• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?

05/06/2026
in Kronikë, Kryesore
Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?

Në fillim thanë se protesta po nxitet nga qarqet greke, se na shohin si rivalë në fushën e turizmit.

Për këtë, montuan edhe një video me Inteligjencë Artificiale, sikur Greqia kishte dërguar tre autobusë me protestues.

Pastaj u nxorrën në skenë serbët dhe se si protestuesit e Beogradit, po iu mësonin këtyre të Tiranës, manualin e protestave që tronditën regjimin e Vuçiç.

Bashkë me serbët, natyrisht në lojë hynë edhe rusët.

Thanë edhe se ka dorë dhe Albin Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje, por tashmë këta janë armiq që i kanë gati në Tiranë, sa herë ka probleme Edi Rama.

Pati pastaj edhe nga ata që thanë se pas protestës qendron Erion Veliaj me Sorosin, dhe këtë e argumentonin pse në protestë janë parë disa artistë pro lalit, apo aktivistë që marrin fonde nga Sorosi.

Në fund fare, kryeministri Edi Rama i vuri vulën, duke thënë se e kanë gjetur armikun që po organizon protestat, dhe ai është Irani.

Ditët e tjera mund të nxjerrin edhe armiq të tjerë.

Fjala vjen, mund të thonë se protestat po i organizon Bangladeshi apo Filipinet, meqë po iu marrim punëtorët.

Për të qenë seriozë, në Shqipëri është e vërtetë që ka njerëz që paguhen nga Irani.

I kemi parë edhe në TV si analistë, apo edhe në rrjetet sociale.

Ata bëjnë propagandë antishqiptare dhe fyejnë figurat kombëtare, si Gjergj Kastriot Skënderbeu apo Nënë Tereza.

Këta që ankohen tani për Iranin, nuk kanë marrë asnjë masë ndaj tyre.

Ka edhe analistë pro-grekë, që i shohim çdo natë në TV.

U kanë dalë madje edhe emrat nëpër listëpagesash (edhe pse asnjëherë nuk është vërtetuar që ajo ka qenë e vërtetë).

Ka edhe analistë pro-serbë, që vijnë kryesisht nga Kosova dhe shfaqen në TV-të shqiptare, të cilët ndër vite janë akuzuar si agjentë të UDB.

Kanë qenë gjithmonë aty, madje disa marrin fonde nga Qeveria për portalet që kanë ngritur, pasi janë botues të afërt me mazhorancën.

Vetëm se, çuditërisht, si këta pro-grekët, ashtu dhe pro-serbët, në këtë rast janë pro Qeverisë dhe pro ndërtimit të resortit të Kushnerit në Zvërnec.

Por të gjithë këta faktorë, nuk e zhbëjnë dot faktin, se në shesh, Zvërneci ishte vetëm fitili i gjithë pakënaqësive të akumuluara ndër vite që i nxorri shqiptarët dhe tashmë ata kërkojnë tjetër gjë.

Ashtu siç e përmendi me të drejtë Elisa Spiropali, duan një sistem të ri politik dhe një fillim të ri.

Gjë që për fat të keq, nuk ua ofron as Edi Rama dhe as Sali Berisha.

Ndaj dhe e kanë humbur logjikën politike dhe kërkojnë armiq të jashtëm e të brendshëm, me shpresë se do ta shpërqendrojnë vëmendjen nga e vërteta e kësaj proteste.

Protestë, që, nëse nuk e lexojnë dhe reagojnë si duhet, mund t’i marrë me vete!

Më të lexuarat

  • Blogeret e protestës / Kush është më e ‘zgjuar’ Dea Mishel apo Rizarta Hoxha? Njëra uron për fatkeqësi dhe e di se Skënderbeu ka lindur në 1956, tjetra nuk njeh presidentin

    Blogeret e protestës / Kush është më e ‘zgjuar’ Dea Mishel apo Rizarta Hoxha? Njëra uron për fatkeqësi dhe e di se Skënderbeu ka lindur në 1956, tjetra nuk njeh presidentin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më jep energji negative”, rriten tensionet në Ferma Vip një javë para finales, shtohen debatet dhe akuzat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Alarm në PS, Balla revoltohet me “Reuters”: Pse e transmetoni Live protestën, aty as 2 mijë vetë nuk janë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Reagon sërish Blushi për protestat: Mendoni se ndryshoni vendin me gijotina në Facebook! Ja pse e lashë politikën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lindja e Mesme “mban frymën”, armëpushimi Iran-Izrael në fije të perit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ky është Sadik Llanaj që vrau 27-vjeçarin pas sherrit në kalçeto. Policia: Autori i rrezikshëm, kemi angazhuar RENEA-n për t’a kapur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump telefonon sërish Netanyahun, çfarë po ndodh pas kulisave të krizës Izrael-Iran?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama nuk gjen qetësi, “zihet” me iranianët: Kurrë nuk do t’i bëni shqiptarët armiq të popujve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ore ti pse del, se ata i kuptoj?” Rama tregon bisedën me mikun e tij që shkoi në protestë: Më tha ‘po bëhet nami me like’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!