• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Energjia, ndryshon ligji për qytetarët! MIE: Më shumë zgjedhje, më shumë kontroll mbi faturën

24/04/2026
in Politikë
Energjia, ndryshon ligji për qytetarët! MIE: Më shumë zgjedhje, më shumë kontroll mbi faturën

Furnizim më i sigurt, çmime më transparente dhe më shumë rol për qytetarin, këto janë ndryshimet kryesore që sjell projektligji i ri për energjinë elektrike. Reforma synon të kalojë nga një treg i mbyllur drejt një sistemi më konkurrues, ku konsumatori nuk është më thjesht pagues i faturës, por pjesë aktive e tregut.

Për qytetarët, kjo përkthehet në më shumë mundësi zgjedhjeje për furnizuesin, kontrata më fleksibël dhe, në disa raste, edhe mundësi për të prodhuar vetë energji, për shembull nga panelet diellore, dhe për ta shitur atë në rrjet. Po ashtu, pritet të rritet transparenca e çmimeve dhe të përmirësohet cilësia e shërbimit.

“Projektligji promovon çmime dhe kosto të përballueshme e transparente për konsumatorët. Gjithashtu, rrit të drejtat dhe mbrojtjen e tyre në treg. Mbrojtja për shtresat në nevojë do të vazhdojë, pasi parashikohet ruajtja e çmimeve të rregulluara për familjarët dhe bizneset e vogla. Në të njëjtën kohë, teknologjitë e reja si matësit inteligjentë do t’i japin qytetarëve më shumë kontroll mbi konsumin”, sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndryshimet prekin edhe mënyrën si funksionon tregu, duke hapur rrugë për konkurrencë dhe përfshirje të aktorëve të rinj.

“Për herë të parë, konsumatori vendoset në qendër të sistemit energjetik si aktor aktiv. Ai mund të prodhojë, konsumojë dhe tregtojë energjinë elektrike. Kjo krijon mundësi reale për pjesëmarrje dhe përfitim nga tregu”, sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në fund, reforma synon jo vetëm përmirësimin e shërbimit, por edhe afrimin e Shqipërisë me tregun europian të energjisë, duke sjellë një sistem më modern dhe më të qëndrueshëm për qytetarët.

Më të lexuarat

  • Ajri i Pogradecit bën Ramën të ‘reflektojë’, pranon goditjen nga protestat: Na sfiduan realisht, PS duhet të ndryshojë!

    Ajri i Pogradecit bën Ramën të ‘reflektojë’, pranon goditjen nga protestat: Na sfiduan realisht, PS duhet të ndryshojë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK në gjumë, kujt i përket hoteli në Qeparo?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Drejtësi me axhendë apo rekrutime me laps në dorë? Si u harruan 10 hetues në sirtarët e SPAK

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Infermieri-milioner/ Edi Rama bën deputetin e tij të Beratit, Hysen Buzali, me hotel luksoz në Qeparo

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Laureta Sulaj e Bloom skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me Xiaon e Bankers, kinezët vijojnë vjedhjet me naftën pas blerjes së SPAK-ut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edi Rama, drejtuesve politikë: Jemi në rrethim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pilivesa që sheh përmes gjethes shpallet imazhi më i mirë i biodiversitetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sokol Topçiu kompani të re për të hequr “njollën”, merr 178 mijë euro nga Celibashi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!