• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Kush po i hap rrugën kullave të “Ober” në Rrugën e Barrikadave? Lidhjet brenda sistemit të 35-vjeçarit Orges Kushi

05/06/2026
in Kronikë, Kryesore
Kush po i hap rrugën kullave të “Ober” në Rrugën e Barrikadave? Lidhjet brenda sistemit të 35-vjeçarit Orges Kushi

Ndërsa motra e tij Silva Dauti (Kushi) punonte në Zhvillimin e Territorit, 35-vjeçarit Orges Kushi po i hapej rruga për dy leje ndërtimi për kulla gjigante në qendër të Tiranës. Lejet i miratoi kryeministri Edi Rama. E para, “Flower Tower”, u miratua në tetor 2024. E dyta, “Oberon Tower” me 24 kate dhe 86.76 metra lartësi, mori dritën jeshile në mars 2025.

Orges Kushi është 35 vjeç dhe zotëron kompaninë OBER sh.p.k. Në vitin 2023, motra e tij Silva Dauti (Kushi) mbante postin e Drejtores së Drejtorisë për Zhvillimet në Territor, pikërisht kur po hapej rruga administrative për këto dy projekte. Në krye të institucionit në atë kohë ishte Ledia Tota, me të cilën Silva kishte marrëdhënie miqësie. Pak muaj pas largimit të Silvës nga ky post, kompania e vëllait të saj filloi të korrte lejet.

“Oberon Tower” do të ngrihet në kryqëzimin e rrugëve “Reshit Petrela” dhe “Ramazan Cali”, vetëm 1 km larg sheshit “Skënderbej”. Objekti do të ketë 24 kate banimi dhe shërbimi, pesë kate parkimi nëntokë dhe një fasadë betoni të ekspozuar. Për të realizuar këtë projekt, u bashkuan gjashtë parcela me numra pasurish 6/155, 6/156, 6/157, 6/158, 6/159 dhe 6/206. Sipërfaqja totale e ndërtimit arrin 11,148 metra katrorë mbi tokë.

Kush po i hap rrugën kullave të “Ober” në Rrugën

Kush po i hap rrugën kullave të “Ober” në Rrugën

Silva Dauti figuron si bashkëpronare në kompanitë ORMARS 2000 dhe ORBES – Konstruksion së bashku me Orges dhe Marigo Kushin. Më 25 nëntor 2024, SPAK e dërgoi për gjykim Silva Dautin së bashku me 15 ish-zyrtarë të tjerë. Ajo akuzohet se si anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave favorizoi fituesin Gjon Radovani në tenderin e rikonstruksionit të katër komisariateve të policisë.

Pyetja më e madhe mbetet: kush fshihet pas Orges Kushit dhe me paratë e kujt do të ngrihen këto dy kulla? Ndërtuesi është vetëm 35 vjeç, por projektet që po merr janë miliona euroshe. Deri tani, asnjë institucion nuk ka treguar burimin e financimit. Ajo që dihet është se lejet i dha KKT-ja e Edi Ramës, se motra e tij punonte në Zhvillimin e Territorit pranë mikeshës së saj Ledia Tota dhe se e njëjta motra është nën akuzat e SPAK-ut për korrupsion në tendera.  Ndërtimi i kullave në Tiranë vijon, por ende nuk dihet qartë se kush i financon ato.

Më të lexuarat

  • Kur populli refuzon të luftojë, frontin e mbajnë robotët!

    Kur populli refuzon të luftojë, frontin e mbajnë robotët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Modeli “Rama”: Ermal Beqiri, 3 avionë, 2 jahte dhe kështjellë në Francë me miliardat e tenderëve; qeveria nuk blen dot 1 avion për zjarret

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Frika e Edi Ramës për të lëvizur: Është ‘shah’ nga të gjitha anët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbyllet afati i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, pesë kandidatë në garë! (Emrat)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sherri mes kompanive të Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ngushtica strategjike e Shqipërisë, drejt duarve të oligarkëve të huaj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erzen Breçani përlau para publike nga burgu, 50 milionë euro tendera përmes kompanisë në emrin e vëllait, pastrim parash dhe kontrata korruptive

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj i shiti vetes një kompani për 10 milionë euro, dyshime për tjetër skemë pastrimi parash, firmat merimangë dhe manovrat e çuditshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • DREJTËSIA E RE? / Kryetari i GJKKO-së rikthen censurën ndaj mediave: Tani gazetarëve, u duhet leje edhe për të ndjekur seancat gjyqësore pa kamera e pa telefona

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skandal me pastrimin e parave, SHBA gjobit UBS-në zvicerane; klientë të lidhur me Rusinë dhe Amerikën Latine

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!