AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Çfarë fshihet pas përplasjes fizike mes biznesmenëve të grupit FINMAN: Miliona euro tendera nga shteti dhe beteja për kontrollin e kompanive

by Alb Times
31/05/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Çfarë fshihet pas përplasjes fizike mes biznesmenëve të grupit FINMAN: Miliona euro tendera nga shteti dhe beteja për kontrollin e kompanive
6
SHARES
302
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ortakët e kompanisë “FINMAN”, Idajet Ismailaj dhe nipi i tij, Sokol Agalliu, janë përfshirë në një përplasje të fortë që ka dalë tashmë jashtë dyerve të biznesit familjar dhe ka përfunduar në kallëzime reciproke. Në qendër të konfliktit duket se janë interesat pasurore dhe kontrolli mbi një grup kompanish që shtrijnë aktivitetin në disa prej sektorëve më fitimprurës në vend.

Sokol Agalliu, i cili zotëron 14.5 për qind të aksioneve të kompanisë përmes nënës së tij, akuzon dajën, Idajet Ismailaj, dhe djalin e këtij të fundit se e kanë dhunuar gjatë një mbledhjeje të asamblesë. Nga ana tjetër, edhe pala kundërshtare ka depozituar kallëzim ndaj Agalliut, duke e kthyer konfliktin në një betejë të hapur mes dy degëve të së njëjtës familje.

Në qendër të kësaj historie në dukje si sherr banal familjar ndodhet “FINMAN”, kompania mëmë që kontrollon 11 kompani, mes tyre “Arena Center”, “AOS”, “ASAB”, “Manastiri Resort”, “Albstar” dhe të tjera.

Një vështrim i thjeshtë në të dhënat e Open Procurement dhe Open Data Albania tregon se vetëm “Albstar”, qoftë e vetme apo në bashkëpunim me kompani të tjera, ka siguruar ndër vite kontrata publike me vlera prej miliarda lekësh. Në listën e institucioneve që kanë kontraktuar kompaninë gjenden Autoriteti Rrugor Shqiptar, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, OST, OSSH, Bashkia e Tiranës, si dhe bashkitë e Vlorës dhe Fierit, mes shumë të tjerave.

Por pesha e grupit nuk kufizohet vetëm te tenderat publikë. Emri i “FINMAN” lidhet gjithashtu me projektin e shumëdebatuar në Gjirin e Manastirit, brenda zonës së mbrojtur të Butrintit, një investim që prej kohësh ka ngjallur debate publike dhe kundërshti nga ambientalistët.

Kështu, ndërsa në sipërfaqe kemi një konflikt familjar mes dajës dhe nipit, në sfond qëndron kontrolli mbi një perandori biznesi që prek sektorë strategjikë, nga infrastruktura te turizmi dhe projektet me ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë shqiptare.

Mjafton të shihet lista e kontratave publike të fituara nga “Albstar” për të kuptuar peshën ekonomike të grupit. Mes tyre janë zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë Thanë (Faza VI) me rreth 2.34 miliardë lekë, ndërtimi i segmentit Sheshi Shqiponja–Bulevardi i Ri–Shkozë me afro 1.99 miliardë lekë, ndërtimi i rrugës Kardhiq–Delvinë me rreth 1.78 miliardë lekë, rehabilitimi i rrugës Fushë Arrëz–Reps me rreth 770 milionë lekë dhe rehabilitimi i Lumit Gjanica në Fier me rreth 676 milionë lekë.

Në listë figurojnë gjithashtu parkimi nëntokësor te Sheshi Italia në Tiranë, ndërtimi i godinës 2 në zonën zhvillimore të Kombinatit, projekte energjetike për KESH, OST dhe OSSH, rikualifikime urbane në Vlorë e Fier, si dhe dhjetëra kontrata të tjera të financuara nga buxheti i shtetit.

Për këtë arsye, përplasja mes dajës dhe nipit nuk është thjesht një histori familjare. Ajo zhvillohet në majën e një grupi kompanish që kanë përfituar ndër vite miliona euro fonde publike dhe që mbajnë në duar projekte të rëndësishme infrastrukturore, energjetike dhe turistike në Shqipëri.

Disa nga kontratat kryesore të fituara nga ALB-STAR:

* Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë (Faza VI) – 2.347 miliardë lekë.

* Ndërtimi i segmentit Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri – Shkozë – Urat mbi lumin Tiranë – 1.988 miliardë lekë.

* Ndërtimi i rrugës Kardhiq – Delvinë, Loti 5 – 1.785 miliardë lekë.

* Shtesë kontrate për rrugën Kardhiq – Delvinë, Loti 5 – 332 milionë lekë.

* Rehabilitimi dhe asfaltimi i rrugës Fushë Arrëz – Reps – 770 milionë lekë.

* Rehabilitimi i Lumit Gjanica dhe rikonceptimi i qendrës së Fierit – 676 milionë lekë.

* Hartimi dhe ndërtimi i godinës 2 në zonën zhvillimore “Kombinat” – 415 milionë lekë.

* Parkimi nëntokësor te Sheshi Italia – 336 milionë lekë.

* Blerja e autotransformatorit 300 MVA për OST – 284 milionë lekë.

* Punime mbrojtëse në HEC Koman për KESH – 230 milionë lekë.

* Ndërtimi i Fiderit F8 20 kV në Lushnjë për OSSH – 174 milionë lekë.

* Rikonstruksion urban pranë qendrës së qytetit Vlorë – 149 milionë lekë.

* Ndërtimi i tregut publik të produkteve bujqësore dhe blegtorale në Fier – 45 milionë lekë.

* Punime civile në zonën e minierës së Valiasit – 29 milionë lekë./VNA

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

“Rusia po zgjeron kërcënimet”, Merz paralajmëron Evropën: Synimet e Putinit shkojnë përtej Ukrainës

25/11/2026

Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

25/11/2026

Përplasja Spiropali-Rama, Gjyli: Reagim pas përjashtimit, nuk besoj se mund të krijojë një lëvizje

25/11/2026

As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

25/11/2026

Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

25/11/2026

Kur nuk të mjafton më partia, sepse të mungon karrigia

25/11/2026

“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

25/11/2026

U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

25/11/2026

Nga kryetare Kuvendi te ministre e Jashtme, Lami: Spiropali u katapultua në politikë

25/11/2026

“Flamingove u kanë rënë flatrat”, Leka: Opozita është në krizën e vet

25/11/2026

Aksident tragjik në Dimal, makina përfundon në kanal, humb jetën 67-vjeçari

25/11/2026

NASA e përplasi qëllimisht me asteroidin, ESA publikon imazhet e para të kraterit gjigant në Dimorphos! Test për të mbrojtur…

25/11/2026

Rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit, një tjetër tanker nafte shpërthen në flakë pasi goditi minën detare!

25/11/2026

Tragjedi në Egjipt, çisterna me karburant shpërthen në autostradë, të paktën 30 të vdekur dhe 15 të plagosur! (VIDEO)

25/11/2026

Kryeministri Rama ndan foton familjare dhe pamjet nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel! (VIDEO)

25/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Rusia po zgjeron kërcënimet”, Merz paralajmëron Evropën: Synimet e Putinit shkojnë përtej Ukrainës
  • Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.