Një ditë pas zjarrit masiv tek ‘Farmacia 10’ ajo që mbeti pas, janë 30 apartamente të shkrumbuara, gërmadha dhe shkatërrime.
Inxhinieri Arben Meçe tha për Real Story se materiali i fasadës nuk digjet me letër, por do temperaturë shumë të madhe. Meçe shtoi më tej se vetëm kaliumi mund t’i vërë flakën.
“Zjarri i 2021, detaji arkitektonik nuk është ai. Kaliumi është një lëndë e cila, nëse i vë flakën, prodhon 2000–3000 gradë. Ka shenja kaliumi, por ky material nuk digjet me letër. Baruti do kapsollë. Duhet të rrëzojmë atë plot të madhe për polisterolin, nuk ka polisterol. T’i vësh flakën kësaj kërkon shumë temperaturë.
Rehatia jonë mbi gjeopolitikën ka arritur përmasa të tilla sa shohim me skepticizëm çdo lloj agresioni. Në këtë kuadër unë bëj investigimin tim, mund të ishte një kullë tjetër. Nuk ka të bëjë me Arlisin, kemi dy ditë që po diskutojmë një situatë që në imazhin e këtij shteti ka marrë goditje të rëndë, misioni i kësaj goditje është kjo që ndodhi tani.”
Eksperti i ekonomisë Irgis Sefa replikoi duke thënë se kostoja është e madhe për blerjen e kaliumit ku në treg një gram kushton 42 euro.
“Sot në bursë një gram kaliumi është 42 euro, bëhet fjalë për kosto të madhe, nuk gjendet kollaj.”

