AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

SPAK shpartallon perandorinë kriminale të Isa Aliut, si u investuan milionat e kokainës në resorte dhe vila luksoze

by Alb Times
16/06/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
SPAK shpartallon perandorinë kriminale të Isa Aliut, si u investuan milionat e kokainës në resorte dhe vila luksoze
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ajo që prej muajsh ishte denoncuar publikisht nga “Pamfleti” për investime të dyshimta në resorte turistike, vila luksoze dhe projekte ndërtimi me vlera marramendëse, tashmë është pjesë e një prej dosjeve më të mëdha të SPAK për trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e parave.

Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka goditur një grup kriminal që gjatë viteve 2019-2021 dyshohet se ka trafikuar të paktën 50 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. Në qendër të skemës së pastrimit të parave del emri i Isa Aliut, i cili ka luajtur rol kyç në kanalizimin dhe integrimin e fitimeve të drogës në ekonominë shqiptare.

Sipas hetimeve, një pjesë e konsiderueshme e parave të përfituara nga trafiku i kokainës janë sjellë në Shqipëri në formë cash, duke shmangur sistemin bankar. Më pas ato janë investuar në pasuri të paluajtshme, kompani ndërtimi, hoteleri, konsulencë dhe aktivitete të tjera tregtare.

Hetimet kanë zbuluar se gjatë muajve maj-qershor 2021, Isa Aliu ka orientuar kalimin e fondeve në llogaritë e kompanisë “Aliu Road House”, me qëllim justifikimin e investimeve të ardhshme. Sipas SPAK, kompania është përdorur fillimisht si nënkontraktore në ndërtim banesash për të krijuar mbulim ligjor ndaj flukseve të mëdha të parave cash dhe zgjerimit në sektorin e ndërtimit.

Prokuroria përshkruan një mekanizëm kompleks pastrimi parash, ku përmes blerjeve fiktive të kuotave të kompanive me çmime shumë më të ulëta se vlera reale, grupi arrinte të merrte kontrollin e shoqërive tregtare me kosto minimale. Fondet qarkullonin përmes huave mes personave fizikë dhe kompanive të lidhura, duke krijuar një histori ekonomike artificiale dhe duke humbur gjurmët e origjinës kriminale të parave.

Në dosje përmenden gjithashtu Dritan Gjika, Denis Matoshi (Eldi Dizdari), Nikoll Bibaj, Sokol Bibaj, Florjan Musaj, Armando Pacani, Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu dhe Shpëtim Aliu, për të cilët GJKKO ka caktuar masa sigurie “arrest me burg”.

“Pamfleti” ka denoncuar i pari se edhe pse me kapital 1 mijë euro, kompania e Isa Aliut nga Elbasani, nën hundën e Prokurorisë, Krimit Ekonomik dhe Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave, ka investuar dhjetëra milionë euro para të pista në kompleks vilash dhe resort në Gjirin e Lalzit, port luksoz jahtesh, rezidenca në Hamallaj, pallate në Selitë etj., pra qindra mijëra m² ndërtim.

Sot SPAK ka sekuestruar kompaninë “Aliu Road House” dhe shumë investime të tjera, duke konfirmuar atë që tha Pamfletit por dhe duke dhwnë një dëshmi të fortë se SPAK tani po hyn te sistemi i ndërtimit dhe pritet të ketë goditje të bujshme.

Sipas SPAK, katër shoqëri rezultojnë në zotërim të Isa Aliu Aliu Road House me seli në disa qytete, Green Invest në Tiranë e Fier (50% të kuotave), Seavieu Development me seli në Hamallaj dhe A.R.H Security në Tiranë e Elbasan. Të katërta janë sekuestruar.

Po ashtu është sekuestrouar një pjesë e kompleksit multifunksional turistik rezidencial dhe komercial (Porto Lalzi / Lalzi Marina Seaside) në Hamallaj, Gjiri I Lalzit, sipas marrëveshjes mes shoqërisë Sviluppo Mare 1 dhe shoqërisë Aliu Road House; si dhe të gjitha të drejtat reale për pasuritë e paluajtshme që përftohen nga subjektet Seaview Development, dhe Aliu Road House nëpërmjet aktit notarial kryerje punomesh për ndërtimin  e hotelit Zig-zag me 5 yje mbi 200 dhoma, në Jalë Himarë, për të cilën shoqëria Narvalno Group, shpk ka marrë përsipër bashkëfinancim në masën 40 për qind dhe nxjerrjen e lejes së ndërtimit nga AZHT.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.