• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Hetimet për 21 Janarin, familja e Aleks Nikës letër Gonzatos: Veprimet e SPAK janë të ngadalta

28/05/2026
in Kryesore, Politikë
Hetimet për 21 Janarin, familja e Aleks Nikës letër Gonzatos: Veprimet e SPAK janë të ngadalta

Xhaxhai dhe bashkëshortja e Aleks Nikës një prej viktimave të 21 Janarit i kanë dërguar një letër të hapur me nota të forta shqetësimi kreut të delegacionit të BE në Tiranë Silvio Gozato.

Në këtë letër disponuar nga  gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, familja Nika thotë se pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh nuk po shohim asnjë përparim për hetimin e kësaj vrasjeje mizore.

“Kaluan muaj e muaj, u bënë 3 vite qëkurse SPAK nisi zyrtarisht hetimet. Për habinë tonë, me  përjashtim të pak lajmeve rutinë për thirrjen e disa  dëshmitarëve, nuk shohim të ketë patur veprime të tjera  për rivlerësim të fakteve të njohura, për zbulimin e  fakteve të reja  siç janë ato që kanë lidhje të drejtpërdrejta me vrasjen e Aleks Nikës.

Me keqardhje të madhe, por edhe me indinjatë legjitime  kemi konstatuar se në SPAK kanë bezdi  për t’u marrë me 21 Janarin. Përpjekja jonë e mundimshme pranë Gjykatës së Strasburgut për ta risjellë çështjen në Shqipëri me emrin e vërtetë- vrasje shtetërore-, nuk po gjen  të njëjtin reagim në institucionin më të lartë të hetimit që ka marrë detyrë nga  Gjykata  e Lartë e Republikës së Shqipërisë të hetojë  zinxhirin komandues dhe urdhërues të vrasjeve në bulevard”.

Veprimet  e SPAK  janë të ngadalta,  kur duhet të ishin ofensive theksohet në letrën hapur të familjes Nika në adresë të ambasadorit Gonzato të cilit i kërkojnë të takohen.

Letra e plotë disponuar nga Top Channel:

Letër e hapur drejtuar

Kreut të Delegacionit të Bashkimit Evropian

Lezhë, më 25/05/2026

Z. SILVIO GONZATO

Ne që po ju shkruajmë jemi banorë të Lezhës, qytetarë të një vendi që aspiron të bëhet pjesë e familjes evropiane.

Quhemi Mark Nika dhe Rajmonda Nika, përkatësisht xhaxhai dhe bashkëshortja e Aleks Nikës, djali i vetëm i familjes që u vra më 21 Janar 2011 nga Garda e Republikës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë selisë së Kryeministrisë, duke lënë dy vajza të mitura jetime.

Një jetë e humbur në lulen e moshës, vetëm se po ushtronte një të drejtë demokratike dhe ligjore për të protestuar kundër një skandali qeveritar, ka qenë dhe mbetet një gjëmë e madhe për familjen tonë. Bashkuar me tre të vrarët e tjerë dhe dhjetra të plagosurit e asaj dite në bulevard, ka qenë dhe mbetet një krim shtetëror, një plagë e hapur jo vetëm për familjarët, por për mbarë shoqërinë shqiptare.

Sepse, i nderuar Ambasador, pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh nuk po shohim asnjë përparim për hetimin e kësaj vrasjeje mizore. Drejtësia për vrasjen e Aleksit dhe për të vrarët e tjerë nuk u bë. Vazhdon të mos bëhet. Në vlerësimin tonë, së paku për këto vrasje, drejtësia ishte dhe mbetet sot e kësaj dite e gjunjëzuar para politikës.

Prokurorët e shtetit, të vetëdijshëm për krimin, ulin kokën dhe injoruan në vijimësi zhdukjen e provave. Hetimeve për vrasjen e Aleksit iu shmangën për vite e vite me lloj-lloj justifikimesh e zvarritjesh pa asnjë bazë ligjore dhe faktike. Zero shpresë për ne për të gjetur sadopak paqe.

