• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

BE jep “dritën jeshile” për konferencën e radhës me Shqipërinë, takimi më 26 maj!

22/05/2026
in Botë, Kryesore
BE jep “dritën jeshile” për konferencën e radhës me Shqipërinë, takimi më 26 maj!

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë miratuar draftin e përkohshëm të EUCP-së, duke i hapur rrugë zhvillimit të Konferencës Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila do të mbahet më 26 maj 2026 në Bruksel, në orën 19:00.

Konfirmimi i datës së Konferencës Ndërqeveritare konsiderohet një tjetër hap i rëndësishëm në procesin e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe vjen në një moment kur vendi synon të avancojë me hapjen dhe mbylljen e grupkapitujve kryesorë.

Takimi i së martës do të jetë Konferenca e tetë e Anëtarësimit mes Shqipërisë dhe BE-së dhe do të fokusohet kryesisht te Grupkapitulli i parë, i njohur si “Bazat”, i cili konsiderohet edhe shtylla kryesore e procesit të integrimit europian.

Sipas njoftimit zyrtar, konferenca do të shërbejë për të konfirmuar përmbushjen e standardeve të ndërmjetme nga Shqipëria, si dhe për të përcaktuar standardet përmbyllëse për kapitujt që lidhen me funksionimin e institucioneve demokratike, reformën në administratën publike dhe sundimin e ligjit.

Në fokus do të jenë veçanërisht Kapitulli 23, që lidhet me gjyqësorin dhe të drejtat themelore, si dhe Kapitulli 24, që përfshin drejtësinë, lirinë dhe sigurinë. Këta konsiderohen ndër kapitujt më të rëndësishëm dhe më të ndjeshëm në procesin e negociatave me Bashkimin Europian.

Po ashtu, pjesë e diskutimeve do të jenë edhe kriteret ekonomike dhe financiare, përfshirë Kapitullin 5 për prokurimin publik, Kapitullin 18 për statistikat dhe Kapitullin 32 për kontrollin financiar.

Procesi i integrimit europian të Shqipërisë ka hyrë në një fazë më intensive gjatë muajve të fundit.

Më të lexuarat

  • Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari publikon dokumentat: Si u mor peng PD, roli i televizionit të Shkëlzenit dhe ‘trashëgimia’ te Argita! 3 njerëzit kyç në parti

    Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari publikon dokumentat: Si u mor peng PD, roli i televizionit të Shkëlzenit dhe ‘trashëgimia’ te Argita! 3 njerëzit kyç në parti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Makthi i “njëkohësisë”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 5 kapituj në tryezë, çfarë pritet në Konferencën e 26 majit BE-Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosje e re korrupsioni për Jamarbër Malltezin: A ka përfituar para në këmbim të VKM-ve të Berishës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Autoriteti Kombëtar Kibernetik paralajmëron qytetarët: Kujdes nga faqet false që imitojnë e-Albania, synojnë vjedhjen e të dhënave personale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • BE jep “dritën jeshile” për konferencën e radhës me Shqipërinë, takimi më 26 maj!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Qendrat në Shqipëri po pastrojnë Italinë nga kriminelët”, deklarata që po trondit Romën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aeroporti i Vlorës, Pacolli ‘ultimatum’ Ramës: Ke afat deri më 28 maj, ndryshe…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja/ Qendra luksoze ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar, detoksifikim dhe shkrirje yndyre me paratë e korrupsionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I akuzuar si vrasës me pagesë, Sabah Nuzi mbyllet në regjimin “41biss”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!