• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Grupi i Kamberit e Kastratit pastronin paratë në Shqipëri, ja lista e 23 pasuri të sekuestruara nga veriu në jug në pronësi të familjarëve

26/05/2026
in Kronikë, Kryesore
Grupi i Kamberit e Kastratit pastronin paratë në Shqipëri, ja lista e 23 pasuri të sekuestruara nga veriu në jug në pronësi të familjarëve

Igli Kamberi dhe Ergys Kastrati njihen si dy prej personazheve kryesore të grupit kriminal që u shkatërrua pas një hetimi të përbashkët të SPAKdhe antimafies italiane. Kamberi konsiderohet kreu i grupit kriminal në fushën e pastrimit të parave. Autoritetet italiane, përveç vrasjes së një berberi 24-vjeçar në Itali, e akuzojnë edhe për episode të tjera, ruajtjen e 24 kilogramëve drogë në blloqe në një garazh në zonën industriale të Barlettës, në bashkëpunim me dy italianë, apo edhe për posedim të 11 kilogramëve kokainë, e sekuestruar dhjetorin e kaluar.

Personazh tjetër i rëndësishëm i grupit është Ergys Kastrati alias alias Bishja. Ai rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej dy vitesh, si nga autoritetet shqiptare ashtu edhe ato italiane. Forcat speciale e kanë prangosur në një prej rezidencave luksoze të kryeqytetit, afër TEG

Të dyve por edhe anëtarëve të tjerë të grupit, apo të të lidhurve me ta i janë sekuestruar plot 23 pasuri, me vlerë miliona euro. Mes pasurive të sekuestruara me vendim të Gjykatës së Posaçme pas kërkesës së prokurorëve të SPAK, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, rezultojnë katër biznese, 680 mijë euro cash, 8 llogari bankare dhe 10 automjete.

Numri më i madh i pasurive janë në emër të një personazhi me emrin Bardhok Gjergji, lidhja e të cilit me grupin është ende e paqartë. Gjergjit i është sekuestruar  biznesi i tij i shitjes dhe dhënies me qira të makinave, “AUTO REND & SELL – ALBANIA”, të gjitha kuotat, aksionet dhe asetet e kësaj shoqërie tregtare, të krijuar që në vitin 2017. Bashkë më biznesin Bardhok Gjergjit i janë sekuestruar edhe 5 makina të markave të ndryshme dhe një llogari bankare.

Vetë kreut të grupit Igli Kamberi i është sekuestruar një biznes në emrin e tij, restorant dhe shërbim katering, i hapur në gusht 2024 me adresë në Kashar Tiranë.

Dy llogari bankare të vendosura në sekuestro preventive i përkasin bashkëshortes së Igli Kamberit, Nevila Kamberi dhe së ëmës së saj, Dituri Buzi. Ndërsa të atit, Fatos Buzi iu sekuestrua një biznes me emër “Fermer Fatos Buzi”, për prodhimin e fruta perimeve në Mbrostar të Fierit.

Edhe bashkëshortes së Ergys Kastratit, Desmira Ceco, i janë bllokuar dy llogari bankare. Ndërkohë që pasuritë e tjera të bllokuara janë në emër të personazheve të tjerë, ende e pazbuluar lidhja me grupin. Bëhet fjalë për dy llogari bankare në emër të Saimir Pirrës, si edhe një automjet i tij,  2 llogari bankare në emër të Sokol Fusha, një biznes dhe një llogari bankare në emër të Lefter Nelaj, si dhe dy automjete të Edi Brahajt. Administratori i biznesit të Nelajt, një kompani ndërtimi në Laç, rezulton pronari i kompanisë së dhënies me qira të automjeteve Bardhok Gjergji.

Lefter Nelajt, një 53 vjeçar nga Fushë Miloti, i është vendosur në sekuestro edhe shuma e parave prej 680,595 euro që iu zbulua më 14 nëntor 2024, teksa po tentonte ta fuste në Shqipëri përmes pikës kufitare të Muriqanit në Shkodër.

Sekuestrimi i pasurive zbulon një fakt interesant për të gjithë grupin, shpërndarjen në një territor të gjerë të vendit me biznese, nga jugu në veri, me qëllim pastrimin e parave të pista, të siguruara nga trafiku i drogës dhe zhvatja.

LISTA E PASURIVE TË SEKUESTRUARA

Desmira Ceco (bashkëshortja e Ergys Kastratit)

-Dy llogari bankare

Nevila Kamberi (bashkëshortja e Igli Kamberit) dhe Dituri Buzi (e ëma)

-Dy llogari bankare

Fatos Buzi (babai I Nevila Kamberit)

-Shoqëria “Fermer Fatos Buzi”

Igli Kamberi

-Shoqëria tregtare “Igli Kamberi”, person fizik

Bardhok Gjergji

-Shoqëria “Auto Rend&Sell – Albania”

-5 automjete dhe 1 llogari bankare

Saimir Pirra

-Dy llogari bankare e 1 automjet

Lefter Nelaj

-Shoqëria “Lefter Nelaj” person fizik

-Një llogari bankare

Edi Brahaj

-Dy automjete

/Shqiptarja.com

Më të lexuarat

  • Ndahet nga jeta Dolly Parton

    Ndahet nga jeta Dolly Parton

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ado arrestohet Salillari nga SPAK? Pas Lulzimit për ndërtimet pa leje oligarku tenton t’i faturojë burgun Bledar Starovës për aferat e tij me tendera, lidhja me ‘merimangën’ Entela Çano

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Andi Tepelena i ‘Flamingove’ përlau qindra mijëra euro nga Soros dhe BE me OJF-në e errët Art Kontakt, financime edhe nga Ministria e Kulturës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %, zgjedhjet konfirmuan mashtrimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është presidentja sllovene një spiune e Moskës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga radikalizimi islamik te komprometimi i Kurtit, si BIA serbe tentoi të destabilizonte Kosovën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mundet SHBA ta “mbysë” ekonomikisht Iranin pa prekur Kinën? Basti i madh i Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga postet në qeverinë “Berisha” te Rilindja, si i ngjiti shkallët e karrierës burri i Manastirliut dhe misteri i 200 mijë eurove

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin; gjykata e lë në burg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Diversioni i Ramës me Shtetin Bektashi, kush është amerikani që po projekton “Vatikanin Shqiptar”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!