• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

6 milionë euro evazion fiskal, Kazazi tenton të mbyllë dosjen me zarfe dhe sekserë, përlau edhe 600 mijë euro tender me letra false

31/05/2026
in Kronikë, Kryesore
6 milionë euro evazion fiskal, Kazazi tenton të mbyllë dosjen me zarfe dhe sekserë, përlau edhe 600 mijë euro tender me letra false

Disa muaj më parë, Drejtoria e Hetimit Tatimor, në bashkëpunim me Task Forcën e Terrenit, zhvilloi një operacion kontrolli në tre kompani blegtorale në Shqipëri, të angazhuara në blerjen dhe shitjen e gjësë së gjallë dhe tregtimin e mishit të freskët, duke konstatuar rreth 10 milionë euro evazion fiskal. Bizneset Kazazi në Kavajë, Hallaçi në Kukës dhe Tafaj në Fier dëshmuan disbalancë mes sasisë së madhe të mishit të blerë dhe shitjeve, pasi tregtimi i produkteve bëhej pa faturë.

Nga administrimi i dokumentacionit ka rezultuar se Kazazi deklaronte më shumë blerje dhe më pak shitje, duke shitur mish pa faturë, duke kryer miliona euro evazion fiskal, me qëllim shmangien e taksave. Sipas konstatimit, vetēm Kazazi kishte kryer 6 milionë euro evazion fiskal, duke shitur mish pa faturë. Në krye të skemës me natyrë kriminale qëndron Vasip Kazazi, administrator dhe bashkëpronar i kompanisë së mishit Kazazi Meat shpk.

Sipas burimeve, Kazazi zbatonte prej vitesh një skemë të konsoliduar të mashtrimit me taksa, ndërsa paratë e përvetësuara dyshohet se i ka pastruar në pasuri të paluajtshme si dhe për të korruptuar zyrtarë publikë, të cilët kanë lejuar evazionin fiskal.

Mafia e mishit Kazai ka kundërshtuar dosjen e Tatimeve, duke apeluar vlerësimin për detyrimin tatimor, ndërsa po lëviz çdo gur për të evituar nga Tatimet një kallëzim penal në Prokurori për skemën e mashtrimit. Shumë operacione të bujshme të Tatimeve kundër evazionit fiskal dhe mashtrimit me TVSH-në janë shfryrë rrugës, pasi subjektet e mashtrimit kanë ndarë një pjesë të parave të vjedhura me segmente të Tatimeve.

Sipas burimeve, Kazazi ka angazhuar sekserë dhe ka bërë oferta korruptive për të rrëzuar në Drejtorinë e Apelimit Tatimore pranë Ministrinë e Financave. Për të ndikuar në Drejtorinë e Apelitmit, Kazazi ka nisur të ekspozohet edhe në krah të politikanëve të caktuar, duke reklamuar biznesin e tij të mishit, shndërruar në fabrikë mashtrimi, falsifikimi dhe krimi ekonomik.

600 mijë euro tender me letra false

Vasip Kazazi, administrator dhe bashkëpronar i kompanisë së mishit Kazazi Meat shpk, kompanisë së skeduar për evazion fiskal miliona euro, ka përlarë një tender me vlerë 600 mijë euro për furnizimin me mish viçi dhe mish pule të kopshteve dhe çerdheve të Tiranës, me dokumente false. Në vend që të jepte llogari para drejtësisë për miliona euro vjedhje përmes mashtrimit me taksa, Kazazi e ka fituar tenderin paraprakisht përmes një oferte më të ulët se çmimi limit, me qëllim për të mashtruar gjatë zbatimit të kontratës, si dhe duke dorëzuar dokumente false për plotësimin e kritereve të shpallura.

Prapaskena mëson se Kazazi ka dorëzuar disa certifikata që nuk i posedon, por i ka falsifikuar me qëllim për t’u kualifikuar si operator i sukseshëm. Në vend që të përjashtohej nga tenderat dhe të referohej për mashtrim në Prokurori, autoriteti kontraktor ka shpallur fitues Vasip Kazazin.

Nga ana tjetër, Kazazi pretendon se do të furnizojë kopshtet dhe çerdhet me mish viçi me kosto 7.5 euro 1 kg, ndërkohë që 1 kg mish viçi kushton mbi 10 euro, madje deri në 15 euro. Ku do t’a gjejë Kazazi mishin me viçit me 7.5 euro kg për fëmijët? Nëse KPP nuk e anulon këtë tender, Kazazi pritet të operojë si me kontrata të tjera me institucionet publike, ku do furnizojë kopshtet dhe çerdhet me mish lope skarco në vend të mishit të viçit që parashikohet në kontratë.

