AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

“Anulo projektin”/ Rama u përgjigjet protestuesve: Nuk ka akoma një të tillë, po manipuloni turmën

by Alb Times
01/06/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
“Anulo projektin”/ Rama u përgjigjet protestuesve: Nuk ka akoma një të tillë, po manipuloni turmën
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së organizuar kundër investimit të planifikuar në zonën e Zvërnecit. Kreu i qeverisë, duke iu përgjigjur kërkesës së protestuesve të për anulimin e projektit, deklaroi se kërkesa e tyre nuk mund të plotësohet pasi nuk ekziston ende një projekt për Zvërnecin.

Me anë të një reagimi të gjatë në platformën “X”, Rama shtoi se projekti i Zvërnecit është ende duke u punuar nga pesë studio prestigjioze ndërkombëtare të arkitekturës dhe se dokumenti përfundimtar do të dalë së shpejti.

“A duhet ta anuloj projektin? A për këtë arsye i thirrët njerëzit e mirë për të protestuar, ata që ju ndoqën edhe sot? Në rregull, pajtohem – më sillni projektin dhe ne do ta anulojmë! Por si është e mundur që nuk keni asgjë për të sjellë sepse nuk ka projekt? A e dini pse nuk ka projekt? Sepse projekti po punohet nga pesë nga studiot më prestigjioze në botë!“, tha Rama.

Më tej, kryeministri hodhi poshtë pretendimet se investimi lidhet me interesa izraelite apo me krijimin e një “getoje palestineze” në Zvërnec, duke i cilësuar këto akuza si manipulime. Ai theksoi se shumica e njerëzve që kanë dalë në protestë janë mashtruar nga organizatorët, pasi projekti nuk ka asnjë lidhje izraelite dhe shtoi se ky lloj antisemitizmi fyer kujtimin legjendar të të parëve tanë që në Luftën e Dytë Botërore mbrojtën hebrenjtë.

Ai theksoi se investimi prej rreth 4 miliardë eurosh mbështetet nga partnerë amerikanë dhe nga grupi Power Holding me bazë në Katar, të cilin ai e përshkroi si një nga sipërmarrjet më të mëdha turistike në Mesdheun evropian.

Kreu i qeverisë akuzoi kundërshtarët e projektit për përhapje të dezinformatave dhe për përdorim të ndjenjave patriotike të qytetarëve për të nxitur kundërshtimin ndaj investimit.

“Epo, mirë – si do ta mbani gjallë këtë luftë tuajën, të mbushur me shpifje dhe manipulime, me të njëjtat gënjeshtra? Apo mendoni se ata midis jush që më kanë besuar dhe votuar mua do t’ju ndjekin verbërisht derisa të zbatoni planin për të cilin jeni paguar, trajnuar, orkestruar – jo nga një mjeshtër, por nga krerët e ndryshëm, për të cilët natyra e Zvërnecit nuk do të thotë asgjë, por që e duan Shqipërinë si tokë të djegur për investimet e mëdha që e dallojnë Ligën e Kampionëve nga destinacionet turistike të nivelit të dytë dhe të tretë?! Edhe më keq, e duan në gjunjë siç ishin mësuar deri dje, jo në këmbë dhe me kokën lart siç është tani – e lëre më me kurorën e princeshës së turizmit mesdhetar… Do ta shohim – e vërteta vonon, por nuk harron, dhe gënjeshtrat tuaja kanë filluar tashmë sot të pengohen në këmbët e tyre të shkurtra“, shtoi Rama.

“A duhet ta anuloj projektin? A për këtë arsye i thirrët njerëzit e mirë për të protestuar, ata që ju ndoqën edhe sot? Në rregull, pajtohem – më sillni projektin dhe ne do ta anulojmë! Por si është e mundur që nuk keni asgjë për të sjellë sepse nuk ka projekt? A e dini pse nuk ka projekt? Sepse projekti po punohet nga pesë nga studiot më prestigjioze në botë! Klikoni te Kengo Kuma (Japoni), Bjarke Ingels (Danimarkë), Jean Nouvel (Francë), Emre Arolat (Turqi), K-Studio (Greqi) dhe njihuni me autorët e projektit arkitektonik. Së shpejti, kur projekti të jetë gati, padyshim që do ta paraqesim publikisht, siç bëjmë gjithmonë me projektet e mëdha të arkitektëve ndërkombëtarë, veçanërisht për një investim historik si ky. Kështu që më vjen keq, por nuk kemi një projekt për të anuluar.

