri i Mbrojtjes me 7 paga shteti/ Nufi bën miliona nga bordet, 30 mijë euro vetëm nga “Durrës Marina” dhe “Kayo”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbardhet deklarimi i ri pasuror i Ramës/ Bashkëshortja vijon të shtojë pasuritë e paluajtshme, blen pronë 200 mijë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Non grata” dhe bllokime pronash/ Çfarë përmban dekreti i plotë i Trump për të korruptuarit e Tiranës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!