• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Nga Maqo Lakrori, te Ylli Bufi, Mejdani, Dokle, Leskaj, Baraj dhe Ulqini, Rama rikthen në skenë “xhaketat e vjetra” të PS

02/06/2026
in Kryesore, Politikë
Nga Maqo Lakrori, te Ylli Bufi, Mejdani, Dokle, Leskaj, Baraj dhe Ulqini, Rama rikthen në skenë “xhaketat e vjetra” të PS

Partia Socialiste kremtoi sot 35-vjetorin e themelimit në një aktivitet të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, ku Edi Rama zgjodhi të rikthejë në skenë “gardën e vjetër” të socialistëve, figurat që kanë qenë pjesë e themelimit dhe viteve të para të PS-së.

Ceremonia vjen në një moment jo të lehtë për socialistët. Brenda partisë janë shtuar sinjalet e pakënaqësisë, me Elisa Spiropalin që ka dalë hapur kundër disa zhvillimeve, Erion Braçen që ka shtuar kritikat dhe ka shfaqur ambicie për Tiranën, ndërsa në bazë ka zëra që ankohen për mungesë vëmendjeje dhe për mënyrën si funksionon partia pas kaq vitesh në pushtet.

Pikërisht në këtë atmosferë, Rama u kujdes të dërgonte edhe një mesazh të qartë për socialistët që e shohin partinë si instrument për favore personale.

“Një gjë dua t’ju them të gjithë atyre socialistëve që në emër të punës që bëjnë, kërkojnë favore, që për atë që kanë bërë, partia duhet t’u rregullojë dhëndrin në punë. Cili hero i Luftës Nacionalçlirimtare do ta kërkonte këtë favor në emër të gjakut të tij?”, tha Rama.

Në aktivitet u vlerësuan me medalje ari disa prej figurave historike të Partisë Socialiste, mes tyre ish-presidenti Rexhep Mejdani, kryetari i parë i grupit parlamentar të PS-së Namik Dokle, ish-kryeministri Ylli Bufi, ish-kryetarët e PS-së në Tiranë Musa Ulqini, Halil Lalaj dhe Besnik Baraj, si dhe ish-deputetë e themelues si Valentina Leskaj, Anastas Angjeli, Hamdi Jupe, Maqo Lakrori, Luan Shaullari dhe Sajmira Pino.

Rexhep Mejdani u nderua për kontributin e tij në zhvillimin e demokracisë dhe rolin si president, ndërsa në fjalën e tij uroi që PS ta çojë Shqipërinë drejt modeleve sociale europiane. Ethem Ruka, ish-deputet dhe ish-ministër, u vlerësua për kontributin në themelimin e PS-së, duke kujtuar emocionet e viteve të para të partisë.

Namik Dokle, kryetari i parë i grupit parlamentar socialist, tha se PS u themelua me idealizëm dhe se thelbi i saj mbetet “progresi dhe solidariteti”. Ylli Bufi u vlerësua për rolin në tranzicion dhe stabilizimin institucional të vitit 1991, ndërsa Valentina Leskaj u nderua si një nga figurat më të rëndësishme të grave në politikën shqiptare.

Me medalje ari u vlerësuan gjithashtu Besnik Baraj, Hamdi Jupe, Anastas Anxheli, Maqo Lakrori, Halil Lalaj, Musa Ulqini, Luan Shaullari dhe Sajmira Pino, të cilët në fjalët e tyre rikujtuan vitet e para të PS-së, betejat politike dhe rolin e socialistëve në transformimin e vendit.

Rikthimi i figurave të vjetra në skenën e PS-së duket si një tentativë e Ramës për të dhënë mesazh uniteti dhe vazhdimësie në një moment kur partia po përballet me tensione të brendshme, pakënaqësi në bazë dhe dilema për drejtimin e saj në vitet e ardhshme.

Më të lexuarat

  • Tepsia 6-milionëshe e Startup Albania/ Ibrahimaj dhe Ymeri shtojnë 55 fitues në heshtje; dalin bizneset e reja, pjesë e rrethit të pazareve

    Tepsia 6-milionëshe e Startup Albania/ Ibrahimaj dhe Ymeri shtojnë 55 fitues në heshtje; dalin bizneset e reja, pjesë e rrethit të pazareve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sali Berisha kërkon të ripërtërijë PD-në me Tik-Tok dhe AI!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ftoi nipin në ditëlindjen e gruas, ai largohet nga festa dhe i vjedh xhaxhait në shtëpi 27 mln lekë e bizhuteri në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I përkëdhelte fëmijët, më pas u merrte jetën, vdes prapa hekurave ‘Kasapi i Bosnjës’, Ratko Mlladiç!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Plas grushti në protestë, Sali Lushaj përfshihet në një përplasje fizike me Dritan Goxhajn

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndahet nga jeta Dolly Parton

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ado arrestohet Salillari nga SPAK? Pas Lulzimit për ndërtimet pa leje oligarku tenton t’i faturojë burgun Bledar Starovës për aferat e tij me tendera, lidhja me ‘merimangën’ Entela Çano

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Andi Tepelena i ‘Flamingove’ përlau qindra mijëra euro nga Soros dhe BE me OJF-në e errët Art Kontakt, financime edhe nga Ministria e Kulturës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %, zgjedhjet konfirmuan mashtrimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!