AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Tradhtoi demokratët, Berisha bashkëpunon me Ramën”, Salianji: Do vijoj betejën brenda PD, nuk përjashtoj asnjë opsion për…

by Alb Times
04/05/2026
in Politikë
6
0
“Tradhtoi demokratët, Berisha bashkëpunon me Ramën”, Salianji: Do vijoj betejën brenda PD, nuk përjashtoj asnjë opsion për…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ervin Salianji në intervistë për “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, deklaroi se do të vazhdojë betejën e tij politike brenda Partisë Demokratike, duke synuar ndryshimin e modelit aktual të opozitës.

Ai theksoi se nuk përjashton asnjë opsion për zgjedhjet e ardhshme vendore, por vendimet do t’i marrë në bazë të takimeve me demokratët dhe interesit të qytetarëve.

Sipas tij, aktualisht fokusi mbetet te denoncimi i problematikave brenda PD dhe rikthimi i saj në funksion të demokratëve.

Salianji akuzoi Sali Berishën si “tradhtarin e vetëm” të idealeve të Partisë Demokratike, duke thënë se ka shkelur parimet demokratike dhe po e mban peng partinë për interesa personale.

Sipas tij, Berisha bashkëpunon me kryeministrin Rama, në vend që të ishte kundërshtari më i thekur.

Pjesë nga intervista: 

Sokol Balla: E tmerrshme që të  arrihet deri në këtë pikë. Megjithatë ta thash shumë vetë mendojnë që kapitulli i PD, dhe Sali Berishës politikisht dhe biologjikisht tashmë janë bashkë, ju e thatë vetë se opozicioni në Shqipëri do marrë kohë, por le të themi ka një frymë tjetër te njerëzit, që nuk kanë interes për parti politike, dhe ka shumë të tjerë që duan që Shqipëria të jetë edhe më mirë, dhe ky lloj sensi kritik i shoqërisë për ecjen përpara të Shqipërisë, sigurisht nuk ka lidhje me Berishën por është kritike edhe me qeverinë dhe kjo lloj mënyrë të re e të bërit opozitë, është ajo që po mungon sot në aksionin politik opozitar.

Ervin Salianji: Përpjekja imë është për të ndryshuar këtë model

Sokol Balla: Konkretisht, vitin e ardhshëm ka zgjedhje lokale.

Ervin Salianji: Ka kohë dhe do jemi prapë deri atëherë, por unë do ta vazhdoj betejën prapë me PD.

Sokol Balla: Unë po e bëj pyetjen, nëse deri dje ju do  quheshit tradhtar, me aktin e tradhtisë apo të vdekjes së trupës demokratike të PD të ditës së premte ku Berisha shpallet i vetmi kandidat zyrtar, askush nuk  mund t’ju quajë më tradhtar.

Ervin Salianji: Po ka edhe një gjë tjetër, i vetmi tradhtar është Sali Berisha, që ka tradhtuar besimin e demokratëve, ka tradhtuar disa norma dhe parime morale që nuk bëhen ndaj njerëzve, ka tradhtuar besimin  e shoqërisë se po e mban PD peng, ka tradhtuar gjithë parimet e demokracisë, ka tradhtuar për shkak se bashkëpunon me Edi Ramën ndërkohë që duhet të jetë kundërshtar. Kështuqë, çfarë e kam tradhtuar unë?

Sokol Balla: Dalim te kjo pika, nëse ju do merrni një aksion konkret politik elektoral, para aktit të tmerrshëm të ditës së premte, sindroma e tradhtarit do të ndiqte nga pas, tani kjo sindromë sigurisht bie, pas ditë së premte ju keni të gjithë të drejtën morale të thoni, siç sapo thatë, kush është tradhtari i vërtetë i idealeve të PD. Vijnë zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ju jeni një person me influencë të fortë jeni me influencë në Rrogozhinë e Kavajë, po ashtu Elbasan apo Durrës, a do bëni ju atë që bëri Berisha në zgjedhjet e vitit 2023, që unë e kam vlerësuar me thënë të drejtën, kur ai pa logon e PD, pa stemën e PD u fut në një garë në një përballje elektorale ku sigurisht e dëmtoi opozitën, tregoi se kishte influencë në skenën e opozitës