Por me “Izraelin që ka marrë Zvërnecin për ta bërë atë një geto palestineze”, a do ta vazhdoni akoma? Pra, do të vazhdoni të shfrytëzoni ndjenjat e qytetarëve të mirë, pavarësisht besimit apo ideologjisë, që e duan Shqipërinë me gjithë zemër dhe natyrën e saj? Ata dalin në rrugë për shkak të kësaj ndjenje të plagosur nga manipulimet tuaja rreth shkatërrimit të supozuar të natyrës, por absolutisht jo për të fyer kujtimin legjendar të gjyshërve tanë myslimanë dhe të krishterë, të cilët i dhanë Shqipërisë vendin e nderit në Luftën e Dytë Botërore duke mbrojtur hebrenjtë me jetën e tyre! Ata duhet ta dinë të vërtetën e bukur: se bashkë investitorët në sipërmarrjen më të madhe turistike në Mesdheun evropian të sotëm, atje në Zvërnec, janë miq të dashur amerikanë të Shqipërisë dhe miq nga Katari – ky i fundit është bashkëpronar i konglomeratit gjigant Power Holding – pra nga një vend që nuk ka lidhje me Izraelin, por ndryshe nga djajtë e trushpërlarë dhe brutalë që duan ta “mbrojnë” Zvërnecin nga pushtimi izraelit, ata janë myslimanë vizionarë dhe të përulur ndaj Allahut dhe ndaj punës!

Klikonihttp://powerholding.com për të parë se çfarë dëmi po i shkaktoni Shqipërisë duke treguar mungesë mikpritjeje ndaj një investimi prej 4 miliardë eurosh, i cili do të kryhet nga kompania “Assets”, pjesë e Power Holding! Kliko, kliko. Epo, mirë – si do ta mbani gjallë këtë luftë tuajën, të mbushur me shpifje dhe manipulime, me të njëjtat gënjeshtra? Apo mendoni se ata midis jush që më kanë besuar dhe votuar mua do t’ju ndjekin verbërisht derisa të zbatoni planin për të cilin jeni paguar, trajnuar, orkestruar – jo nga një mjeshtër, por nga krerët e ndryshëm, për të cilët natyra e Zvërnecit nuk do të thotë asgjë, por që e duan Shqipërinë si tokë të djegur për investimet e mëdha që e dallojnë Ligën e Kampionëve nga destinacionet turistike të nivelit të dytë dhe të tretë?! Edhe më keq, e duan në gjunjë siç ishin mësuar deri dje, jo në këmbë dhe me kokën lart siç është tani – e lëre më me kurorën e princeshës së turizmit mesdhetar… Do ta shohim – e vërteta vonon, por nuk harron, dhe gënjeshtrat tuaja kanë filluar tashmë sot të pengohen në këmbët e tyre të shkurtra”, shkruan Rama në reagimin e tij.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Tragjike në Bathore! 7-vjeçari humb jetën pasi e zë poshtë porta e banesës

28/11/2026

Protestuesit zhvendosen në qendër, sulmojnë dhunshëm… Teatrin e Kukullave!

28/11/2026

Protesta e 28 Nëntorit/ Tetë të lënduar në Spitalin e Traumës, mes tyre një polic dhe dy gazetarë

28/11/2026

“Turp”/ Balla reagon për protestën: Seksioni i dhunës së Saliut, Gones e llapaqorrëve

28/11/2026

Vrasja e ish-policit Frrok Lleshaj në 2025, gjykata lë në burg Vinçesk Pirolin dhe Kristjan Ymerin

28/11/2026

VIDEO/ Disa efektivë të lënduar nga breshëria e gurëve dhe molotovëve

28/11/2026

Dita e Flamurit, Begaj: Ta bëjmë këtë moment historik mundësi për më shumë zhvillim

28/11/2026

Në Tiranë protestë e dhunshme, Rama reagon nga Vlora: Në këtë ditë të bekuar…

28/11/2026

VIDEO/ Polici merr flakë nga molotovët e protestuesve në Tiranë!

28/11/2026

Paditi Veliajn dhe zyrtarë të tjerë në SPAK, denoncuesi Nesti Angoni fshihet pas emrit të Monika Sojlit

28/11/2026

LIVE! Njerëz me maska në krye të protestës! Nisin aktet e dhunës në Tiranë, shkulen pllakat e bulevardit dhe semaforët!

28/11/2026

Prekazi shënon 28 Nëntori, nderohet Dita e Flamurit dhe ditëlindja e komandantit Adem Jashari

28/11/2026

Tabaku i bashkohet protestës te Sheshi Skënderbej: Shqipëria ndodhet në udhëkryq

28/11/2026

‘Gëzuar 28 Nëntorin’, Berisha: Sot protestë kombëtare, të gjithë në shesh

28/11/2026

Si duhet të jetë Kryebashkiaku i Tiranës 2030?!

28/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Tragjike në Bathore! 7-vjeçari humb jetën pasi e zë poshtë porta e banesës
  • Protestuesit zhvendosen në qendër, sulmojnë dhunshëm… Teatrin e Kukullave!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.