AKU, Krimi Ekonomik dhe Prokuroria duhet të monitorojnë këtë tender si dhe kontratën e mundshme mes kopshteve dhe çerdheve me kompaninë problematike Kazazi Meat shpk. Ndërkaq, sa i takon mishit të pulës, Vasip Kazazi pretendon se do të furnizohet nga kompania CHICKEN FARM ALBANIA SH.P.K e Kol Meqemesë, një subjekt gjithashtu i denoncuar se ka sjellë në Shqipëri produkte të kontaminuara me virusin “Listeria”.

Kazai nënkontraktor i Gentian Sharrës, anëtarit të bandës së Talo Çelës

Kompania Kazazi-Meat shpk rezulton nënkontraktore dhe derivat i zonjës Olta Sharra, bashkëshortja e Gentian Sharrës, anëtar i bandës kriminale të Talo Çelës. Me anë të gruas së tij, Olta Sharra si person fizik me nipt: L32517203Q, grabitësi i Rinasit, Gentian Sharra, i arrestur nga SPAK, ka marrë mbi 14 milionë USD tendera nga Bashkia Elbasan, Librazhd, Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara në Ministrinë e Brendshme, Spitali Psikiatrit i Elbasanit etj., për furnizim me mish të enteve publike.

Pasi përfitonte tenderin me ndërhyrjen e një deputeti, Gentian Sharra kontraktonte vëllezërit Vasip dhe Jeti Kazai për furnizimin me mish të institucioneve publike. Lidhja mes tyre është zbuluar gjatë hetimit pasuror nga SPAK i supergrabitësit Gentian Sharra, ku iu sekustrua një pasuri me vlerë 5 milionë euro. Krahas aktivitetit kriminal të grabitjeve me dhunë, Sharra përlante tenderat me pazar në tavolinë dhe me ofertë gati sa fondi limit, ndërsa kontratat i zbatonte Kazazi.

Fondet e BE për bujqësinë

Kazazi ka përfituar në vijimësi mbështetje me fondet e bujqësisë nga AZHBR, nën hetim nga SPAK për korrupsion me paratë publike dhe paratë e Bashkimit Evropian për bujqësinë. (Hetimet pritet të çojnë në arrestimin e Frida Krifcës dhe disa zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të AZHBR dhe Ministrisë së Bujqësisë).

172 mijë euro ka përfituar me një dorë të vetme Kazazi Meat shpk nga fondet e BE-së për bujqësisë përmes AZHBR, një nga agjensitë më të lakuara dhe të denoncuara për afera korruptive në Shqipëri. 171 mijë euro ka përfituar Kazazi në një tjetër rast nga programi mbështetës IPARD për përpunimin e mishit.

Nuk ka të dhëna që Kazazi Meat shpk të ketë mashtruar me investimet për të cilat ka përfituar fondet, por kompania bazuar në konstatimin e administratës tatimore, për vite me radhë, është përfshirë në krime ekonomike.

Më të lexuarat

  • Tepsia 6-milionëshe e Startup Albania/ Ibrahimaj dhe Ymeri shtojnë 55 fitues në heshtje; dalin bizneset e reja, pjesë e rrethit të pazareve

    Tepsia 6-milionëshe e Startup Albania/ Ibrahimaj dhe Ymeri shtojnë 55 fitues në heshtje; dalin bizneset e reja, pjesë e rrethit të pazareve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sali Berisha kërkon të ripërtërijë PD-në me Tik-Tok dhe AI!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ftoi nipin në ditëlindjen e gruas, ai largohet nga festa dhe i vjedh xhaxhait në shtëpi 27 mln lekë e bizhuteri në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I përkëdhelte fëmijët, më pas u merrte jetën, vdes prapa hekurave ‘Kasapi i Bosnjës’, Ratko Mlladiç!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Plas grushti në protestë, Sali Lushaj përfshihet në një përplasje fizike me Dritan Goxhajn

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndahet nga jeta Dolly Parton

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ado arrestohet Salillari nga SPAK? Pas Lulzimit për ndërtimet pa leje oligarku tenton t’i faturojë burgun Bledar Starovës për aferat e tij me tendera, lidhja me ‘merimangën’ Entela Çano

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Andi Tepelena i ‘Flamingove’ përlau qindra mijëra euro nga Soros dhe BE me OJF-në e errët Art Kontakt, financime edhe nga Ministria e Kulturës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %, zgjedhjet konfirmuan mashtrimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!