AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Çfarë u fol në Aruba? Publikohen fotot e takimit të famshëm, Engjëll Agaçi i Ramës mes bosëve të krimit

by Alb Times
17/06/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Çfarë u fol në Aruba? Publikohen fotot e takimit të famshëm, Engjëll Agaçi i Ramës mes bosëve të krimit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Publikohen fotot e takimit të famshëm të Arubës, ku bosët e krimit kanë negociuar me zyrtarë të qeverisë së Edi Ramës.

Takimi, i zhvilluar në ishullin karaibik Aruba, nuk është më vetëm një histori e përfolur në media apo në librat investigativë mbi mafien shqiptare. Ai tashmë rezulton i dokumentuar në materialet hetimore të administruara nga SPAK, ku janë përfshirë edhe fotografi të personave që dyshohet se kanë qenë të pranishëm.

Çfarë u fol në Aruba? Publikohen fotot e takimit të

Takimi i Arubës

Në dokumentet e dosjes përmenden emra si Artur Shehu, Adrian Rama, Erjon Rama, Elton Memeti dhe Bashkim Osmani. Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, Artur Shehu, Adrian Rama dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë zhvilluar takime jashtë Shqipërisë, përfshirë në Spanjë dhe Aruba, ndërsa kanë komunikuar edhe për kontakte me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.

Çfarë u fol në Aruba? Publikohen fotot e takimit të

Pikërisht kjo pjesë mbetet nyja më e fortë e dosjes: kush ishin zyrtarët shqiptarë të përmendur në komunikime dhe çfarë roli dyshohet se kanë pasur në diskutimet për investime në Shqipëri?

Gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili ka folur prej vitesh për ekzistencën e këtij takimi, ka deklaruar se në materialet që ai ka parë dhe në informacionet që ka marrë nga autoritetet belge flitet jo për një, por për dy persona të lidhur me politikën dhe ekzekutivin shqiptar.

Çfarë u fol në Aruba? Publikohen fotot e takimit të

“Në fakt, sipas të dhënave që kam marrë vesh unë, aty flitet për dy. Për një person i cili në atë kohë ishte deputet, dhe personi tjetër që aty evidentohet si njeri shumë i afërt i kryeministrit Rama. Pra një njeri që përfaqësonte edhe ekzekutivin”, ka deklaruar Hoxha.

Sipas tij, emrat nuk janë bërë publikë në dosjen shqiptare, por roli i njërit prej personave përshkruhet si i lidhur me mundësinë e lehtësimit të procedurave për investime në Shqipëri.

“Një njeri që përfaqësonte edhe ekzekutivin, pra që mund t’i ndihmonte në marrëveshjet që do të bëheshin për biznesin, se meqë ishte biznesi, do investohej në Vlorë. Si do investohej në atë zonë, çfarë dokumentacioni do t’i plotësohej”, ka thënë Hoxha.

Sipas burimeve të Pamfletit, personi i përmendur si njeri pranë kryeministrit dhe si përfaqësues i ekzekutivit dyshohet se është Engjëll Agaçi, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Pra njeriu që ka mbyllur ndër vite aferat e Ramës.

Ai që dha detaje mbi takimin ka qenë më herët gazetari italian Nello Trocchia, autor i librit “Invincibili. La mafia albanese da Roma alla conquista del mondo.

Sipas pasazheve të publikuara, hetuesit italianë kishin dokumentuar se nga 24 deri më 31 janar 2019, figura kryesore të një organizate kriminale ishin takuar në ishullin karaibik, ku ndodhej edhe Artur Shehu, ndërsa në dokumente përmendeshin edhe përfaqësues të paidentifikuar të qeverisë shqiptare.

Në qendër të diskutimeve, sipas këtyre materialeve, dyshohej se kanë qenë projekte biznesi, leje ndërtimi dhe investime në Shqipëri.

Në telefon, të kapur nga interceptime, miq të grupit flasin për këtë takim dhe për prezencën e figurave të larta të ekzekutivit të kryesuar nga Rama. Edhe policia gjermane pohon takimin në ishull, ku thuhet se ka qenë i pranishëm “Genci Hamzai (alias Alfredo Hamzai)”, i cili ushtron trafikun e drogës. Shumë emra. Disa të panjohur, të tjerë eminenca. Dhe në zemër të gjithçkaje ai, Shehu-Perandori.

“Vlen të kujtohet se Shehu Artur, sipas burimeve publike, paraqitet edhe si kreu i pakontestueshëm i një organizate kriminale shqiptare me rrënjë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, për këtë arsye”, shkruajnë hetuesit, “politikanët shqiptarë kanë zgjedhur që takimi të mbahet në një vend sekret (si Antilet Holandeze), ku nuk kërkohet vizë për hyrje.” Qëllimi? “Të përcaktohet një marrëveshje tregtare ku liderët shqiptarë të japin leje ndërtimi për ‘një kullë të madhe në Tiranë’, territori i cili i përket dy grupeve kriminale”, thuhet në libër.

Takimi i Arubës, i cili për vite me radhë u trajtua si një histori e errët në kufijtë mes krimit, biznesit dhe politikës, tani po shfaqet si një prej pikave kyçe për të kuptuar mënyrën se si paratë e trafikut ndërkombëtar dyshohet se kanë kërkuar të hyjnë në ekonominë shqiptare.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.