• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Tonelata drogë nga Amerika e Jugut në Europë, kush është Eldi Dizdari që u godit nga SPAK

16/06/2026
in Kronikë, Kryesore
Tonelata drogë nga Amerika e Jugut në Europë, kush është Eldi Dizdari që u godit nga SPAK

Eldi Dizdari, i njohur edhe me identitetin Denis Matoshi, konsiderohet një nga eksponentët më të kërkuar të drejtësisë shqiptare dhe italiane për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Dizdari është identifikuar nga autoritetet italiane si një nga drejtuesit e grupit kriminal shqiptar të njohur si “Kompania Bello”, një organizatë transnacionale e përfshirë në trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës. Sipas hetimeve italiane, aktiviteti i grupit kap vlerën e rreth 350 milionë eurove.

Emri i tij është përmendur shpesh në dosjet e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, ku shfaqet edhe emri i Dritan Gjikës, një tjetër personazh i njohur për autoritetet ligjzbatuese në hetimet për rrjetet e trafikut të kokainës që operojnë mes Amerikës Latine dhe vendeve europiane.

Në vitin 2020, Dizdari u arrestua në kuadër të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga drejtësia italiane gjatë operacionit kundër grupit “Los Blancos”, i akuzuar për trafikimin e kokainës nga Ekuadori drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Më pas ai u lirua, ndërsa procedurat hetimore vijuan.

Së fundmi, SPAK ka lëshuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, duke e konsideruar një nga figurat kryesore të grupit kriminal të goditur në operacionin e fundit kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.

Sipas dyshimeve të autoriteteve, Eldi Dizdari aktualisht fshihet në Dubai, ndërsa vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 10 shqiptarët, të identifikuar si: Nikoll Bibaj; Isa Aliu; Sokol Bibaj; ⁠Florjan Musaj; Armando Pacani; Denis Matoshi; Naldi Yzeiraj; Oklid Aliu; Dritan Gjika dhe ⁠Shpëtim Aliu.

Hetimet kanë zbuluar se grupi ka operuar gjatë viteve 2019-2021 në Amerikën Latine, Brazil, Belgjikë dhe Holandë, duke trafikuar sasi të mëdha kokaine drejt vendeve europiane. Sipas SPAK, ekzistojnë dyshime se rrjeti kriminal ka trafikuar të paktën 50 ton kokainë gjatë aktivitetit të tij.

SPAK ka zbardhur 5 episode të trafikut të drogës, ndërsa paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal grupi i pastronte në në pasuri të paluajtshme, në krijimin dhe blerjen e aksioneve të kompanive tregtare, shoqëri të ndryshme kryesisht në fushën e ndërtimit, hotelerisë, konsulencës etj.

Në total janë sekuestruar 8 ton e 960 kilogramë kokainë në Belgjikë, Ekuador, Holandë dhe Kolumbi. Ngarkesat kishin si destinacion vende të ndryshme të Bashkimit Europian, përfshirë Holandën dhe Francën.

Gjykata ka vendosur sekuestro preventive mbi 491 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, përfshirë 266 prona në disa qytete të vendit, dhjetëra automjete dhe mjete lundruese, si dhe 209 llogari bankare. Vetëm në kompleksin turistik në Gjirin e Lalzit janë sekuestruar 121 pasuri, mes tyre vila, apartamente, njësi shërbimi dhe vende parkimi. Nën sekuestro janë vendosur gjithashtu hotele, godina banimi dhe pasuri të tjera në Tiranë, Durrës, Himarë, Sarandë, Elbasan dhe zona të tjera të vendit.

Sipas SPAK, vlera paraprake e pasurive të sekuestruara llogaritet rreth 150 milionë euro, ndërsa verifikimet për përcaktimin e vlerës së saktë vijojnë. Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim me Eurojust, Europol dhe autoritetet ligjzbatuese të disa vendeve europiane dhe të Amerikës Latine.

Më të lexuarat

  • Kur populli refuzon të luftojë, frontin e mbajnë robotët!

    Kur populli refuzon të luftojë, frontin e mbajnë robotët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Modeli “Rama”: Ermal Beqiri, 3 avionë, 2 jahte dhe kështjellë në Francë me miliardat e tenderëve; qeveria nuk blen dot 1 avion për zjarret

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Frika e Edi Ramës për të lëvizur: Është ‘shah’ nga të gjitha anët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbyllet afati i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, pesë kandidatë në garë! (Emrat)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sherri mes kompanive të Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ngushtica strategjike e Shqipërisë, drejt duarve të oligarkëve të huaj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erzen Breçani përlau para publike nga burgu, 50 milionë euro tendera përmes kompanisë në emrin e vëllait, pastrim parash dhe kontrata korruptive

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj i shiti vetes një kompani për 10 milionë euro, dyshime për tjetër skemë pastrimi parash, firmat merimangë dhe manovrat e çuditshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • DREJTËSIA E RE? / Kryetari i GJKKO-së rikthen censurën ndaj mediave: Tani gazetarëve, u duhet leje edhe për të ndjekur seancat gjyqësore pa kamera e pa telefona

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skandal me pastrimin e parave, SHBA gjobit UBS-në zvicerane; klientë të lidhur me Rusinë dhe Amerikën Latine

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!