• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

I akuzuar si vrasës me pagesë, Sabah Nuzi mbyllet në regjimin “41biss”

22/05/2026
in Kronikë, Kryesore
I akuzuar si vrasës me pagesë, Sabah Nuzi mbyllet në regjimin “41biss”

Sabah Nuzi, i akuzuar si vrasës me pagesë, do të qëndrojë i izoluar në regjimin “41biss”. Vendimi, sipas raportimeve, është firmosur nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu. Ky është vendimi i parë që një i burgosur mbyllet në regjimin ‘41biss’ në 5-muajt e fundit. Në këtë regjim izolohen të dënuar ose të paraburgosur ndaj të cilëve ka informacione se kanë lidhje të forta me grupe apo organizata kriminale dhe që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë.

Vendimi për izolimin e Nuzit në regjimin ‘41biss’ ka ardhur pas disa operacioneve që janë zhvilluar në burgjet shqiptare, për gjetjen e sendeve të paligjshme që arrijnë të hyjnë në qelitë e personazheve që vuajnë dënimet, ose janë të paraburgosur. Edhe pse nuk ka një informacion zyrtar mbi arsyet sepse Nuzi është izoluar në ‘41biss’, raportohet se një praktikë e ngjashme do të aplikohet edhe për emra të tjerë të botës së krimit, që konsideron me rrezikshmëri të lartë ose pjesë e grupeve të krimit të organizuar.

Nuzi akuzohet për ekzekutimin e 22-vjeçarit, Klevis Lleshi, ngjarje e ndodhur një vit më parë. Dyshohet se Nuzi kreu vrasjen kundrejt një pagese prej 50 mijë eurosh.

Sabah Nuzi është arrestuar si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Aurel Hoxha, i cili konsiderohet nga hetuesit si porositësi i atentatit ndaj të riut. Hetimet kanë zbardhur se Nuzi ka pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa autoritetet dyshojnë se ai ka qenë i përfshirë edhe në aktivitete të tjera të paligjshme në kuadër të grupit.

Nuzi vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës, por me rikthimin në funksion të regjimit “41 Biss”, ai është transferuar në Peqin, ku do të qëndrojë nën masa të forta izolimi dhe kontrolli.

“41 Biss”, i frymëzuar nga modeli italian kundër mafias, konsiderohet një nga format më të ashpra të mbikëqyrjes penitenciare.

Ai aplikohet ndaj personave që dyshohen se edhe nga burgu mund të japin urdhra apo të ruajnë lidhje me organizata kriminale. Të burgosurit në këtë regjim izolohen nga pjesa tjetër e të dënuarve, monitorohen në mënyrë të vazhdueshme dhe kanë komunikime tepër të kufizuara.

Rihapja e këtij regjimi shihet si një sinjal i fortë i autoriteteve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe goditjes së strukturave kriminale që vazhdojnë aktivitetin edhe nga qelitë e burgjeve. Institucioni i Peqinit pritet të jetë një nga pikat kyçe për zbatimin e masave të reja të sigurisë ndaj emrave të konsideruar me rrezikshmëri të lartë në vend.

Më të lexuarat

  • Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Migena Schroeder pastron paratë e aferave të AKSHI-it me kulla në Kosovë, Gerond Meçe i kaloi qindra mijëra euro ‘gjermanes’ në llogari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sonte koncerti i Kanye West, Rama publikon pamjet e stadiumit të përfunduar: Marketing global për Shqipërinë, anulimi do na turpëronte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!