• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Arlinda Pogaj i jep tendera burrit të saj Edigen Pogaj, skema korruptive 5D që sfidon SPAK-un

26/05/2026
in Kronikë, Kryesore
Arlinda Pogaj i jep tendera burrit të saj Edigen Pogaj, skema korruptive 5D që sfidon SPAK-un

rejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Alrinda Pogaj, e cila tashmë ka marrë në dorë edhe tenderat e AKSHI-t, po zbaton një skemë korrupsioni të natyrës 5D, duke firmosur tendera për bashkëshortin e saj, Edigen Pogaj, i cili vepron si sekser mes OBP dhe një rrethi biznesmenësh që përfitojnë tendera me pazar në tavolinë nga OBP. Krahas skemës klasike të diktimit të tenderave për kompanitë klienteliste në këmbim të 20-30 % të vlerës, zonja Pogaj po aplikon edhe skemën e tipit 5D, duke firmosur tendera për vete, përmes një kompanie me pronar faktik bashkëshortin e saj, por në letra në emrin e një prestanome.

(Edigen Pogaj)

Bëhet fjalë për kompaninë Ouen shpk me pronar në letra Mehmet Hilaj. Evidenca dhe rrethana faktike tregojnë se Hilaj është prestanome i Edigen Pogajt, i cili i finalizon pazaret me tendera në dy lokacione të Tiranë, pranë qendrës dhe në Rrugën Myslym Shyri, ku edhe është vëzhguar dhe monitoruar nga agjentë të organeve ligjzbatuese. Letrat e tenderave, si të kompanisë Shpresa AL shpk, ashtu edhe të kompanisë Ouen shpk, i kopsit Edigen Pogaj.

Arlinda Pogaj nuk firmos tendera drejtëpërdrejt për kompaninë Shpresa al, pasi pranë saj punon bashkëshorti i saj, Edigen Pogaj. Zonja Pogaj firmos tendera për kompaninë Ouen shpk, pas të cilës kamuflohet bashkëshorti i saj, Edigen Pogaj. Ky i fundit, përmes një numri telefoni të huaj, u telefonon, cakton takime dhe bën pazare për tendera me disa pronarë kompanish, të cilët marrin me paracaktim tendera nga OBP. Në vijim do të publikojmë mesazhe, telefonata dhe biseda të Edigen Pogajt me disa prej biznesmenëve, të cilët kanë përfituar dhjetëra milionë euro nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara me në krye Arlinda Pogaj, personazhin kyç brenda OBP që manipulon procedurat tenderuese si dhe një lidhje të hershme korruptive në Ministrinë e Brendshme.

Afera e fundit korruptive, qepen kriteret e tenderit për Mond Shahinin

Operatori i Blerjeve të Përqendruara me në krye Arlinda Pogaj zhvilloi një tender me vlerë 359 milionë lekë ose 3.7 milionë euro për blerjen e automjeteve për Policinë e Shtetit, duke hartuar kriteret që i përshtaten kompanisë së Edmond Shahinit, Edmond Shahini, i njohur si Edi i Mektrin Motors, përfaqësues i Land Rover dhe Volvo në Shqipëri.

Sipas dokumentave, përmes këtij tenderi OBP do të blejë 76 automjete SUV për forcat e policisë, nga të cilat 20 automjete 4×4 dhe 56 automjete të tjera 2×4.

Këto në foton më poshtë janë specifikimet teknike të vendosura për 20 automjetet 4×4.

Farsë? Tenderi 3.7 mln Euro për makinat e Policisë... me kritere

Specifikimet për automjetet 

Për dikë që nuk ka njohuri për industrinë automotive, përmesat e vendosura në dokumentat e tenderit ngjajnë thjesht disa numra të zakonshëm.

Por këto përmasa plotësohen vetëm nga lloj automjeti. Ai është Land Rover Defender, automjeti i cili në Shqipëri tregtohet ekskluzivisht nga kompania e familjes së kryebashkiakes së Durrësit, Emirjana Sako.

Dhe meqë kryeministri e ka shumë qejf inteligjencën artificiale, kjo është përgjigja e saj kur pyet se cila nga Suv-et i plotëson kriteret e vendosura në tenderin për automjetet e policisë së shtetit.

Farsë? Tenderi 3.7 mln Euro për makinat e Policisë... me kritere

Pergjigja e IA se cila suv i ploteson kriteret

“Land Rover Defender 110 (D300/D350 Diesel) është modeli që përmbush kërkesat për lartësi, gjerësi, distancë nga aksi i rrotave, lartësi nga toka dhe efikasitet të karburantit, ndërsa gjatësia e tij (4,758 mm) është brenda maksimumit tuaj prej 5,050 mm,” thotë inteligjenca për kriteret e vendosura në tenderin e një vendi që sipas kryeministrit ja kalon Gjermanisë dhe Suedisë për ndërshmëri.

Qepja e kostumit slim fit në tenderin për automjetet e policisë së shtetit është aq flagrante saqë distanca mes akseve kërkohet minimalisht 3000 mm, kurse gjatësia totale e mjetit kërkohet maksimalisht 5050 mm.

Nuk dihet nëse specifikimet teknike të tenderit i ka hartuar vetë policia e shtetit apo Operatori i Blerjeve të Përqendruara. Por ky kostum është një vepër penale në flagrancë se si hajdutët e Rilindjes vjedhin tenderat. Tani mjafton vetëm që prokuroria të sekuestrojë dokumentat e tenderit dhe të çojë autorët para ligjit.

Më të lexuarat

  • Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Migena Schroeder pastron paratë e aferave të AKSHI-it me kulla në Kosovë, Gerond Meçe i kaloi qindra mijëra euro ‘gjermanes’ në llogari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sonte koncerti i Kanye West, Rama publikon pamjet e stadiumit të përfunduar: Marketing global për Shqipërinë, anulimi do na turpëronte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!