AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Çfarë është “waiver”-i që përmendi DASH për Berishën? Raporti amerikan shuan dilemat

by Alb Times
11/06/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Çfarë është “waiver”-i që përmendi DASH për Berishën? Raporti amerikan shuan dilemat
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas 5 vitesh lobimesh, kërcënimesh, gjyqesh dhe sulmesh, Sali Berisha sot ka arritur të marrë frymë lirshëm. Departamenti i Shteti i ka hapur derën e udhëtimit në SHBA. Kjo gjë tashmë është e konfirmuar. Megjithatë ka ende shumë pikëpyetje nëse Sali Berishës i është hequr apo jo sanksionimi i bërë nga Antony Blinken në vitin 2021 duke e shpallur atë të padëshiruar për përfshirje në afera korrupsioni.

“Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime për disa prej përcaktimeve sipas nenit 7031(c) të vendosura nga administrata e mëparshme, pasi dhënia e këtyre përjashtimeve i shërben një interesi të rëndësishëm kombëtar”, tha një zëdhënës i DASH për Pamfletin.

Megjithatë, një raport i organizatës amerikane Human Rights First, i bazuar në të dhëna të siguruara nga vetë Departamenti i Shtetit, tregon se mekanizmi i Waiver-it është përdorur shpesh nga SHBA pa nënkuptuar domosdoshmërisht heqjen e sanksioneve.

Sipas raportit, gjatë periudhës dhjetor 2020 – dhjetor 2024, Departamenti i Shtetit ka sanksionuar gjithsej 486 persona sipas programit 7031(c), i cili përdoret për zyrtarë të huaj dhe familjarët e tyre kur ekzistojnë “informacione të besueshme” për korrupsion domethënës ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Nga këta, 367 raste janë bërë publike, ndërsa 119 janë mbajtur konfidenciale. Por pjesa më interesante e raportit lidhet pikërisht me waiver-at.

“Departamenti i Shtetit anuloi disa ndalime vizash me anë të lehtësimeve, pothuajse të gjitha për shkak të një ‘interesi kombëtar bindës’. Të dhënat e reja tregojnë se ai lëshoi lehtësime duke përmendur një ‘interes kombëtar bindës’ 61 herë gjatë kësaj periudhe”, thuhet në raport.

Human Rights First sqaron se shumica dërrmuese e këtyre rasteve kishin të bënin me persona të akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut dhe jo për korrupsion.

“Të dhënat e reja tregojnë se ai lëshoi lehtësime duke përmendur një ‘interes kombëtar bindës’ 61 herë gjatë kësaj periudhe, të gjitha përveç njërës prej të cilave lidheshin me individë të përfshirë në abuzimin e të drejtave të njeriut, jo me korrupsion”, thekson raporti.

Organizata amerikane vëren se pavarësisht ekzistencës së Waiver-ave, është e vështirë të thuhet se sa prej sanksioneve janë zhdukur realisht.

“Pavarësisht këtyre të dhënave, është e vështirë të thuhet se sa nga ndalimet e vizave të vendosura gjatë kësaj periudhe u anuluan nga heqjet. Megjithatë, heqja dorë nga afërsisht një e teta e numrit të ndalimeve të vizave të vendosura gjatë kësaj periudhe është e rëndësishme dhe me sa duket korrespondon me dhjetëra vizita zyrtare nga individë që Departamenti i Shtetit i gjeti të korruptuar ose abuzivë”, thuhet më tej.

Raporti sjell edhe një tjetër statistikë domethënëse. Gjatë të njëjtës periudhë, SHBA ka lejuar në 10 raste hyrjen e personave të sanksionuar në territorin amerikan për të marrë pjesë në aktivitetet e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Departamenti i Shtetit raportoi gjithashtu 10 raste të lejimit të një personi të ndaluar për të udhëtuar drejt Kombeve të Bashkuara në Nju Jork gjatë kësaj periudhe”, thekson raporti.

Në thelb, dokumenti i Human Rights First tregon se sistemi amerikan parashikon situata kur një person i sanksionuar mund të përfitojë një përjashtim për arsye diplomatike ose të interesit kombëtar, pa qenë e nevojshme që vendimi fillestar të shfuqizohet.

I vetmi që mund të vendosë për anulimin e përcaktimeve është Sekretari i Shtetit, por dhe ai në raste shumë specifike. Deri tani nuk ka vendim nga Marco Rubio.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.