Ervin Salianji: Shiko, unë do të bëj betejën në PD, ka një vit kohë dhe do jemi këtu prapë, për momentin unë do të vijoj prapë takimet me demokratët dhe në bazë të takimeve me ta do kem qëndrime të tjera do të vijoj të ekspozoj për momentin gjithë problematikat që ka PD, se unë jam në Partinë Demokratike dhe kontributi dhe sakrifica e mijëra demokratëve nuk mund të hidhen në kosh për shkak të interesit personal të Sali Berishës. Kështuqë, do vijoj ta bëj betejën

Sokol Balla: Do vazhdosh ta bësh ti vetëm, apo do ketë një kohezion midis zërave opozitarë por edhe kritik ndaj linjës së PD

Ervin Salianji:  Po ta shikosh jo vetëm në hapësirën publike por edhe te njerëzit, ka një lloj kohezioni që Sali Berisha është uzurpator I PD dhe që pengon rrotacionin. Pra nuk është pak kjo

Sokol Balla: Puna është a do ketë hapa konkretë, takime, koordinime

Ervin Salianji:  Unë takime bëj gjithë kohën

Sokol Balla: Flas me ata që janë ekspozuar..

Ervin Salianji: Për atë që ka të bëjë për lëvizje publike, besoj që do kemi një fazë tjetër për të diskutuar

Sokol Balla: Do mbeteni te dera e PD, por ju nuk i përjashtoni asnjë nga opsionet

Ervin Salianji:  Jo, sepse unë do të zgjedh opsionin që i shërben më shumë interesit të qytetarëve dhe interesit të opozitarëve në këtë vend.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Pasi i vunë flakën koshave, stolave e pemëve në qendër, protestuesit bëjnë thirrje për të sulmuar edhe selinë e PS-së!

14/10/2026

Tirana nën pushtetin e tymit të zi dhe zjarrit! Protestuesit i rikthehen Ministrisë së Arsimit, i vihet flaka zyrave! Hidhen thirrje “Digje Parlamentin!” (FOTO)

14/10/2026

KSHM denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protestë: E papranueshme, institucionet të reagojnë

14/10/2026

Ish-ministri Vengu reagon për protestat: Studentët e duan Shqipërinë, nuk e djegin! Dhuna nuk i shërben asnjë kauze

14/10/2026

Diplomati austriak u plagos dje me gur nga protestuesit, Ministria për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Vienë e konfirmon: Kërkoi ndihmë mjekësore

14/10/2026

“Digje, digje…!”- Tensionet në protestë, i vihet zjarri edhe stolave dekorativë! Flakët dhe retë e tymit të zi mbulojnë zonën (FOTO)

14/10/2026

Përshkallëzimet në protestën përpara Ministrisë së Arsimit, Policia e Shtetit reagon përsëri: Mos digjni e shkatërroni, është krim! Ja çfarë rrezikoni

14/10/2026

Protesta/ Opozita braktis Komisionet, PD dënon dhunën e Policisë, PS i rikujton “21 janarin”!

14/10/2026

Protesta e dhunshme, Balla akuzon kreun e opozitës: Berisha i vuri zjarrin Ministrisë së Arsimit!

14/10/2026

Rriten tensionet, Policia tenton t’i shpërndajë me gaz dhe topa uji, protestuesit i sulmojnë me gurë e sende të forta! Një i arrestuar (FOTO)

14/10/2026

Kritiku i shefit të Kremlinit: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë edhe një vit, Putini po pret dimrin për të dobësuar ukrainasit

14/10/2026

Vendimi/ Tani është zyrtare, Sadleva Bodo emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve!

14/10/2026

FOTO/ Nga protesta te sulmi ndaj bizneseve, persona të maskuar godasin bankën e nivelit të dytë dhe i vënë zjarrin! Rrezikohen edhe godinat e tjera pranë

14/10/2026

“Deputetët e PD nxitës të dhunës!”- Klosi reagon për protestën: Nuk kthehemi në të shkuarën, për hir të paaftësisë së tyre! Kërkojnë destabilitet

14/10/2026

Nga vizita te protestuesit e arrestuar në takimin me ambasadoren e BE, Tabaku kërkon llogaridhënie për dhunën policore: Të hënën dëgjesë me ministrin Demo

14/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Pasi i vunë flakën koshave, stolave e pemëve në qendër, protestuesit bëjnë thirrje për të sulmuar edhe selinë e PS-së!
  • Tirana nën pushtetin e tymit të zi dhe zjarrit! Protestuesit i rikthehen Ministrisë së Arsimit, i vihet flaka zyrave! Hidhen thirrje “Digje Parlamentin!” (FOTO)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.