• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Albania Plan”/ Si BE përgatiti në fshehtësi daljen e Greqisë nga euro, në skenë edhe Shqipëria

25/05/2026
in Kryesore, Politikë
“Albania Plan”/ Si BE përgatiti në fshehtësi daljen e Greqisë nga euro, në skenë edhe Shqipëria

Një dokumentar që po trondit Greqinë dhe qarqet europiane ka zbuluar për herë të parë prapaskenat e errëta të krizës greke, gabimet dramatike të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe ekzistencën e një plani sekret europian për daljen e Greqisë nga Eurozona, i fshehur pas emrit të Shqipërisë.

Në episodin e katërt të dokumentarit të realizuar nga gazetaret greke Eleni Varvitsioti dhe Viktoria Dendrino, ish-drejtori i përgjithshëm i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn, pranoi publikisht se programi i parë i shpëtimit për ekonominë greke kishte dy gabime të mëdha që fundosën vendin në recesion dhe varfëri.

“Nuk kishte shkop magjik për të dalë nga programi pa masa shtrënguese. Por u bënë dy gabime. Gabimi i parë ishte se kërkuam reforma në një kohë shumë të shkurtër dhe i dyti ishte se nënvlerësuam intensitetin me të cilin reagoi ekonomia”, deklaroi Strauss-Kahn në dokumentar.

Rrëfimi konsiderohet një nga pranimeve më të forta të viteve të fundit mbi mënyrën se si FMN dhe institucionet europiane trajtuan krizën greke.

Dokumentari sjell edhe akuza të forta ndaj ish-zyrtarit të FMN-së, Paul Thomsen, i cili sipas ish-komisionerit europian Pierre Moscovici kishte një qasje jashtëzakonisht të ashpër ndaj Athinës.

“Thomsen ishte shumë i ashpër me Athinën”, deklaron Moscovici, ndërsa guvernatori i Bankës së Greqisë, Yannis Stournaras, zbulon se Thomsen kishte humbur besimin tek aftësia e Greqisë për të qëndruar në Eurozonë.

“Ai besonte se Athina nuk mund ta përballonte disiplinën e euros dhe përpiqej të ndikonte edhe Berlinin në këtë drejtim, që Greqia të mos mbetej në euro”, thotë Stournaras.

Edhe ish-ministri grek i Financave, Euclid Tsakalotos, sulmon drejtpërdrejt Thomsenin në dokumentar.

“Ishte gabim i madh i Lagarde që e bëri përgjegjës të FMN-së për Europën. Atij nuk i interesonte e vërteta dhe të dhënat ekonomike, ishte politik”, deklaron Tsakalotos.

Por pjesa më tronditëse e dokumentarit lidhet me ekzistencën e një “Plani B” sekret të Bashkimit Europian për rastin e falimentimit të Greqisë dhe daljes së saj nga euro.

Plani mbante emrin e koduar “Albanian contingency analysis and plan” – “Analiza dhe plani i emergjencës shqiptare”.

“Albania Plan”/ Si BE përgatiti në fshehtësi daljen e

Sipas dëshmive të zyrtarëve europianë të përfshirë në hartimin e dosjes, emri “Shqipëri” u përdor qëllimisht si maskim për të shmangur çdo dyshim apo rrjedhje informacioni.

Ideja ishte frymëzuar nga filmi hollivudian “Wag the Dog”, ku presidenti amerikan shpik një luftë imagjinare në Shqipëri për të shpërqendruar opinionin publik.

“Duhet ta pranoj që ideja erdhi nga unë dhe lidhej me një nga filmat e mi të preferuar, ‘Wag the Dog’, ku presidenti nis një luftë fiktive në Shqipëri si shpërqendrim për publikun. Mendova se ‘Shqipëria’ si shpërqendrim do ta bënte punën”, thotë një nga zyrtarët në dokumentar.

Dokumenti sekret prej 139 faqesh përmbante skenarë të detajuar për falimentimin e Greqisë, daljen nga euro, rikthimin e monedhës kombëtare dhe vendosjen e kontrolleve drastike të kapitalit.

Martijn Verwey, një nga hartuesit kryesorë të planit, pranon se Brukseli llogariste që monedha e re greke do të humbiste menjëherë 60 deri në 80% të vlerës së saj pas daljes nga euro.

Sekreti rreth dosjes ishte ekstrem.

Zyrtarët europianë shmangnin çdo komunikim elektronik, pasi vetëm ekzistenca e një “Plani B” mund të shkaktonte panik financiar në tregje.

“Shkëmbimi i e-maileve për këto çështje ishte i ndaluar. I shkruanim materialet në kompjuterë të izoluar dhe kur takoheshim, shkëmbenim fizikisht letrat”, rrëfen një prej pjesëmarrësve në dokumentar.

Sipas tyre, publikimi i planit mund të krijonte një “profeci vetëpërmbushëse”, duke fundosur jo vetëm Greqinë, por edhe vetë stabilitetin e Europës.

Dokumentari po konsiderohet si një nga dëshmitë më të forta mbi prapaskenat e krizës greke dhe mënyrën sesi në kulmin e panikut financiar, fati i një shteti europian diskutohej në fshehtësi absolute, ndërsa emri i Shqipërisë përdorej si kamuflim për një nga operacionet më të ndjeshme të Bashkimit Europian. /Përgatiti “Pamfleti”

Më të lexuarat

  • Ballkani përballë ndarjes ose konfliktit, plani franko-gjerman ndez debatin

    Ballkani përballë ndarjes ose konfliktit, plani franko-gjerman ndez debatin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama sulmon sërish influencerët: Dalin me lloj-lloj kremrash dhe përhapin gënjeshtra për ‘like’ dhe ‘followers’!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sinjal lufte? Irani del me thirrjen urgjente: Largohuni sa më shpejt nga Ngushtica e Hormuzit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qytetarët i duan larg protestës, Flutura Açka publikon foton ku Gaz Bardhi dhe deputetët e PD-së festojnë: A keni moral ta quani veten “opozitë”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Drejtori i bankës së parave ruse Lizandër Saraçi organizator i protestave kundër qeverisë. A do veprojë SHISH dhe krimi ekonomik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ramës nuk i ndahet tersi, i ngec mikrofoni në Fier!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta për Zvërnecin, Balla publikon pamjet, tregon numrin e vërtetë të pjesëmarrësve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Blogeret e protestës / Kush është më e ‘zgjuar’ Dea Mishel apo Rizarta Hoxha? Njëra uron për fatkeqësi dhe e di se Skënderbeu ka lindur në 1956, tjetra nuk njeh presidentin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më jep energji negative”, rriten tensionet në Ferma Vip një javë para finales, shtohen debatet dhe akuzat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!