• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Dokumenti/ 7 vjet në dosjet e Antikrimit për drogë e kontrabandë: Si u bë gjyqtar Gentian Luigj Marku?

29/05/2026
in Kronikë, Kryesore
Dokumenti/ 7 vjet në dosjet e Antikrimit për drogë e kontrabandë: Si u bë gjyqtar Gentian Luigj Marku?

Raport-Vendimi Nr. 505, datë 28 janar 2022, për vettingun e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Gentian Luigj Marku, ka shumë probleme të figurës, integritetit, arsimimit dhe përfshirjes në aktivitete kriminale e pasuri të pajustifikuara.

Referuar provave të zbuluara nga hetimi, gjyqtari Gentian Marku, përveçse duhej të ishte përjashtuar nga sistemi i drejtësisë, duhej të kallëzohej penalisht dhe të përballej me SPAK-un e Gjykatën e Posaçme, si disa kolegë të tij që janë përjashtuar për një përshëndetje me personazhe të krimit e 1000 euro të pajustifikuara.

Por Komisioni i Vettingut i shkallës së parë, i përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Firdes Shuli, e la në detyrë, madje gjyqtari Gentian Marku i gjeti “telat” dhe Komisionerit Publik për të mos e ankimuar vendimin në Komisionin e Apelit.

Një nga gjetjet gjatë hetimit është fakti që gjyqtari Gentian Luigj Marku nuk deklaroi se me çfarë punësh është marrë gjatë viteve 2005-2012, pas marrjes së diplomës false për “Jurist” në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Por gjatë kësaj periudhe të fshehur në formular, gjyqtari Gentian Marku figuron në raportet e Antikrimit e SHISH, i skeduar si subjekt për “punë të pista” në Lezhë, Shëngjin, Laç e Tiranë.

Ai ka deklaruar se gjatë periudhës shtator 2005 – shtator 2012 ka punuar tokat dhe ka shitur perime në fshatin Blinisht të Lezhës dhe ka fituar miliona lekë, por pa u regjistruar në Tatime.

Dokumenti/  7 vjet në dosjet e Antikrimit për drogë e

Ndërsa agjencitë gjurmuese të Antikrimit e kanë skeduar si të përfshirë në veprimtari të paligjshme pastrimi parash, kontrabandë, bledhje makinash dhe bashkëpunim me grupe trafikimi droge, madje dhe trafikim klandestinësh deri në tetor 2010, kur u hoqën vizat.

Këto të dhëna, Komisioni i Vettingut i zbuloi, por nuk i pasqyroi në dosjen e gjyqtarit Gentian Marku, duke u bërë palë në fshehjen e aktivitetit gjatë viteve 2005-2012, me justifikimin se ka punuar tokat dhe ka shitur perime ilegalisht, kur sipas ligjit quhet “Fshehje aktiviteti” dhe ai duhej përjashtuar nga sistemi i drejtësisë.

Në muajin tetor 2012, kur ishte 32 vjeç, pas 7 vitesh fshehje aktiviteti punësh të pista që i përkasin botës së krimit, Gentian Marku filloi studimet në Shkollën e Magjistratës.

U pranua pa konkurrim, pa iu verifikuar diploma e maturës, diploma e juristit, vendet e punësimit, ngaqë ishte 32 vjeç, dhe figura penale; ndërsa pas 3 vitesh studime u bë gjyqtar në Pukë, Lezhë e Shkodër, dhe prej 10 muajsh është gjyqtar xhambaz ekzemplar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ku ka gjykuar dhe gjykon krimet.

Më parë “Pamfleti” publikoi dhe skandalin që gjyqtari Gentian Marku ka deklaruar se 1 vit studime 2001-2002, nga 4 vite studime me kohë të plotë për “Jurist” në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, ai e paska kryer kur ishte emigrant në Itali.

Edhe këtë mashtrim e falsifikim, që provon se arsimimi dhe diploma e tij janë në shkelje të ligjit dhe të pavlefshme, Komisioni i Vettingut dhe Komisioneri Publik e kaluan në heshtje, për arsye që i dinë ata. Kaq edhe për sot.

Më të lexuarat

  • Tepsia 6-milionëshe e Startup Albania/ Ibrahimaj dhe Ymeri shtojnë 55 fitues në heshtje; dalin bizneset e reja, pjesë e rrethit të pazareve

    Tepsia 6-milionëshe e Startup Albania/ Ibrahimaj dhe Ymeri shtojnë 55 fitues në heshtje; dalin bizneset e reja, pjesë e rrethit të pazareve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sali Berisha kërkon të ripërtërijë PD-në me Tik-Tok dhe AI!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ftoi nipin në ditëlindjen e gruas, ai largohet nga festa dhe i vjedh xhaxhait në shtëpi 27 mln lekë e bizhuteri në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I përkëdhelte fëmijët, më pas u merrte jetën, vdes prapa hekurave ‘Kasapi i Bosnjës’, Ratko Mlladiç!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Plas grushti në protestë, Sali Lushaj përfshihet në një përplasje fizike me Dritan Goxhajn

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndahet nga jeta Dolly Parton

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ado arrestohet Salillari nga SPAK? Pas Lulzimit për ndërtimet pa leje oligarku tenton t’i faturojë burgun Bledar Starovës për aferat e tij me tendera, lidhja me ‘merimangën’ Entela Çano

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Andi Tepelena i ‘Flamingove’ përlau qindra mijëra euro nga Soros dhe BE me OJF-në e errët Art Kontakt, financime edhe nga Ministria e Kulturës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %, zgjedhjet konfirmuan mashtrimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!