Përballë kësaj situate të tmerrshme, ne si familje vazhduam përpjekjet me vendosmëri. Iu drejtuam Gjykatës së Strasburgut, pritëm me durim përgjigjen e kësaj gjykate të nderuar, e cila, me vendim, i kualifikoi vrasjen e Aleks Nikës dhe tre protestuesve të tjerë si vrasje shtetërore. Pas kësaj, edhe Gjykata e Lartë e Shqipërisë njohu përcaktimin si krim shtetëror të vrasjeve dhe plagosjeve të 21 Janarit dhe ngarkoi prokurorinë e posaçme, SPAK-un, për të hetuar çështjen me themel, me përparësi vrasjen e Aleksit, mbetur pa autor.

U mbushëm me shpresë se drejtësia do të bëhej më në fund.

Kaluan muaj e muaj, u bënë 3 vite qëkurse SPAK nisi zyrtarisht hetimet. Për habinë tonë, me përjashtim të pak lajmeve rutinë për thirrjen e disa dëshmitarëve, nuk shohim të ketë pasur veprime të tjera për rivlerësim të fakteve të njohura, për zbulimin e fakteve të reja, siç janë ato që kanë lidhje të drejtpërdrejta me vrasjen e Aleks Nikës.

Me keqardhje të madhe, por edhe me indinjatë legjitime, kemi konstatuar se në SPAK kanë bezdi për t’u marrë me 21 Janarin. Përpjekja jonë e mundimshme pranë Gjykatës së Strasburgut për ta risjellë çështjen në Shqipëri me emrin e vërtetë – vrasje shtetërore – nuk po gjen të njëjtin reagim në institucionin më të lartë të hetimit, që ka marrë detyrë nga Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë të hetojë zinxhirin komandues dhe urdhërues të vrasjeve në bulevard.

Veprimet e SPAK janë të ngadalta, kur duhet të ishin ofensive.

Si për të zbardhur e ndëshkuar krimin shtetëror, që ka lindur i zbardhur, para kamerave. Si për të përmbushur një akt drejtësie që nuk na përket vetëm ne si familje, por mbarë publikut shqiptar, sepse vrasjet shtetërore të pazbardhura e të pandëshkuara janë vrasje që vazhdojnë për gjithë shoqërinë.

Si për të na dhënë sadopak satisfaksion për pritjen tonë të gjatë.

Dosja tragjike ulëret për drejtësi.

I nderuar Ambasador,

Rreth kësaj tragjedie dhe hetimit të kësaj çështjeje kemi shumë gjëra për të thënë, por në pamundësi për t’i trajtuar në këtë letër, do t’ju kërkonim, brenda mundësive dhe etikës diplomatike, të na mundësoni një takim në një kohë të përshtatshme.

Me shpresë se do ta merrni parasysh kërkesën tonë, ju përcjellim konsideratën tonë më të lartë për ju.

Më të lexuarat

  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %

    Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndahet nga jeta Dolly Parton

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ado arrestohet Salillari nga SPAK? Pas Lulzimit për ndërtimet pa leje oligarku tenton t’i faturojë burgun Bledar Starovës për aferat e tij me tendera, lidhja me ‘merimangën’ Entela Çano

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Andi Tepelena i ‘Flamingove’ përlau qindra mijëra euro nga Soros dhe BE me OJF-në e errët Art Kontakt, financime edhe nga Ministria e Kulturës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %, zgjedhjet konfirmuan mashtrimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është presidentja sllovene një spiune e Moskës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga radikalizimi islamik te komprometimi i Kurtit, si BIA serbe tentoi të destabilizonte Kosovën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mundet SHBA ta “mbysë” ekonomikisht Iranin pa prekur Kinën? Basti i madh i Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga postet në qeverinë “Berisha” te Rilindja, si i ngjiti shkallët e karrierës burri i Manastirliut dhe misteri i 200 mijë eurove

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin; gjykata e lë në burg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!