AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Jo vetëm “vrasje” e garës, por edhe falimentim: Si u katandis PD nga 100 mijë anëtarë në 50 mijë

by Alb Times
23/05/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Jo vetëm “vrasje” e garës, por edhe falimentim: Si u katandis PD nga 100 mijë anëtarë në 50 mijë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa Sali Berisha garon i vetëm për kreun e Partisë Demokratike, selia blu ka pranuar për herë të parë se partia është përgjysmuar në anëtarësi. Por krahas rënies drastike të demokratëve, pikëpyetje të forta janë ngritur edhe mbi pjesëmarrjen reale në votime.

Zgjedhjet e kësaj të shtune në Partinë Demokratike po zhvillohen pa garë dhe mes akuzave për farsë, ndërsa procesi ka nxjerrë në pah krizën më të thellë të demokratëve në më shumë se një dekadë.

Për herë të parë, vetë Partia Demokratike pranoi zyrtarisht se ka rreth 50 mijë anëtarë, një shifër që tregon tkurrjen dramatike të partisë që dikur numëronte mbi 100 mijë demokratë.

Në vitin 2013, pas largimit të Berishës nga pushteti, në garën Basha-Olldashi PD kishte rreth 100 mijë anëtarë. E njëjta shifër u ruajt edhe në vitin 2017, kur Lulzim Basha u përball me Eduard Selamin.

Rënia nisi pas humbjeve elektorale dhe përçarjeve të brendshme. Në vitin 2021, pas humbjes ndaj Edi Ramës, PD zbriti në 75 mijë anëtarë.

Por “Rithemelimi”, që Berisha e paraqiti si rikthimin e demokratëve në parti pas shpalljes “non grata”, duket se prodhoi efektin e kundërt. Vetëm në pesë vitet e fundit, PD ka humbur ose larguar rreth 25 mijë anëtarë të tjerë, ndërsa figura historike dhe mbështetës të njohur janë distancuar nga partia.

Edhe procesi i sotëm po shoqërohet me dyshime të forta mbi pjesëmarrjen reale. Në vitin 2022, kur Berisha garoi përballë Ibsen Elezit, Rithemelimi nuk publikoi asnjëherë numrin total të anëtarësisë, ndërsa deklaroi se kishin votuar rreth 46 mijë demokratë dhe Berisha kishte marrë mbi 43 mijë vota.

Këtë herë, me Berishën kandidat të vetëm, selia blu publikoi për herë të parë shifrën prej 50 mijë anëtarësh, por kritikët brenda PD pretendojnë se kjo është një mënyrë për të ulur artificialisht bazën dhe për të fshehur rënien e pjesëmarrjes.

Sipas Komisionit Zgjedhor të PD-së, deri në orën 15:00 kishin votuar 28 mijë e 379 anëtarë në 77 degë të partisë. Megjithatë, zëra kritikë brenda demokratëve pretendojnë se shifrat nuk përputhen me realitetin në terren dhe kanë paralajmëruar publikimin e pamjeve filmike nga qendrat e votimit.

Në një proces ku Sali Berisha garon pa rivalë, zgjedhjet në PD po shoqërohen jo vetëm me mungesë gare, por edhe me hijen e dyshimeve mbi pjesëmarrjen dhe krizën e thellë që ka përfshirë partinë më të madhe opozitare në vend.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

VIDEO/ Polici merr flakë nga molotovët e protestuesve në Tiranë!

28/11/2026

Paditi Veliajn dhe zyrtarë të tjerë në SPAK, denoncuesi Nesti Angoni fshihet pas emrit të Monika Sojlit

28/11/2026

LIVE! Njerëz me maska në krye të protestës! Nisin aktet e dhunës në Tiranë, shkulen pllakat e bulevardit dhe semaforët!

28/11/2026

Prekazi shënon 28 Nëntori, nderohet Dita e Flamurit dhe ditëlindja e komandantit Adem Jashari

28/11/2026

Tabaku i bashkohet protestës te Sheshi Skënderbej: Shqipëria ndodhet në udhëkryq

28/11/2026

‘Gëzuar 28 Nëntorin’, Berisha: Sot protestë kombëtare, të gjithë në shesh

28/11/2026

Si duhet të jetë Kryebashkiaku i Tiranës 2030?!

28/11/2026

FOTO / Të rinjtë me maska dhe shkopinj nisin përgatitjen kundër Policisë: Gati për luftë!

28/11/2026

Ambasada gjermane uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

28/11/2026

Parzmoret me flamurin kuqezi, gjesti simbolik i policisë në ditën e protestës

28/11/2026

Meloni telefonon Zelenskyn, presidenti ukrainas kërkon falje për operacionin në Libi: Italia nuk u informua

28/11/2026

PAMJE ME DRON / Nis protesta e mbështetur nga PD, ja pjesëmarrja në sheshin ‘Skënderbej’

28/11/2026

Ministri i Jashtëm i Kroacisë uron në shqip: Gëzuar 28 Nëntorin! Rroftë miqësia jonë!

28/11/2026

Skema KAYO propozohet dhe në Shëndetësi, “MedAL” hidhet për konsultim publik

28/11/2026

Kosova uron Shqipërinë | Shiroka-Pula: Flamuri na bashkon, Kurti: Pavarësia nuk erdhi nga qielli

28/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Në Tiranë protestë e dhunshme, Rama reagon nga Vlora: Në këtë ditë të bekuar…
  • VIDEO/ Polici merr flakë nga molotovët e protestuesve në Tiranë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.