• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Dhëndri i Berishës kërkon t’i njihen meritat për shfaqjen e një ariu në Parkun e Prespës. ‘Disidenti i djathit’ plan për të përfituar kulla të tjera nga qeveria Rama?

29/05/2026
in Kryesore, Politikë
Dhëndri i Berishës kërkon t’i njihen meritat për shfaqjen e një ariu në Parkun e Prespës. ‘Disidenti i djathit’ plan për të përfituar kulla të tjera nga qeveria Rama?

I pandehur për korrupsion dhe pastrim parash, dhëndri zëhollë i Sali Berishës, mjedisori me 19 kulla, Jamarbër Malltezi, duket se kërkon t’i njihen meritat për shfaqjen e një ariu të murrmë në Parkun Kombëtar të Prespës. Malltezi shkruan se në vitin 1999 i ka kërkuar ish kryeministrit Pandeli Majko për shpalljen e kësaj zone të degraduar Park Kombëtar dhe tashmë pas 27 vitesh parku është pyllëzuar, madje është shfaqur edhe një ari i murrmë falë kontributit, vizionit dhe dashurisë për mjedisin të dhëndrit zëhollë, i cili sipas dosje së SPAK përfaqëson linjën kryesore të korrupsionit të Sali Berishës.

Pas vetëshpalljes si disident legjendar i regjimit komunist pasi refuzonte të hante djathë, Jamarbër Malltezi kërkon të vizatohet edhe si njeri i natyrës. Shfaqjen e ariut të murrmë në Parkun Kombëtar falë letrës së tij historike në 1999, dhëndri i Berishës duket se mund t’a përdorë për t’i kërkuar kryeministrit Edi Rama leje për të hapur ndonjë kantier të ri ndërtimi përmes ortakut të tij Fatmir Bekatashi, i cili po zgjeron perandorinë e betonit nëpër Tiranë.

“Ariu i murrmë rishfaqet në Parkun Kombëtar të Prespës. Në vitin 1999 mbaj mend që hartova nje letër drejtuar ish kryeministrit të kohës Pandeli Majko ku i bëja thirrje që të shpallet Prespa Park Kombëtar, jo se plotësonte kushtet e kohës se ishte degraduar shumë keq, por se (1) pjesa greke dhe maqedonase ishin asokohe Park Kombetar dhe ishte vazhdim i të njejtit habitat dhe (2) fotot e hershme të viteve 1960 tregonin qe kish qene pyll i dendur dhe habitat shumë i mire që ishte shpyllëzuar brutalisht ne vitet 1960-1970 fillimisht pse ishin zone kufitare e më pas për të hap toka buke (ide e cmendur) por që nëse lihej e patrazuar ekologjia mund të rikuperonte brenda 20-30 vitesh. Majko e pat shpallur Park Kombetar ne 1999. Me pas ne 2000 ose 2001 Meidani ishte prezent ne shpalljen e Parkut 3-lateral ne Prespe me presidentet e Greqise dhe FYROM asokohe. GEF/SGP në 1999 dha një grant të vogël rreth 10,000 usd për shoqatën e drejtuar nga ing. Stavri Pllaha për të bërë cungime dhe gardhishte në Goricë të Vogël për të rivitalizuar pyllin dhe për ta ruajtur për 4-5 vitet e para pyllin nga dhitë. Gezohem kur shoh që pylli është rigjeneruar dhe habitati po bëhet sërisht i përshtatshëm për gjitarët e mëdhenj. Problem madhor aty mbetet dëmtimi i liqenit të prespës së vogël që është mbathur me aluvione se komunistët në vitet 1960-1970 devijuan degë të lumit Devoll plot aluvione që të derdhej në prespën e vpgël gjatë dimrit me idenë e çmemdur për ta përdorur në verë për ujitje. Kthimi i liqenit karstik në rezervuar të rëndomtë pa ditur që prespa e vogël komunikonte me të madhen dhe aluvionet mbyllën kanalet karstike mijëra vjeçare. Tani prespa e vogël është kthyer në kallamishte“, shkruan Malltezi.

Perandoria e betonit

Historia e ndërtuesit Fatmir Bektashi po kthehet në simbolin më të fortë të hipokrizisë politike mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. Ndërsa SPAK ka ngritur dy dosje të rënda ku emri i Bektashit del i përfshirë për korrupsion dhe pastrim parash, qeveria vijon ta shpërblejë me leje ndërtimi dhe projekte miliona eurosh në zemër të Tiranës dhe zonave më të lakmuara të vendit.

Bektashi, i njohur si njeriu i afërt i dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, rezulton sot një nga ndërtuesit më të favorizuar në Shqipëri. Ironikisht, pasi shpërtheu skandali i dosjes “Partizani”, kompania e tij “Kontakt” nuk u tkurr, por nisi ofensivën më të madhe të ndërtimeve.

