• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Eni Vasili kërkon t’u fusë dorën në xhep shqiptarëve për të mbuluar krizën e RTSH-së

05/06/2026
in Kronikë, Kryesore
Eni Vasili kërkon t’u fusë dorën në xhep shqiptarëve për të mbuluar krizën e RTSH-së

Kreu i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Fatjon Hoxhalli dhe Drejtoresha e Përgjithshme Eni Vasili raportuan të premten në Komisionin parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik për përpjekjet e këtij institucioni për stabilizim financiar, pavarësi editoriale dhe dixhitalizimin e arkivës, në bazë të rekomandimeve të lëna nga Kuvendi për vitin 2025.

“RTSH vijon të jetë nën presion financiar”, tha Hoxhalli ndërsa raportoi mbi shifrat e menaxhimit të buxhetit për vitin që lamë pas, duke folur për një defiçit mes të ardhurave dhe shpenzimeve.

Sipas raportit të ardhurat u realizuan në masën 86.7% të planit vjetor me mungesë prej 366 milionë lekësh në krahasim me objektivin buxhetor, ndërsa televizioni përballët me detyrime ndaj palëve të treta të trashëguara nga keqmenaxhimi i mëparshëm, dëmshpërblimet për valën e pushimeve nga puna në kohën e drejtimit të televizionit nga ish deputeti socialist Alfred Peza.

“Detyrimet që RTSH ka ndaj palëve të treta arritën në 374 milionë lekë. Analiza e strukturës së borxhit tregon një përqindje të lartë në kategorinë e të drejtave sportive me kosto të konsiderueshme, të cilat ishin planifikuar të mbuloheshin nga projeksione të paqëndrueshme të rritjes së tarifës”, tha Hoxhalli para deputetëve.

Në financimin e operatorit të vetëm publik vijon të jetë bazë tarifa mbi pajisjet marrëse nga e cila është siguruar 56.5% e totalit të të ardhurave gjatë vitit 2025, për të cilën drejtuesit e RTSH kërkuan rritje të saj.

“Tarifa është më e ulëta në gjithë Europën, më pak se 1 euro, por është tarifë që mundëson ekzistencën e institucionit”, tha Drejtoresha e Përgjithshme Eni Vasili.

Ashtu si Hoxhalli edhe Vasili tha se RTSH po përballej me një sfide të madhe financiare dhe konsideroi si prioritet kryesor administrimin dhe reduktimin e presionit të likuiditetit që rëndonte mbi institucionin.

Sipas saj po bëhej likuidimi gradual i detyrimeve të prapambetura dhe është arritur rinegocimi i afateve të pagesave për detyrime të caktuara duke shmangur penalitetet financiare.

Ajo foli për nevojën e një ristrukturimi total në bazë dhe të një raport-analize të realizuar nga EBU (Unioni Europianë i transmetuesve publikë), por ajo kërkoi mbështjen e Parlamentit për të shtuar buxhetin për realizimin e kësaj reforme.

Vasili u ndal veçanërisht tek emergjenca e financimit për dixhitalizimin e arkivës së RTSH, duke e konsideruar këtë gjë si një detyrim publik dhe si një projekt kombëtar me rëndësi strategjike.

Përsa i përket pavarësisë editoriale Vasili tha se kishte ende punë për të bërë, por theksoi se “nuk kemi presion politik që na duhet ta dëshmojmë”.

Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, tha se binte dakord me shumë shqetësime të ngritura nga drejtuesit e televizionit dhe i kërkoi Vasilit të sillte në Kuvend një propozim konkret për buxhet shtesë për dixhitalizimin e arkivës.

Nga ana tjetër ajo vuri në dukje nevojën për një pavarësi editoriale nga ana e transmetuesit publik si një kërkesë e artikuluar dhe nga raportet e Bashkimit Europian.

Ndërkohë Tabaku njoftoi se Kuvendi po diskutonte nevojën për ndryshime ligjore për pavarësinë institucionale të RTSH-së duke kërkuar një formulë të re të përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit Drejtues.

Nënkryetarja e Komisionit, Iris Luarasi, në rolin e relatores së raportit, tha se pavarësisht vështirësive të shprehura nga drejtuesit Kuvendi në analizën e realizimin të rekomandimeve të vendosura kishte konstatuar se asnjëri prej tyre nuk ishte realizuar plotësisht.

Në emër të komisionit ajo parashtroi një sërë rekomandimesh për vitin 2026 duke vënë theksin tek nevoja për një plan strategjik ku të përfshihen objektiva të qarta dhe të matshme, të shoqëruara me mekanizma raportimi gjashtëmujor, në mënyrë që reformat e nisura të mos mbeten vetëm deklarative.

Po ashtu ajo kërkoi nga drejtuesit që të sjellin në Kuvend një një plan financiar të dedikuar për përfundimin e digjitalizimit të arkivës në mënyrë që Kuvendi të ndikojë tek ekzekutivi për alokim të ri fondesh të dedikuar për këtë proces./BIRN

Më të lexuarat

  • Kur populli refuzon të luftojë, frontin e mbajnë robotët!

    Kur populli refuzon të luftojë, frontin e mbajnë robotët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Modeli “Rama”: Ermal Beqiri, 3 avionë, 2 jahte dhe kështjellë në Francë me miliardat e tenderëve; qeveria nuk blen dot 1 avion për zjarret

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Frika e Edi Ramës për të lëvizur: Është ‘shah’ nga të gjitha anët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbyllet afati i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, pesë kandidatë në garë! (Emrat)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sherri mes kompanive të Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ngushtica strategjike e Shqipërisë, drejt duarve të oligarkëve të huaj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erzen Breçani përlau para publike nga burgu, 50 milionë euro tendera përmes kompanisë në emrin e vëllait, pastrim parash dhe kontrata korruptive

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj i shiti vetes një kompani për 10 milionë euro, dyshime për tjetër skemë pastrimi parash, firmat merimangë dhe manovrat e çuditshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • DREJTËSIA E RE? / Kryetari i GJKKO-së rikthen censurën ndaj mediave: Tani gazetarëve, u duhet leje edhe për të ndjekur seancat gjyqësore pa kamera e pa telefona

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skandal me pastrimin e parave, SHBA gjobit UBS-në zvicerane; klientë të lidhur me Rusinë dhe Amerikën Latine

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!