• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Autoriteti Kombëtar Kibernetik paralajmëron qytetarët: Kujdes nga faqet false që imitojnë e-Albania, synojnë vjedhjen e të dhënave personale

22/05/2026
in Kronikë, Kryesore
Autoriteti Kombëtar Kibernetik paralajmëron qytetarët: Kujdes nga faqet false që imitojnë e-Albania, synojnë vjedhjen e të dhënave personale

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka paralajmëruar qytetarët që mos të bien pre e mashtrimeve në rrjetet sociale. Përmes një njoftimi zyrtar ata theksojnë se një link i shpërndarë në Facebook imiton platformën zyrtare e-Albania me qëllim vjedhjen e të dhënave personale.

“Kujdes nga faqet false që imitojnë institucionet zyrtare!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike është njoftuar për një rast phishing të shpërndarë përmes rrjeteve sociale, kryesisht në Facebook, ku përdoruesit ridrejtohen në një faqe që imiton platformën zyrtare e-Albania me qëllim vjedhjen e të dhënave personale dhe kredencialeve të aksesit.

Menjëherë pas identifikimit të rastit, AKSK ka ndërmarrë masat përkatëse dhe në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, domain-et dhe adresat IP të përdorura në këtë aktivitet keqdashës janë dërguar për bllokim pranë AKEP”, shkruhet në faqen zyrtare të Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Në njoftim theksohet se e-Albania aksesohet vetëm përmes adresave zyrtare institucionale. Ndër të tjera qytetarët këshillohen që të mos të klikojnë në linke të dyshimta apo të vendosin të dhënat  personale apo bankare në faqe të pa verifikuara.

“BËNI KUJDES!

Mos klikoni në linke të dyshimta që ju vijnë në rrjetet sociale apo aplikacione komunikimi.

Mos vendosni të dhënat tuaja personale apo bankare në faqe të pa verifikuara.

Verifikoni gjithmonë adresën zyrtare të platformave përpara se të identifikoheni.

Platforma zyrtare e e-Albania aksesohet vetëm përmes adresave zyrtare institucionale.

Sulmet phishing synojnë të mashtrojnë qytetarët përmes imitimit të faqeve të njohura dhe kërkojnë vigjilencë të shtuar nga çdo përdorues online”, përfundon njoftimi.

Më të lexuarat

  • Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Migena Schroeder pastron paratë e aferave të AKSHI-it me kulla në Kosovë, Gerond Meçe i kaloi qindra mijëra euro ‘gjermanes’ në llogari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sonte koncerti i Kanye West, Rama publikon pamjet e stadiumit të përfunduar: Marketing global për Shqipërinë, anulimi do na turpëronte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!