Fillimisht u lançua projekti “Kaimi”, më pas “Kadiu”, ku pallatet tashmë janë drejt përfundimit. Më tej erdhi shtrirja në Drilon, ndërsa në Farkë po ndërtohen rreth 800 apartamente të reja, përveç dhjetëra vilave të kompleksit “Aba”. Në të njëjtën kohë, Bektashi ka shtrirë tentakulat edhe në Dajt me rezidencën “Oxa”. Por oreksi nuk ndalet këtu. Së fundmi kompania “Kontakt” ka shpallur një tjetër mega-projekt pranë Unazës së Madhe në Tiranë, me emrin “Naya”, një kompleks me kuba gjigantë betoni që pritet të zaptojë një tjetër hapësirë të kryeqytetit.

Ortakëria me Jamarbër Malltezin

Format e operimit me ish Klubin Partizani dhe në Drilon, ngre dyshime të forta se Jamarbër Malltezi mund të jetë pronar faktik i kompanisë Kontakt shpk. Se si Malltezi i tërheq përfitimet nga kompanitë e Bektashit e ka treguar dosje e SPAK; Me kontrata të paregjistruara, për shërbime konsulence dhe kontribut patriotik. Gjithsesi Fatmir Bektashi i Kontakt dhe Jamarbër Malltezi janë të lidhur ligjërisht në ortakëri. Fatmir Bekteshi është pronar me 100 % të aksioneve dhe administrator i kompanisë Kontakt.

Kompania Kontakt me pronar në letra Fatmir Bektashin ka në pronësi bashkimin e kompanive Kontakt shpk & Magnet Imo shpk. Jamarbër Malltezi, nën akuzë nga SPAK bashkë me Bektashin për korrupsion dhe pastrim parash, është pronar me 50 % të aksioneve në kompaninë Kontakt shpk & Magnet Imo shpk.

Jamarbër Malltezi ishte trashëgimtar i pretenduar i 113 m2 tokë te ish Klubi Partizani. Nënshkroi një marrëveshje me pronarët e tjerë të pretenduar duke u kërkuar përqindje. Më pas angazhohet Sali Berisha, i cili përdor qeverinë dhe çdo degë të shtetit duke u kthyer (tjetërsuar) pronën publike, mbi të cilën dhëndri ngriti 19 kulla.

Jamarbër Malltezi rezulton përfitues i korrupsionit të vjehrrit të tij Sali Berisha. Për shembull, Berisha bëri në qeveri VKM-në për hidrocentralin e Ashtës, nga ana tjetër HEC Ashta i paguan Jamarbër Malltezit 81 mijë euro. Berisha bën VKM për Mati Hidropower Plant, i cili i paguan Malltezit 30 mijë euro. Irene Acqua Gas Albania Brunch në vitin 2009 merr dy projekte në dorëzim në Golem dhe në Tiranë lidhur me shërbimet e integruara të ujit dhe të shpërndarjes së gazit. Më pas, subjekti i jep Argita Berishës nga 8 mijë euro në muaj, kamufluar me marrjen me qira të një apartamenti.

Më të lexuarat

  • Tepsia 6-milionëshe e Startup Albania/ Ibrahimaj dhe Ymeri shtojnë 55 fitues në heshtje; dalin bizneset e reja, pjesë e rrethit të pazareve

    Tepsia 6-milionëshe e Startup Albania/ Ibrahimaj dhe Ymeri shtojnë 55 fitues në heshtje; dalin bizneset e reja, pjesë e rrethit të pazareve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sali Berisha kërkon të ripërtërijë PD-në me Tik-Tok dhe AI!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ftoi nipin në ditëlindjen e gruas, ai largohet nga festa dhe i vjedh xhaxhait në shtëpi 27 mln lekë e bizhuteri në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I përkëdhelte fëmijët, më pas u merrte jetën, vdes prapa hekurave ‘Kasapi i Bosnjës’, Ratko Mlladiç!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Plas grushti në protestë, Sali Lushaj përfshihet në një përplasje fizike me Dritan Goxhajn

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndahet nga jeta Dolly Parton

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ado arrestohet Salillari nga SPAK? Pas Lulzimit për ndërtimet pa leje oligarku tenton t’i faturojë burgun Bledar Starovës për aferat e tij me tendera, lidhja me ‘merimangën’ Entela Çano

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Andi Tepelena i ‘Flamingove’ përlau qindra mijëra euro nga Soros dhe BE me OJF-në e errët Art Kontakt, financime edhe nga Ministria e Kulturës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %, zgjedhjet konfirmuan mashtrimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!