• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Muç Nano më erdhi në zyrë, u shtri në kolltuk dhe më tha më bëj ambasador…”/ Rama: Dorëheqje? Disa analistë e gazetarë që paguhen me lekë në dorë

07/06/2026
in Kryesore, Politikë
“Muç Nano më erdhi në zyrë, u shtri në kolltuk dhe më tha më bëj ambasador…”/ Rama: Dorëheqje? Disa analistë e gazetarë që paguhen me lekë në dorë

Kryeministri Edi Rama, në 35-vjetorin e degës së Partisë Socialiste në Elbasan, foli për Zvërnecin, duke deklaruar se pse nuk do ta japë dorëheqjen si kryeministër siç kërkojnë protestuesit.

“Si mund ne të katandisemi e të bëhemi pre e ca injorantëve që shkojnë me demek për të mbrojtur mjedisin dhe flasin për Shqipërinë e shqiptarëve e për të huajt që duhet t’i përzëmë nga Shqipëria, dhe flasin për pronat e pronarëve që duhen konfiskuar, e për pronat e shtetit, që unë nuk e di çfarë duhet bërë. Çfarë është kjo? Kjo është një budallallëk i madh dhe në këto momente, pikërisht në këto momente, kur Shqipëria është duke u përballur me sfidën më të madhe të vetes historike dhe kur kombi shqiptar është përballë realizimit të një momenti po aq historik sa Lidhja e Prizrenit, siç është futja në BE, këto janë axhenda dhe lëvizje dhe marrëzira që shkojnë në drejtim të gabuar në sensin e historisë.

Unë nuk diskutoj këtu kanë të drejtë apo s’kanë të drejtë. Nuk është ky thelbi i çështjes, gjithkush ka të drejtë të ketë opinionin e vet. Por nëse ti je i shqetësuar për flamingot, natyrën, për se si një zhvillim të mos e dëmtojë natyrën, por të ndihmojë Shqipërinë, ti je i pari që je i shqetësuar për faktet, jo për gënjeshtrat. Je i pari që duhet t’u bësh jehonë të vërtetave, jo manipulimeve.

Dorëheqje? Cilën dorëheqje, nga çfarë? Dorëheqje nga misioni i PS-së për të anëtarësuar Shqipërinë në BE? Kush do të shkojë ta përfaqësojë Shqipërinë atje? Kush do të ulet atje për të negociuar me BE-në? Kush do t’i dalë për zot Shqipërisë? Ata që kujtojnë se mjafton të vishesh si flamingo dhe je sexy e do të vijnë të tjerët nga pas?

Ne, ndërkohë që ka dalë edhe teoria e tradhtarëve, këto janë marrëzira të cilat vendet i kanë paguar shumë shtrenjtë. Po nuk shkoj deri te Gjermania se do më thonë pse i ngatërron këta? Nuk i ngatërroj me nazistët. Nazizmi triumfoi jo se ishin disa njerëz të këqij që morën përsipër ta çonin Gjermaninë në atë rrugë, por se shumë njerëz të mirë shkuan pas të këqijve“, tha ai.

Rama është shprehur kritik, duke akuzuar protestues, qytetarë, blogerë e gazetarë. Ky reagim i tij vjen pas protestave që janë zhvilluar prej disa ditësh në Tiranë dhe jo vetëm.

Një akuzë Rama e pati edhe për Mustafa Nanon.

“Ne nuk jemi tradhtarë, na tregojnë këta korrupsionin, blogerë që nuk lënë para pa mbledhur duke treguar të gjitha anët e trupit që unë i ka treguar pa lekë kur isha i ri. Dhe një euro taksë nuk paguajnë ata. Na tregojnë ne tradhtarët disa analistë e gazetarë që paguhen me lekë në dorë. Vijnë këtej dhe u qajnë hallit flamengove… Moral nga Mustafa Nano që erdhi në zyrën time u shtri në kolltuk dhe tha nuk kam fuqi të merrem me këtë vend, dua të shkoj ambasador”, tha ai.

Më të lexuarat

  • ‘Jam hedhur një herë nga pallati’/ Influencerja akuzon 3 deputete të PS se po e nxisin të hidhet sërish për shkak të mbështetjes së protestës

    ‘Jam hedhur një herë nga pallati’/ Influencerja akuzon 3 deputete të PS se po e nxisin të hidhet sërish për shkak të mbështetjes së protestës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bomba e Evi Kokalarit/ Tregon me emra njerëzit e Iranit në protestë: Nga Kanadaja, deri tek lidhjet në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ Plas sherri në Parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët rrihen me grushte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vuçiç i dorëzuar, paralajmëron dorëheqjen pas valës së protestave: Këto janë ditët e fundit si president

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Janë të dy kokëfortë”, motra e Mateos tregon se si ai përjetoi e ndarjen nga Brikena

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge….

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përdori dokumente flase për të fituar tendera, gjykata i heq pas 8 ditësh përjashtimin firmës REJ të familjes Kapri!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ben Tigri tjetër intervistë nga kazinoja e Zvicrës me Çim Pekën, do ‘trondisin’ Edi Ramën nga ruleta

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “PD dhe Berisha më kanë mua borxh”, Spaho i përgjigjet analistit: Nuk bëhem raja për parti, dinjitetin e vë mbi ideologjinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!